Elton Arbana - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Shijak
Z. Elton Arbana ka lindur 25.12.1984 në Shijak, i martuar dhe baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djalë.
I shkolluar në Turqi, ku ka përfunduar arsimin e mesëm në periudhën 1999-2003 me rezultate të shkëlqyera. 2006-2010 është diplomuar në fakultetin Juridik, pranë Universitetit privat ‘Justiniani I’ .
Flet shumë mirë 3 gjuhë të huaja, Anglisht, Turqisht dhe Italisht, ndërkohë që pas formimit të tij fillimisht është angazhuar pranë biznesit të tij privat, në fushën e tregtisë së automjeteve, ndërsa më pas, ka nisur dhe angazhimin e tij në politikë, fillimisht si anëtar i FRESSH dhe më pas në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
Që prej vitit 2016 është Kryetar i PS për degën lokale, Shijak.
Nga 2013-2017 ka punuar si Përgjegjës Sektori i IKMT, Qarku Durrës.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Elton Arbana, Kryetari i Bashkisë Shijak (2019)
1. Dua të përpiqem ta bëj Shijakun një vend sa më të mirë për fëmijët tanë;
2. Dua që ta bëj Shijakun një vend sa më afër standardeve europiane;
3. Do të bëjmë më shumë për integrimin e zonave rurale dhe ubrane.
4. Mbështetje dhe përkrahje për çdo problematikë të tregtarëve të pazarit;
5. Fëmijët e Qendrës Komunitare Shijak, do të kenë prioritet të veaçantë;
6. Në vëmendjen tonë do të jenë takimet me përfaqësues mjedisorë ku do të flasim më konkretisht për programet e mbrojtjes së mjedisit, zvogëlimin dhe kontrollin e ndotjes, menaxhimin e ujërave të zeza, parandalimin e përmbytjeve në Shijak;
7. Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet mbështetjes së moshës së tretë, të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për shoqërinë.
Burimi 1: https://ata.gov.al/2019/06/24/arbana-dua-ta-sjell-shijakun-sa-me-afer-st...
Burimi 2: https://www.facebook.com/Elton-Arbana-Faqja-Zyrtare-1085717774966539/