Armando Subashi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Fier
Z. Armando Subashi, i lindur në Fier më 26 maj 1971, ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Ai ka punuar si gjykatës në rrethet gjyqësore Mallakastër dhe Fier, ku ka mbajtur njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Gjykatës.
Armando Subashi ka mbajtur po ashtu, postin e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore.
U zgjodh deputet për Qarkun e Fierit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Është anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier ( Maj 2015)
1. Në fokus të punës do jenë problemet e bujqësisë, më të cilën hasen fermerët;
2. Ndërtimi i një spitali të ri në Fier;
3. Ndërtimi i një Universiteti Mjekësor;
(Qershor 2015)
INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE
1. Stacioni i trenit do të kthehet në terminal modern të autobuzëve;
2. Do të ndërtohet spitali rajonal i Fierit;
3. Do të hartohet Plani i Përgjithshëm Vendor, përcaktimi i kufirit të zgjerimit të qendrave të banuara përmes studimeve të detajuara dhe hapja rrugë dhënies së lejeve të ndërtimit;
4. Do të kryhet konkurs ndërkombëtar për projektin e zhvillimit të qendrës së bashkisë;
5. Do të kryhet rikonstruksion me parametra bashkëkohor të rrugëve që lidhin qendrën e bashkisë me qendrat e banuara;
6. Do të kryhet zhvillimi i projekteve të infrastrukturës rrugore që lidh qendrën e Bashkisë me Parkun Arkeologjik të Apolonisë, me spitalin Rajonal Fier dhe Parkun e Gjelbër;
7. Do të kryhet hartimi i një zone të re rezidenciale në pjesën kodrinore, jugperindimore të Fierit;
8. Do të kryhet lirimi i çdo hapësire publike të zaptuar në bazë të ligjit dhe kthimi i tyre tek qytetarët, si hapësirë e "të gjithëve" dhe "për të gjithë", përmes projekteve të ripërtëritjes urbane;
9. Do të fillojë studimi i fizibilitetit për ndërtimin e një miniporti dhe përcaktimin e një zone industriale në Seman, si pikë fundore e TAP-it;
10. Do të kryhet finalizimi i fazës së 3-të të projektit të ujësjellësit në territorin e bashkisë;
11. Do të kryhet përfundimi i "Unazës Perëndimore";
12. Do të kryhet rruga "Aulona" (Rruga e Vlorës);
13. Do të kryhet ripërtëritje urbane e bulevardit "Ramiz Aranitasi" (Teatri Bylis - QTU);
14. Do të kryhet rruga "Mujo Ulqinaku" (nga Sharra tek "M. Dashi");
15. Do të kryhet pedonalja "Leon Rei" (rruga e MuzeutHistorik);
16. Do të kryhet rruga "Rauf Nallbani" (rruga e Stacionit të Trenit);
17. Do të kryhet kanalizimi i ujërave të zeza dhe ujit të pijshëm në lagjen 16 Prilli;
18. Do të kryhet asfaltimi i rrugës, trotuarë, ndriçim dhe gjelbërim në lagjen 16 Prilli;
19. Do të çlirohen të gjitha hapësirat publike që janë zënë në lagjen 16 Prilli;
20. Do të punohet për ndërtimin e një minikëndi sportiv në lagjen 16 Prilli;
21. Do të kryhet rruga Fier - Kallm;
22. Do të kryhet infrastruktura tokësore dhe nëntokësore në lagjen "Afrim";
23. Do të shtrihet rrjeti i kanalizimit të ujërave të zeza dhe të bardha dhe do të rikonstruktohet infrastruktura rrugore në lagjen "Sheq i Madh" (1,3 milliard lekë);
24. Do të kryhet kanalizimi i ujërave të zeza dhe të bardha, asfaltim dhe rikonstruksion i infrastrukturës rrugore dhe sistemimi i telave të korentit në lagjen "15 Tetori";
25. Do të kryhet rruga Fier - Mujalli;
26. Do të kryhet rruga Fier - Ndërnënas - Hasturkas - Bregdet;
27. Do të kryhet rruga Fier - Kallm i Mash - Kallm i Vogël - Belinë;
28. Do të kryhen kanalizime KUZ dhe KUB në zonën informale të Afrimit;
29. Do të urbanizohet zona informale në lagjen Mbrostar Ferko;
30. Do të kryhen kanalizime KUZ dhe KUB në Mbrostar Ferkos;
31. Do të rikonstruktohet rruga e Ndërnënas;
32. Do të zgjidhet problemi i tokave në fshatin Grecalli;
33. Do të zgjidhen problematikat në infrastrukturë në nj. ad. Qendër;
34. Do të çohen shërbimet publike në çdo fshat, në çdo familje, tek çdo fermer në nj. ad. Qendër;
35. Do të rikonstruktohet rruga Levan - Shtyllas;
36. Do të rikonstruktohet rruga e Bishanit;
37. Do të zgjidhet problemi i tokave në fshatin Shtyllas.
ARSIM/KULTURË/SPORT
1. Do të investohet në terrene sportive për masivizimin e sporteve në territorin e bashkisë;
2. Do të kryhet ndërtimi dhe rikonstruksioni i çerdheve në territorin e bashkisë;
3. Do të kryhet ndërtimi dhe rikonstruksioni i kopshteve në territorin e bashkisë;
4. Do të kryhet ndërtimi dhe rikonstruksioni i shkollave në territorin e bashkisë;
5. Do të kryhet lirimi i oborreve të shkollave nga ndërtimet pa leje në territorin e bashkisë;
6. Do të kryhet ndërtimi i terreneve sportive dhe kthimi i tyre në qendra komunitare në territorin e bashkisë;
7. Do të kryhet promovimi i Apollonisë, Bylisit, Manastirit të Ardenicës, Gurët e Zezë në Cakra, Kisha e Vjetër e Kujanit si një paketë e vetme turistike;
8. Do të kryhet masivizim i të gjitha llojeve të sporteve në territorin e bashkisë;
9. Do të kryhet restaurim i të gjitha objekteve dhe ndërtimeve të trashëgimisë;
10. Do të kryhet rikonstruksion i plotë i Teatrit "Bylis";
11. Do të shpallet kalandari artistik vjetor që në janar;
12. Do të kryhet riaktivizim dhe rikonstruksion i Teatrit të Kukullave, Shtëpive të Kulturës në çdo qendër të banuar;
13. Do të kryhet kthimi i Shkollës Rajonale Artistike "Jakov Xoxa" në epiqendër të aktiviteteve artistike;
14. Do të kryhen aktivitete kulturore lëvizëse në të gjitha qendrat e banuara në shërbim të komunitetit;
15. Do të kryhet stimulim dhe vlerësim i figurave të shquara të trevës, në fushat e artit, kulturës dhe historisë;
16. Do të kryhet zgjerim i pjesëmarrjes së aplikimit në programet ndërkombëtare për rritjen e kapaciteteve absorbuese financiare;
17. Do të kryhet përfundimi i projekteve infrastrukturore - sportive të nisura (Kompleksi sportiv pranë ETC, Qendra e sporteve të rënda);
18. Do të kryhet ndërtimi i kompleksit stërvitor në Darzezë për fazat përgatitore dhe ngritjen e një kompleksi të dytë në zonat malore;
19. Do të kryhet transformim i sh.a i të gjitha klubeve dhe shoqatave sportive, me qëllim rritjen e financimit dhe miradministrimit të tyre;
20. Do të arrihet renditja ndër ekipet më të mira të Superligës për F.K. "Apollonia" dhe shtimi i numrit të aksionerëve, me qëllim rritjen e financimeve;
21. Do të kryhet rritja e buxhetit për sportin;
22. Do të kryhet rehabilitim i terreneve sportive dhe palestrave në të gjitha shkollat, qendrat e komunave dhe qytet.
MJEDIS/TURIZËM
1. Do të ndërtohen impiante për pastrimin e të gjitha ujërave që derdhen në det në territorin e bashkisë;
2. Do të prishen ndërtimet pa leje në zonën e Gjanicës, shpronësimi i atyre me leje,pastrimi, sistemimi i lumti Gjanica dhe krijimi i mjediseve çlodhëse në këtë zonë.
BUJQËSI
1. Do të ndërtohen tregje, me fondet e bashkisë, për shitjen e produkteve bujqësore dhe blegtorale me shumicë dhe pakicë në territorin e bashkisë;
2. Do të ngrihen sistemet e vaditjes dhe kullimit në territorin e bashkisë;
3. Brenda mandatit qeverisës, do t’u jepet të gjithë fermerëve të Bashkisë së re, çertifikata e pronësisë mbi tokën;
4. Do të mbyllet porçesi i azhornimit të tokave bujqësore;
5. Do të ngrihen pika grumbulli të produkteve të zonës me shumicë dhe frigoriferike në territorin e bashkisë;
6. Do të kryhet nxitja dhe krijimi i ndërmarrjeve agro-përpunuese;
7. Do të kryhet unifikimi i informacionit dhe krijimi i sistemit të administrimit të tokës;
8. Do të kryhet taksim i diferencuar për tokën dhe këto të ardhura do të kthehen 100% me investime për tokën;
9. Do të kryhet kontroll i cilësisë së inputeve bujqësore dhe dhënie informacioni falas fermerëve;
10. Do të stimulohet krijimi i fermave minimumi 5 ha;
11. Do të kryhet stimulim i proçesit të konsolidimit të kulturave bujqësore;
12. Do të ndiqen politika për subvencionimin e fermerëve në tokat kripore;
13. Do të kryhet azhornimi i tokave me kosto zero, gjë e cila do t'i japë fund problemeve që kanë fermerët e nj. ad. Mbrostar;
14. Do të kryhet pastrimi dhe rregulli i të gjitha veprave bonifikuese në fshatin Shtyllas;
15. Do të rriten të ardhurat e familjes pasi do të ndërtohen tregje për shitjen e prodhimeve në njësinë administrative Portëz;
16. Do të kryhet vaditja dhe kullimi i tokave bujqësore me veprat bonifikuese në nj. ad. Portëz.
SHËRBIMET SOCIALE
1. Komuniteti rom do të ketë një përfaqësues në Këshillin Bashkiak;
2. Do të ngrihet një grup pune në bashki për regjistrimin e komunitetit rom;
3. Një prej tregjeve që do të ngrihet në bashki do të jetë i dedikuar pë produktet e komunitetit rom;
4. Një prej nën kryetarëve të bashkisë do të jetë nga personat me aftësi të kufizuar.
EKONOMI DHE PUNËSIM
1. Do të shtohet administrata e re e bashkisë me studentët e rinjë që po mbarojnë studimet apo që sapo kanë përfunduar studimet;
2. Do të punësohen në administratën e bashkisë persona me aftësi të kufizuar;
3. Do të kryhet krijimi i Këshillit Ekonomik, si një forum bashkëpunimi mes biznesit dhe pushtetit lokal;
4. Do të kryhet përjashtim nga taksa e ndikimit në infrstrukturë e investitorëve që do të investojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë (me vlerë investimi mbi 200000 EURO)
5. Do të nxitet hapja e fasonerive me mbi 100 punonjës dhe vënia në dispozicion të tyre pa qira e ambienteve në pronësi të bashkisë Fier;
6. Do të ngrihet një zyrë në bashki që do të ofrojë shërbime për: Informim dhe trajnim të fermerëve për skemat ekzistuese të financimit; Ndërmjetësim falas tek institucionet financiare të mikrokredisë; Informacion për real estate (shitje, blerje, dhënie me qera të tokave bujqësore);
7. Do të kryhet thjeshtim i proçedurave të taksimit dhe aplikimit për leje e liçensa.
Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Fier-PREMTIMET.pdf
Premtimet e arritura
- Rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në fshatin Verri, Njësia Administrative Mbrostar.
- Urë e re për banorët e fshatit Lalar, Njësia Administrative Portëz.
- Rehabilitimi i sistemit kullues në Njësinë Administrative Qendër.
- Rehabilitimi i sistemit kullues në Njësinë Administrative Dërmenas.
- Sistemimi me infrastrukturë të standardizuar i një prej blloqeve të pallateve në lagjen “Kastriot”
- Qendër e re Shëndetësore në Fier.
- Pastrim, krasitje pemësh dhe mirëmbajtje e infrastrukturës rrugore, në rrugën “Daullas Grecalli”.
- Rehabilitimi i sistemit kullues në Havaleas, Njësia Administrative Libofshë.
- Rikonstruksioni i plotë i rrugës “Vangjel Capo” në lagjen Liri.
- Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Pinellopi Pirro”.
- Rikonstruksioni i shkollës “Jovan Ndreko” në Libofshë.
- Rehabilitimi, sistemimi dhe higjenizimi i ambienteve të brendshme të shkollës 9 vjeçare "Baftjar Luzati" në Radostinë.
- Rikonstruksioni i rrugës "14 Shtatori" në lagjen Bishanakë.
- Rikonstruksioni i plotë i rrugës “Jakov Mile”
- Urë e re në qendër të qytetit të Fierit.
- Rehabilitimi dhe hidroizolimi i Qendrës Shëndetësore në fshatin Çlirim, Njësia Administrative Qendër.
- Rehabilitimi i plotë i rrugës “Andon Profka”.
- Rehabilitimi i shkollës së Darëzezës.
- Rehabilitimi i godinës së amortizuar të Qendrës Shëndetësore në fshatin Drizë, Njësia Administrative Qendër.
- Rehabilitimi i kolektorit të ujrave të zeza në rrugën "Halit Gremi".
- Rehabilitimi i sistemit ujitës në fshatin Muçaj, Njësia Administrative Dërmenas.
- Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në fshatin Boçovë, Njësia Administrative Levan.
- Pastrim dhe sistemim i rrugëve që të çojnë drejt bregdetit të Semanit, Darëzezës dhe Pishë Poros.
- Rehabilitimi i sistemit kullues dhe ujitës në gjithë zonën e fshatit Havaleas, Njësia Administrative Libofshë.
- Rikonstruksioni i rrugës së fshatit Verri, Njësia Administrative Mbrostar Ura.
- Rehabilitimi i sistemit kullues në Kallm të Madh, Njësia Administrative Mbrostar Ura.
- Rehabilitimi i sistemit ujitës në Çerven, Njësia Administrative Frakull.
- Rehabilitimi i sistemit ujitës në Qarr, Njësia Administrative Levan.
- Rehabilitimi i sistemit ujitës në Frakull.
- Riparimi i rrugës së varrezave në fshatin Cakran, Njësia Administrative Cakran.
- Rehabilitimi i ambienteve të bibliotekës “Dritëro Agolli”.
- Rehabilitimi i sistemit ujitës në Libofshë.
- Rehabilitimi i sistemit vaditës në Honxharë të Vjetër, Njësia Administrative Dërmenas.
- Rehabilitimi i sistemit të kullimit në Shën Pjetër.
- Rehabilitimi i lumit Gjanica.
- Rikonstruksioni i plotë i rrugës lidhëse Vajkan – Autostradë.
- Rehabilitimi i sistemit kullues në Honxharë të Re, Njësia Administrative Dërmenas.
- Rehabilitimi i sistemit kullues në Mujalli, Njësia Administrative Qendër.
- Riparimi i segmenteve rrugore të dëmtuara në qytetin e Fierit.
- Riparimi i unazës së qytetit.
- Rehabilitimi i rrugës “Skënder Kolonja” në lagjen “Liri Gero”.
- Rikonstruksioni i rrugës “Vangjel Maçi” në lagjen Bishanakë.
- Rikonstruksioni i rrugës “Sotir Bitri” në lagjen Sheq i Madh,
- Çerdhe e re me kapacitet 60-70 fëmijë, në lagjen “15 Tetori”.
- Rikonstruksioni i rrugës “Nuri Çuçi” në lagjen Sheq i Vogël.
- Sistemim dhe asfaltim i rrugës dytësore në lagjen “16 Prilli”.
- Rikonstruksioni i rrethrrotullimit pranë tv Kombit.
- Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit të Fierit:
- 60 000 metra katrorë të rehabilituara
- 60 000 metra katrorë të transformuara në hapësira urbane dhe rekreative.
- rinovimi i fasadave të ndërtesave rreth sheshit
- ndërtimi i korsive të biçikletave
- Rehabilitimi i segmentit rrugor Kallm i Vogël -Verri - Bubullimë.
- Zëvendësimi i pemëve të vjetra dhe të thara në rrugën "Kastriot Muço".
- Hapësirë publike e sistemuar në lagjen “11 Janari”.
- Asfaltimi i rrugës "Llukan Toska" në unazën e qytetit të Fierit.
- Rikonstruksioni i rrugës “Thanas Ikonomi”, Afrim.
- Rehabilitimi i plotë i shkollës “Agur Merkaj” në fshatin Vreshtas.
- Rehabilitimi i kopshtit të fëmijëve në fshatin Levan, Njësia Administrative Levan.
- Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore të lagjes “1 Maji”, përfshirë këtu rrugën e varrezave të dëshmorëve dhe rrugën "Skënder Muskaj".
- Rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme "Jovan Ndreko" në Libofshë.
- Rehabilitimi i sistemit kullues në lagjen “Afrim”. Pas ndërhyrjeve do të fillojë vendosja e urave në të gjithë gjatësinë e tij.
- Rehabilitimi i ambienteve të shkollës “Hiqmet Buzi”, Kallm i Madh. Tashmë nxënësit e kësaj shkolle 9 vjeçare do të kenë kushte më të mira.
- Zgjerimi urës në Korçeraj (rruga Çakran - Gorishovë) për një akses të sigurt të këmbësorëve dhe automjeteve në çdo moment.
- Ndërhyrja dhe mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e Bashkisë Fier.
- Sistemim, asfaltim, gjelbërim dhe ndriçim i hapësirave në lagjen “15 Tetori”.
- Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ambiente çlodhëse, gjelbërim dhe ndriçim për hapësirat e lagjes “8 Shkurti”.
- Ndërhyrje për sistemimin e rrugëve të brendshme në lagjen “Afrim”.
- Rikonstruksion i plotë i një prej rrugëve të fshatit Daullas, Njësia Administrative Qendër.
- Rikonstruksion i plotë i një prej rrugëve të brendshme të fshatit Kashisht.
- Rikualifikimi i një prej hapësirave publike mes pallateve në lagjen “11 Janari”.
- Asfaltimi i rrrugës në fshatin Zhupan.
- Rehabilitimi i rrugës Varibop – Vjosë. Akses më i lehtë për fermerët, fëmijët dhe gjithë banorët.
- Rikonstruksioni i rrugës Kallm i Madh – Kallm i Vogël.
- Rikonstruksioni i rrugës në Metaj, Libofshë.
- Rikonstruksion i plotë i rrugës “Vangje Maci”, në lagjen “Bishanakë”.
- Ndërtimi i Ambulancës së re në fshatin Patos Fshat.
- Transformimi i hapësirës publike në lagjen “Liri”, asfaltim, gjelbërim, ndriçim publik.
- Sistemimi i kanalizimeve dhe asfaltimi i rrugës “Vasil Jorgaqi”.
- Rikonstruksioni i rrugës kryesore në fshatin Grecalli.
- Asfaltimi i rrugëve të brendshme në Levan.
- Ndërhyrje në rikonstruksionin e segmentit të dytë të unazës së vogël, nga kryqëzimi i Zogut të Zi deri tek qendra tregtare Gold.
- Rehabilitimi i kanaleve kulluese në fshatin Petovë.
- 3000 ndriçuesa me panel diellor do të montohen në të gjithë territorin e Bashksië Fier, duke rritur kështu cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe duke ulur koston. Ndriçuesit do të vendosen jo vetëm në lagjet e qytetit, por në cdo njësi administrative dhe në cdo fshat.
- Rikonstruksion i rrugës në fshatin Plyk.
- Rehabilitimi i sistemin kullues dhe vaditës në Daullas, Libofshë.
- Rikonstruksioni i rrugës së Pojanit, e cila shkon drejt fshatit Sop.
- Ambulancë e re për fshatin Vreshtas, Njësia Administrative Cakran.
- Rehabilitimi i disa prej rrugëve më problematike në fshatin Dërmënas.
- Rikonstruksioni i një prej rrugëve të brendshme të dëmtuara në Fermë, Çlirim.
- Sistemimi dhe asfaltimi i hapësirës publike mes pallateve të lagjes “16 Prilli”.
- Rehabilitimi i ambienteve të Martenitetit të Fierit.
- Rikonstruksioni i rrugës kryesore të fshatit Havaleas.
- Rehabilitimi i një tjetër sheshi në lagjen “8 Shkurti”.
- Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore të Martinës.
- Rikonstruksioni i shkollës “Anastas Laska” në Libofshë.
- Sistemimi i hapësirave publike në lagjen “Kastriot”.
- Rikonstruksioni i plotë i Varrezave të Dëshmorëve në Fier.
- Rikonstruksioni i shkollës “Pinellopi Pirro”.
- Rehabilitimi i ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Frakull e Vogël”
- Rehabilitimi i ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Thoma Sema”
- Pastrimi dhe sistemimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në fshatin Agim.
Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)
- Vijojnë punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit në Libofshë. Është duke u realizuar:
- Rrjet i ri i shpërndarjes;
- Linjë e re transmetimi;
- Restaurimi i depove dhe stacionit të pompave.
- Vijojnë punimet për rehabilitimin e plotë të sistemit kullues në Radostinë, Njësia Administrative Dërmenas.
- Ndërhyrje të thella po kryhen në dy rrugët dytësore të lagjes “Apollonia”. Rrugët “Mehmet Kallashi” dhe “Karafil Muskaj”, së shpejti do të kenë një pamje të re dhe një infrastrukturë krejtësisht të ndryshuar.
- Vijon puna për rehabilitimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të Teatrit “Bylis”.
- Vijon puna për rehabilitimin e sistemit kullues në Boçovë, Njësia Administrative Levan.
- Vijojnë punimet në Unazën Bujqësore që lidh Fierin e Ri, Imshtin, Lumën, Ngurrëzën e Madhe dhe Kashtbardhën. Ka nisur puna edhe në segmentin tjetër të kësaj unaze: Kallm i Vogël–Imësht, Kallm i Vogël- Vërri-Bubullimë, Kallm–Ura Belinë.
Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkia.efierit
Burimi 2: https://www.facebook.com/Armando-Subashi-Faqja-Zyrtare-566133383457834