Adrian Gurma - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Sarandë
Z. Adrian Gurma është lindur në Shijak, më 25.11.1973.
Ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësise në Tiranë, dega Mjekësi e Përgjithshme gjatë periudhës 1992-1998 dhe ka kryer specializim pranë Departamentit të Imazherisë si Mjek Imazherist (Radiolog). Është trajnuar dhe specializuar më tej, kryesisht për imazherinë e gjirit në klinika brenda dhe jashtë vendit.
Z. Gurma ushtron profesionin e mjekut ne Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, Tiranë, që prej vitit 2015. Më parë ka punuar si mjek në njësi të ndryshme të rrethit Sarandë.
Prej vitit 2006 ushtron këtë profesion edhe në klinika private. Z. Gurma është një mjek i njohur dhe i vlerësuar në komunitetin e Sarandës.
Është njohës i mirë i gjuhës frënge, greke, italiane dhe angleze.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Ardian Gurma, Kryetari i Bashkisë Sarandë
- Bashkia e Sarandës do të jetë në krye të të gjitha bashkive turistike të vendit sepse potencialet për evoluim e zhvillim janë të mëdha;
- Mbi 10 milion euro investime për shëtitoren e re;
- Është programuar investim për infrastrukturën brenda pallateve;
- Do të kemi në fokus Ksamilin, në 4 vitet e ardhshme ai do të jetë shumë më mirë se sot.
- Investimi kryesor është ai në infrastrukturë, duke filluar më rrugën hyrëse nga nëncentrali deri në kanalin e Cukës. Kjo ndërhyrje do të sjellë çlirimin e trafikut në Sarandë sepse një pikë tjetër e rëndësishme e bashkisë Sarandë është edhe Ksamili, fluksi i të cilit kalon nëpër Sarandë;
- Jemi në fazën e dytë për rrjetin e ujësjellësit dhe pas dy vitesh Saranda do ketë zgjidhur problemin e ujit, për të patur ujë në 24 orë;
- Ndërhyjë për të unifikuar të gjitha fasadat e qytetit, në mënyrë që kur turistët të vijnë nga deti, të shohin një pamje më dinjitoze të godinave.
Premtimet e arritura
- Një kënd tjetër lojrash për fëmijët lagjes nr 4.
- Stola të rinj në sheshin “Europa’ në lagjen Kodër dhe pranë kryqëzimit të rrugëve “Onhezmi” me “Adem Sheme”.
- Ndriçimi i shëtitores prej 1.6 km në Ksamil.
- Rikonstruksioni i ambienteve të brendshme në Kompleksin e Notit “Esat Mamaca”.
- Plotësimi me sinjalistikë rrugore i rrugës “Onhezmi”.
- Riveshja me shtresë të re asfalti, si dhe plotësimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale në rrugën “Idriz Alidhima” në lagjen 4 të qytetit të Sarandës.
- Rehabilitimi i parkut “Miqësia”, me vendosjen e disa stolave të rinj, me këndin e ri të lojrave si dhe me mbjelljen e luleve në hapësirat e gjelbra të shëtitores.
- Asfaltimi i rrugës “Qazim Demi” në lagjen nr. 1. Investimet në këtë rrugë e heqin atë nga harta e nyjeve të paurbanizuara duke ofruar kushte optimale banimi dhe biznesi për një zonë të tërë me mbi 300 apartamente banimi, e frekuentuar edhe nga rezidentë të huaj.
- Lirimi i trotuareve dhe hapësirave publike nga tezgat dhe tryezat e shërbimit pa leje në rrugën Turizëm – Kanali i Cukes si dhe në rrugën nr. 5 të qytetit të Sarandës.
- Pastrimi i zonës së banimit prapa Hotel “Butrinti” nga mbetjet urbane dhe inerte që ndodheshin atje prej kohësh si dhe vendosja e koshave të rinj.
- Rikonstruksioni i Urës së Metoqit.
- Pastrimi i hapësirave publike në territorin e Bashkisë së Sarandës.
- Aksion pastrimi në Njësinë Administraive Ksamil, për lirimin nga mbetjet urbane të hapësirave publike dhe godinave të braktisura.
Premtimet e arritura pjesërisht (në proçes)
- Është futur në proçesin e tenderimit dhe së shpejti pritet të fillojë puna për ndëtimin e rrugës nr. 1 Lëkurës - Kanali i Çukës, me një gjatësi 2.33 km, gjerësi 11 m, gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët, si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore.
- Vazhdon puna me ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në rrjetin e brendshëm rrugor në lagjen nr. 4 në qytetin e Sarandës dhe në fshatin Shelegar.
- Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve vaditëse e kulluese në Çukë, investim që përmirëson ndjeshëm infrastrukturën dhe ju vjen në ndihmë fermerëve të zonës.
- Vazhdojnë punimet në fazën e dytë të investimit për riveshjen me shtresë asfaltike të rrjetit të rrugëve të brendshme në lagjen Kodër në Sarandë, si dhe rehabilitimin e shëtitores buzë detit në Ksamil.
- Vazhdojnë me ritēm punimet për rikualifikim e rrugës “Riviera” në Ksamil.
- Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e shëtitores "Naim Frashëri" në Sarandë. Investimi synon transformimin në një hapësirë multifunksionale, me infrastrukturë moderne, duke i shtuar kështu qytetit vlerat turistike.
- Ka nisur prej kohësh puna përgatitore që i hap rrugë investimit për ndriçim shtesë stadiumit të futbollit në qytetin e Sarandës.
Burimi 1: https://www.facebook.com/bashika.sarande