Arif Tafani - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Belsh

Foto e Anonim
Arif Tafani - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Belsh

Z. Arif Tafani lindi në Belsh të Elbasanit, më 15 Prill 1968.

Ka kryer studimet e larta për Agronomi të Përgjithshme në Korçë si edhe një Master në degën "E Drejta Administrative" në Universitetin Europian të Tiranës.

Ka një eksperiencë të gjatë pune, duke filluar nga Përgjegjës Sektori- ish- Kooperativa Bujqësore Belsh; Specialist Bujqësie pranë Drejtorisë së Bujqësisë Elbasan; Sekretar i Kësjillit të Bashkisë Belsh; Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Pyjor të Qarkut Elbasan dhe duke vazhduar si Kryetar i Bashkisë Belsh, fillimisht nga Tetori i vitit 2000 deri në Qershor 2011 dhe më pas nga Gushti i viti 2015 e në vazhdim.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

- Qershor 2015

1. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, godinave arsimore apo shëndetësore në Bashkinë e Belshit.

2. Objektiv kryesor do të jetë ngritja e bordeve qytetare. Konsultimi me publikun për buxhetimin, planifikimin e territorit, për përcaktimin e radhës së investimeve.

3. Zgjidhja përfundimisht e problemit te furnizimit me ujë të pijshëm.

4. Hartimi i projekteve mbi infrastrukturën rurale, veçanërisht garantimit të ujit për vaditje dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese.

5. Fuqizimin dhe zgjerimin e shoqatës së duhanit, asistencën me specialistët e bashkisë dhe të studiove të specializuara në lidhjen e kontratave me fermerët.

6. Ndërtimin e tregut bujqësor në Belsh, ndërtimin e një frigoriferi të madh për ruajtjen e prodhimeve deri në shitje, ngritjen e shoqatave të tjera si dhe vreshtarëve, ullirit, blegtoreve, etj. Nxitjen e tyre që brenda kuadrit ligjor të veprojnë edhe si subjekte tregtare në sigurimin e inputeve bujqësore, farërave, fidanëve, pesticideve, plehrave, të mekanikes bujqësore, etj.

7. Do të jem avokat mbrojtës i fermerëve pranë qeverise dhe institucioneve të tjera për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre.

8. Do të fus për herë të parë shërbimin e tërheqjes se mbetjeve urbane dhe mirë-menaxhimin e tyre në të gjithë territorin e bashkisë Belsh, shërbim i cili sot mungon.

Burimi: http://zgjedhje2015.reporter.al/arif-tafani-legjenda-e-ujit-te-pijshem-d...

 

- Qershor 2019

1. Do të vijojë investimet në Rilindjen Rurale, duke ndryshuar në mënyrë rrënjësore qendrat e njësive administrative dhe te fshatrat e zonës tonë me investime në infrastrukturë rrugore, ndriçim dhe gjelbërim;

2. Projektet për rikonstruksionin e të gjitha shkollave dhe kopshteve dhe projekt i ri për ngritjen e Qendrës Rinore Multifunksionale;

3. Zhvillimi i agroturizmit, si një angazhim serioz i bashkisë që në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe aktorë të tjerë do të krijojnë mundësinë e transformimit të resurseve natyre në destinacione të zhvillimit të agroturizmit.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/06/investimet-ne-belsh-tafani-infrastruktura-...