Adriatik Zotkaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Poliçan
Z. Adriatik Zotkaj lindi më 21 korrik 1966.
Ai është aktualisht Kryetar i Bashkisë Poliçan. E zotëron këtë post që prej vitit 2004 ku fitoi mandatin e tij të parë dhe më pas në vitin 2007 fiton mandatin e tij të dytë duke kandiduar nga radhët e PBDNJ.
Njihet në gjithë qytetin e Poliçanit si një njeri që i ka ndryshuar fytyrën këtij qyteti me punën e tij. Gëzon gjithashtu titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Poliçanit.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Adriatik Zotkaj, Kryetari i Bashkisë Poliçan
- Për infrastrukturën dhe shërbimet publike:
1. Do të rikonstruktohen rrugët që lidhin njësitë administrative me qendrën e re administrative;
2. Do të rikonstruktohet bulevardi qendror i qytetit;
3. Do të rikonstruktohet Unaza e Plirzës;
4. Do të krijohen qendra shëndetësore në çdo fshat dhe do të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme;
5. Do të sigurohet pajisja me qendër shëndetësore, në Teman dhe Qorraj;
6. Do të vendoset energjia elektrike në Teman dhe Qorraj;
7. Do të kryhet ndërhyrje në infrastrukturë rrugore në Teman dhe Qorraj;
8. Do të vendoset ujë i pijshëm në Çorogjaf, Paraspuar dhe Rehovë;
9. Do të kryhet ndërhyrje në infrastrukturën rrugore në Çorogjaf, Paraspuar dhe Rehovë;
10. Do të sigurohet vendosja e një transformatori, në Dodovec, Vokopolë dhe Tozhar;
11. Do të realizohet riparimi i linjës elektrike në Dodovec, Vokopolë dhe Tozhan;
12. Do të ndërhyet në sistemin e ujësjellës-kanalizime në Tozhar;
13. Do të ndërhyet në infrastrukturën rrugore në Tozhar;
14. Do të zgjidhet problematika për kanalizimin e ujërave të zeza në Mbrakull;
15. Do të rikonstruktohen rrugët nëpër parcela në Mbrakull;
16. Do të realizohet zëvendësimi i shtyllave të drurit në Kapinovë;
17. Do të ndërtohet një urë për këmbësorët në Fushë-Peshtan;
18. Do të realizohet ndriçimi rrugor në Fushë Peshtan;
19. Do të kryhet kanalizimi i ujërave të zeza në Fushë- Peshtan;
20. Do të vendoset transpori urban Poliçan-Vodicë;
21. Do të rikonstruktohen rrugët nëpër parcela në Vërtop;
22. Do të kryhet kanalizimi i ujërave të zeza në Vërtop;
23. Do të kryhet kanalizimi i ujërave të zeza në Peshtan, Lybeshë dhe Drenovë;
24. Do të vendoset ujë i pijshëm në Peshtan, Lybeshë dhe Drenovë;
25. Do të vendoset energjia elektrike në Peshtan, Lybeshë dhe Drenovë;
26. Do të kryhet ndërhyrje në infrastrukturë rrugore në Peshtan, Lybeshë, Drenovë;
27. Do të kryhet kanalizimi i ujërave të zeza në Tomorr të Madh dhe të Vogël;
28. Do të rikonstruktohet rruga Tomorr i Vogël – Peshtan;
29. Do të vendoset energjia elektrike në Tomorr të Madh dhe të Vogël;
30. Do të sigurohet pajisja me qendër shëndetësore në Tomorrin e Madh dhe të Vogël;
31. Do të kryhet kanalizimi i ujërave të zeza në Bregas;
32. Do të rikonstruktohen rrugët nëpër parcela në Bregas.
33. Do të kryhet rikonstruksion dhe ndërtim i rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm në çdo shtëpi në Lybesh dhe Drenovë;
34. Do të rikonstruktohen rrugët në Lybesh dhe Drenovë.
- Për arsimin, kulturën dhe sportin:
1. Do të ketë punësim sezonal të të rinjve;
2. Do të rikonstruktohet shkolla fillore “Refat Keli” dhe ajo e mesme “Muhamet Kondi”;
3. Do të vendoset transport për nxënësit në Dodovec, Vokopolë dhe Tozhan;
4. Do të krijohet një ambient sportiv për të rinjtë në Mbrakull;
5. Do të vendoset linjë transporti për fëmijët që shkojnë në shkollë në Tomorr të Madh dhe të Vogël;
6. Do të realizohet një ambient sportiv për të rijtë në Bregas;
7. Do të kryhet rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në Lybesh dhe Drenovë.
- Për turizmin dhe mjedisin:
1. Do të pajisjen të gjitha zonat me kontenier për grumbullimin e mbetjeve rurale me makina teknologjike;
2. Do të krijohet një resort historiko-turistik, duke pasur ne fokus aktivitetin e Kombinatit Mekanik Poliçan, për ta sjellë këtë dëshmi nëpërmjet artit dhe turizmit;
3. Do të ngrihet një vend-depozitimi i mbetjeve, grumbullimi, riciklimi dhe kthimi i tyre në pleh për bujqësinë në territorin e bashkisë;
4. Do të zhvillohen fushata sensibilizuese me banorët për ndarjen e mbetjeve që në origjinë;
5. Do të vendosen kontenierë për mbeturinat në Fushë-Peshtan;
6. Do të vendosen kontenierë për mbeturinat në Bregas.
- Për bujqësinë:
1. Do të bëhet i mundur krijimi i qendrave për grumbullimin, ruajtjen dhe standardizimin e produkteve bujqësore, në territorin e bashkisë;
2. Do të pyllëzohen kodrat rreth qytetit me dafinë dhe shegë, i cili do të sigurojë një treg për eksportin e tyre dhe do krijojë mundësinë për hapjen e rreth 500 vendeve të reja të punës;
3. Do të vihen në dispozicion disa nga ambientet e Kombinatit Mekanik për krijimin e fasoneve të ndryshëm;
4. Do të ngrihen grupe pune për ruajtjen e pyjeve nga zjarri dhe nga prerjet e paligjshme;
5. Do të ngrihet infrastrukturaa dhe caktimi i vendit të kullotave;
6. Do të përmirësohet silvikultura duke ndërhyrë në rrallime dhe pastrime në pyjet me rëndësi të veçantë;
7. Do të hartohen projekte për pyllëzimin e sipërfaqeve boshe;
8. Do të mbrohet Parku Kombëtar i Malit të Tomorrit, ruajtja dhe kontrolli i pyjeve dhe bimësisë;
9. Do të përmirësohet sistemi i vaditjes në Tozhar;
10. Do të vendoset sistem vaditjeje në Mbrakull;
11. Do të zgjidhet problematika e grumbullimit të prodhimeve bujqësore në Peshtan, Lybeshë, Drenovë;
12. Do të vendosen sisteme vaditëse në Peshtan;
13. Do të zgjidhet problemi i gërryerjes së tokave Vodicë;
14. Do të vendoset sistemi i vaditjes në Vodicë;
15. Do të vendoset sistem modern vaditje në të gjithë zonën në Lybesh dhe Drenovë.
Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Poli%c3%a7an-PREMTIME...
Premtimet e arritura
- Rehabilitimi i rrugës Poliçan – Kombinati Mekanik.
- Pastrimi i lagjeve në fshatin Mbrakull.
- Pastrimi i kanalit kullues në fshatin Bregas, Njësia Administrative Vërtop.
- Rehabilitimi i Qendrës së fshatit Fushë-Peshtan, një investim strategjik për zhvillimin e mëtejshem të turizimit dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
- Sistemimi i sinjalistikës së dëmtuar në disa rrugë të qytetit, si dhe vijat e bardha pranë institucioneve arsimore.
- Pastrimi i rrugës Poliçan – Pronovik.
- Rehabilitimi i rrugës së fshatit Zgërbonjë, Njësia Administrative Vërtop.
- Hapja dhe pastrimi i kanaleve vaditëse në fshatin Vodicë, Njësia Administrative Vërtop.
- Përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellësit në Poliçan, me implementimin e Fazës 2 e cila përfshiu:
- Optimizimin e rrjetit të jashtëm, ~ 20 km linjë dërgimi ujësjellësi Poliçan.
- Rrjetin shpërndarës, depot dhe instalimin e ujëmatësave për konsumatorin në lagjet Provonik dhe Mbrakull.
- Impakt të drejtëpërdrejtë për 12.428 banorë të Poliçanit, Mbrakullës dhe Pronovikut, në furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm.
- Rehabilitimi i sheshit në lagjen Pronovik.
- Mirëmbajtja e pemëve dekorative dhe lulishteve në çdo lagje të qytetit.
- Rikualifikimi urban i shesheve midis pallateve në qendër të qytetit.
- Rehabilitimi i qendrës së fshatit Mbrakull, Njësia Administrative Vërtop.
Burimi: https://www.facebook.com/bashkiapolican
Premtime të arritura pjesërisht (në proçes)
- Vijon përmirësimi i infrastrukturës rrugore në aksin Poliçan - Novaj, i cili do t’ju vijë në ndihmë pelegrinëve që do të vizitojnë Kulmakun për kryerjen e ritualit.
- Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e sheshit pranë Pallatit të Kulturës Poliçan.
- Vijojnë punimet për transformimin e një hapësire të re për vendgrumbullimin e mbetjeve larg qendrave të banimit.