Alma Hoxha - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Përmet

Foto e Anonim
Alma Hoxha - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Përmet

E lindur në maj në 1972 ,në Këlcyrë, znj. Alma Hoxha kreu studimet ne gjimnazin “Sami Frashëri ‘ në Përmet me rezultate të larta.

Më tej nisi studimet për Gjuhë-Letërsi, në Universitetin “Eqerem Çabej “Gjirokastër. Vitet e para pas shkollëss punoi mësuese dhe më pas në 1997 emërohet nëndrejtore në shkollen “Meleq Gosnishti” në Përmet.

Përvoja e saj në arsim do të vijonte më tej në pozicionin e inspektores së Drejtorinë Arsimore Rajonale.

Gjithashtu ishte nënprefekte e Gjirokastrës më pas për tri vite me radhë. Prej vitit 2013 znj. Hoxha drejton Zyrën Arsimore të Përmetit. Më gjasë pas 30 qershorit ajo do të jetë kryebashkiakja e parë femër që drejton Përmetin.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të zj. Alma Hoxha, Kryetare e Bashkisë Përmet (Qershor 2019)

1. Dua t’i jap një fytyrë tjetër mënyrës së administrimit të bashkisë, duke filluar që nga komunikimi me qytetarët;

2. Pas 30 Qershorit Bashkia Përmet do të jetë një bashki shërbimesh, ku qytetari do të jetë i pari;

3. Infrastruktura rurale, lë për të dëshiruar. Rrugë të munguara, kanalizimet, vaditja, uji i pijshëm mungojnë. Punët aty do të bëhen me projekte të plota;

4. Sfida ime është shtrirja e rilindjes urbane në rilindje rurale sepse kjo do të ndikojë në zhvillimin e turizmit;

5. Do të jem një mbështetje e madhe për biznesin, veçanërisht për gratë biznesmene, ato që kanë punishte të vogla, e që punësojnë gra të tjera me kohë sezonale.

Burimi: https://shqiptarja.com/lajm/kandidatja-socialiste-e-permetit-nga-vend-qo...


Premtimet e arritura

  1. Mirëmbajtja dhe sistemimi i rrugëve rurale në fshatin Leus, Nj. Adm. Petran.
  2. Sistemimi i rrugëve rurale në fshatin Strëmbec, Nj. Adm. Çarçovë.
  3. Mirëmbajtja dhe rehabilitimi i rrugëve rurale në fshatin Borockë, Nj. Adm. Piskovë.
  4. Vendosja e stolave të rinj në parkun e qytetit të Përmetit.
  5. Pastrimi dhe mirëmbajtja e Varrezave të Vjetra në qytetin e Përmetit.
  6. Sistemimi, pastrimi dhe asfaltimi i gjithë zonave problematike në Kosinë të Përmetit.
  7. Rikonstruksioni i plotë i gjimnazit “Sami Frashëri” në qytetin e Përmetit.
  8. Sistemimi i rrugëve të brendshme të fshatit Kutal dhe asfaltimi i segmentit që lidh këtë fshat me rrugën nacionale.
  9. Sistemimi dhe ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjet e fshatit Kutal, Nj. Adm. Qendër Piskovë.
  10. Ndërtimi i kanalit vaditës prej 3.5 km, në fshatin Strëmbec, Nj. Adm. Çarçovë.
  11. Kënd i ri lojërash për fëmijët e Qendrës Komunitare në Përmet.
  12. Mbjellja e 5300 fidanëve pishë e butë, në Kodrën e Sukut në fshatin Kutal, Nj. Adm. Qendër Piskovë.
  13. Përfundoi riparimi i lerës në malin e Nemërçkës mbi fshatin Kaludh, Nj. Adm. Petran. Riparimi ju vjen në ndihmë fermerëve që merren me mbarështimin e kafshëve të imta.
  14. Rehabilitimi i rrugëve rurale në fshatrat Miçan dhe Vërçisht, Nj. Adm. Frashër.
  15. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rehabilitimi i kanaleve vaditëse në fshatrat Biovizhdë, Pistollerë dhe Iliarë, Nj. Adm. Çarçovë.
  16. Hapja e Bibliotekës së re në qytetin e Përmetit.
  17. Hapja dhe rehabilitimi i kanaleve anësore në fshatin Qilarishtë, Nj. Adm. Petran.
  18. Hapja dhe sistemimi i rrugëve që lidhin fshatin Rapckë me tokat bujqësore, Nj. Adm. Qendër Piskovë.
  19. Rehabilitimi i murit mbajtës dhe kanaleve anësore në rrugët e fshatit Draçovë, Nj. Adm. Çarçovë.
  20. Rehabilitimi i segmentit rrugor Lagjja e Re – ZBU. Ndërhyrjet përfshinë skarifikimin e rrugës, hapjen e kanaleve anësore si dhe vendosjen e tombinove në vendet e nevojshme për të shmangur prurjet e ujërave që dilnin mbi tokë.
  21. Hapja dhe skarifikimi i rrugëve të dëmtuara në fshatrat Trebozisht dhe Zavalan, Nj. Adm. Frashër dhe Petran.
  22. Riparimi i urës në fshatin Grabovë, Nj. Adm. Qendër Piskovë.
  23. Rehabilitimi i kanaleve të ujërave të zeza në lagjen “Partizani” në Përmet.
  24. Vendosja e ndriçimit publik në rrugicat e lagjes “Mejden” në Përmet.
  25. Rikonstruksioni i segmentit rrugor Spital – Varreza. Ndërhyrja përfshiu asfaltim, ndërtim të trotuareve, rrjeta inxhinierike dhe ndriçim të këtij aksi.
  26. Rikonstruksioni i kanalit ushqyes në rezervuarin e fshatit Qilarishtë, Nj. Adm Petran.
  27. Rikonstruksioni i varrezave të dëshmorëve ku përfshihet rikonstruksioni i rrugicave, hyrjes së varrezave dhe mirëmbajtjes së ambjenteve. 
  28. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e rrugëve rurale në fshatrat Pagri dhe Odriçan, Nj. Adm Qendër Piskovë.
  29. Sistemimi dhe rehabilitimi i rrugëve kryesore të fshatrave Raban, Grabovë dhe Bejkollarë, Nj. Adm. Qendër Piskovë.
  30. Sistemimi dhe përmirësimi i rrugës kryesore në fshatin Pacomit, Nj. Adm. Piskovë.
  31. Riparimi i lerës në fshatin Badilonjë, Nj. Adm. Petran.
  32. Rehabilitimi i rrugëve të fshatrave Delvinë dhe Ogdunan, Nj. Adm. Petran.
  33. Rehabilitimi i venddepozitimeve të përkohshme në Bashkinë e Përmetit.

Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)

  1. Vijojnë punimet për asfaltimin e rrugës Përmet – Çarçovë.
  2. Vazhdon rikonstruksioni i Kinemasë së qytetit të Përmetit. Shumë shpejt Përmeti do të ketë një kinema të restauruar e cila do të shërbejë edhe si qendër për aktivitete kulturore dhe artistike.
  3. Projekti i Bashkisë Përmet “Rikonstruksioni i Ujësjellsave Rajonalë të fshatrave Kutal, Kosinë, Bodar” pjesë e Lotit , ka filluar zbatimin si domosdoshmëri për përmirësimin e kushteve jetike bazë siç është furnizimi me ujë të pijshëm. Ky investim do të përfshijë edhe fshatrat Frashër (Vërçisht – Gostomickë – Koblarë), Gjinkar-Petran dhe Rapckë si pjesë e Lotit II.

Burimi: https://www.facebook.com/profile.php?id=100069359973027