Erion Veliaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tiranë

Foto e Aurel Grabocka
Erion Veliaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tiranë

Z. Erion Veliaj është Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ai lindi në Tiranë, më 17 dhjetor 1979. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Sami Frashëri”, ai ndoqi studimet e larta në SHBA, ku është diplomuar për “Shkenca Politike” në Grand Valley State University, Michigan. Më pas, ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.

Përpara se të kthehej në Shqipëri në vitin 2003, Erion Veliaj ka punuar në Amerikën e Veriut e të Jugut, Afrikën Lindore dhe në Kosovë.

Në vitin 2003, Veliaj themeloi lëvizjen MJAFT, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare, e që në vitin 2004 mori edhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Lëvizja MJAFT, përveç kreativitetit dhe energjisë, u bë e njohur edhe për mënyrën inovative të drejtimit, ku mbizotëronte puna e grupit. Në vend të qendërzimit të aktiviteteve nën drejtimin e liderit, Lëvizja karakterizohej nga delegimi i punës tek të gjithë anëtarët e skuadrës – një element që vazhdon të mbetet thelbësor në mënyrën e drejtimit të Veliajt. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen MJAFT deri në Nëntor të vitit 2007.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99.

Në periudhën 2007–2009, Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Europian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së drejt vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Në vitin 2011 Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, ku u dallua për organizimin për herë të parë të stukturave të Partisë Socialiste në vendet ku punojnë e jetojnë shqiptarë, sidomos në Greqi dhe Itali. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Veliaj ishte kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, nga ku u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në shtator të vitit 2013, Veliaj u emërua Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në krye të kësaj ministrie, ai u dallua për menaxhimin mjaft të suksesshëm të një institucioni, buxheti i të cilit përbën rreth 30% të buxhetit të shtetit. Në vetëm 1 vit e gjysmë, nën drejtimin e Veliajt, MMSR spikati në kabinetin qeveritar dhe në sferën e opinionit publik me hartimin dhe zbatimin me sukses të pesë reformave kryesore, të cilat kishin një rëndësi shumë të madhe për vendin, qoftë edhe për faktin se nuk ishin marrë asnjëherë në konsideratë në 24 vite demokraci:

1) Reforma në pensione – Një ndër reformat më të guximshme, por edhe më të domosdoshme për qytetarët ishte reforma e pensioneve, e cila duke rritur përfitimet për të gjitha pagat, riktheu besimin e qytetarëve në skemë,, duke e rritur numrin e kontribuesve me 93,392 persona në vetëm 1 vit.

2) Tregu i punës – Me hapjen e zyrave të reja e moderne të punës dhe ndryshimin e imazhit të shërbimeve të punësimit, reforma e tregut të punës dha rezultatet e para, duke rritur numrin e të punësuarve.

3) Pagesat sociale – Një sfidë me rëndësi ishte edhe situata me pagesat sociale për shtresat në nevojë, të cilat nuk i merrnin pagesat e muajve të fundit të vitit. Pastrimi i skemave nga abuziviteti, dixhitalizimi dhe mirë-administrimi i financave bënë të mundur që ata t’i merrnin të gjitha pagesat në kohë në vitin 2014.

4) Arsimi profesional – Një reformim të thellë pa edhe sistemi i arsimit profesional që u orientua drejt sistemit dual gjerman, duke i dhënë më shumë rëndësi praktikimit të aftësive teorike e duke i afruar aftësitë e nxënësve me kërkesat e tregut të punës.

5) Të përndjekurit politikë – Performanca e Veliaj në krye të MMSR do të mbahet mend edhe për guximin e treguar në nisjen e procesit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si dhe, në reformimin e sistemit të dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, duke dhënë 4 këste në vetëm 1 vit, ndërkohë që në 8 vjet ata ishin dëmshpërblyer me vetëm me 1 këst.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë

Njësia nr. 1

1. Do të ndërtohet një urë e re në Shkozë e cila nuk do të përmbytet.

2. Do të zhbllokohen në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, çerdhja dhe kopshti që janë në banesat sociale (i kishte bllokuar bashkia).

Për ndotjen

1. Ndërtimi i një impjanti për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve.

2. Do të ndalohet rreptësisht djegia e mbeturinave.

3. Do të fillojmë pastrimin nga mbetjet e lumenjve.

4. Ndërtimi i një impjanti modern për përpunimin e ujërave të zeza.

Për ndërtimet

1. Sa të jem unë kryetar nuk do të ketë leje për ndërtim në Qendren Don Bosko.

2. Nuk do të ketë më leje ndërtimi te Diga e Liqenit

Për biznesin

1. Nuk do të inkurajojmë ndërtimet në pjeset me dendësi objektesh.

2. Nuk do të ketë më lejë të reja ndërtimi pa u shitur apartamentet që janë pa shitur aktualisht.

3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë do t’i japim biznesit që është i fokusuar në produktet “MADE in TIRANA”, kapanone me qira 1 euro m2 .

Njësia nr. 2

1. Do të nisë menjëherë rikonstruksioni i shumë rrugëve të amortizuara dhe pusetave të hapura në këtë njësi, shqetësim për banorët dhe kalimtarët.

Për Pezën

1. Integrimi rrugor i fshatrave të Pezës me Tiranën.

2. Ndërtimi i rrugës Pezë – Gjysyl Konjë(4km) dhe i rrugës së Varoshit (2 km).

3. Ndërlidhja me transportin publik me Tiranën.

4. Organizimi i tregjeve.

5. Vendosja në punë e sistemit të vaditjes dhe kullimit në territorin e Bashkisë Tiranë.

6. Ngritja e Qendres së Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermeret.

7. Ndërtimi i pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale.

8. Nisma për fermat dhe bizneset agrobujqësore.

Njësia nr. 4

1. Në mbledhjen tonë të parë, vendimi që do të merret është shpërndarja e banesave sociale dhe ata i përfitojnë ato, do të bëhen publikë.

Për të rinjtë

2. Do të themelojmë Këshillin e të Rinjve

3. Do të ketë buxhet për rininë

4. Karta e studentit do të bëhet realitet

5. Shkollat do të shihen edhe si qendra komunitare

6. Do të rrisim sigurinë në shkolla

7. Do të nxisim sipërmarrjen rinore

8. Ekipet sportive dhe kampionatet mes shkollave, realitet

9. Do të themelohet inkubatori i biznesit

10. Qendrat rinore do jenë realieti i Tiranës

Për shkollat

1. Do të sigurojmë ngrohjen në çerdhe, kopshte dhe shkolla brenda vitit tonë të parë.

2. Do të nisë ndërtimi i 5 çerdheve të reja brenda mandatit tonë të parë

3. Do të jenë 8 kopshte të integruara me çerdhe brenda mandatit të parë

4. Do të ndërtojmë 10 shkolla të reja brenda mandatit të parë.

Për turizmin

1. Hartimi i një guide turistike shqip dhe anglisht për ato çka ofron Tirana.

2. Guida dhe harta lëvizjeje për ekskursione ditore ose gjysmëditore.

3. Faqe interneti për promovimin e llojeve të turizmit në Tiranë.

4. Negocimi për hapjen në Tirane të një hoteli, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hotelerisë.

Për sportistët

1. Rehabilitimi i palestrave dhe terreneve sportive në të gjitha shkollat e Tiranës.

2. Hapësira sportive në çdo njësi administrative të Tiranës.

3. Partneritet me tifozët dhe ekipin e Tiranës.

4. Mbështetje për të gjitha klubet që ushtrojnë aktivitetin në territorin e Bashkisë.

5. Në vitin e parë do të dyfishohet fondi për sportn në buxhetin e Bashkisë.

6. Dyfshimi i hapësirave sportive për çdo 100 mijeë banorë (brenda vitit të parë)

7. 90 ambjente të reja sportive në hapesirat e lira brenda pallateve.

8. Për 4 vjet, krijimi i 40 ambjenteve sportive për 100 mijë banorë.

9. Rikonstruksion i të gjitha ambjenteve sportive në pronësi të bashkisë.

Për Zallbastarin

1. Duhet patjetër të shtrojme 3.5 km rrugë për t’u lidhur me Rrugën e Arbrit.

2. Në hyrje të Tiranës, nga rruga e Dibrës do të kemi një treg për të gjithë produktet e zonës.

Njësia nr. 5

1. Do të rehabilitojmë tërësisht kanalizimet në të gjitha lagjet e ksaj njësie të cilat përmbysin rrugët kur bie shi.

2. Pas 21 Qershorit do të ndërpresim menjeëherë kontratën me kompanine e cila nuk kryen pastrimin.

Për infrastrukturën

1. Rehabilitimi emergjent i të gjitha rrugëve të degraduara.

2. Ndëërhyrje për vënien në funksion të plotë të kanalizimeve për të shpmangur përmbytjet.

3. Pajisje me puseta të të gjitha rrugeve dhe trotuarave të dëmtuara.

4. Rikthimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjishme.

5. Krijimi i hapësirave për transport publik.

Njësia nr. 6

1. Për të gjithë zonën e Unazës së Re ne kemi premtuar ndërtimin e shkollës dhe kopshtit dhe ju do e keni.

2. Qendra Shëndetësore që ju mungon, do të ndërtohet.

3. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të ndërtojmë një qendër shëndetësore në Yzberisht.

4. Rikonstruksion në shkollën “Lasgush Poradeci” dhe kopshtet 21 dhe 34.

5. Do të ndërtojmë një kopësht dhe një shkolle 9-vjeçare të re në zonën e Unazës së Re, pranë KMY-së në Yzberisht.

6. Rikonstruktimi i fushës së sportit në qendër të Kombinatit, që është 18 mije metra katrorë.

 

Për kujdesin social

1. Do të hapim 3 menca sociale për të ofruar ushqim falas për shtresat në nevojë.

2. Do të çelen 5 qendra ditore për të moshuarit.

3. Program riintegrimi social.

4. Garantim i aksesit në institucionet publike në Tiranë për persona me aftësi të kufizuar.

5. Program për mbrojten dhe kujdesin e fëmijëve në rrugë.

6. Brenda 100 ditëve të para shpërndarja e te gjitha banesave sociale (385 të tilla).

7. Hartimi i një politike për strehim social.

Njësia nr. 7

1. Do të fillojmë me rregullimin e 71 rrugëve të amortizuara.

Për Baldushkun

1. Premtojmë sjelljen e ujit në disa zona të Baldushkut.

2. Transport publik në Baldushk.

3. Pastrimi dhe mirëmbajtja e disa rezervuarëve.

4. Do të ndërtohet ura Koçaj-Veski.

5. Hapet segmeti rrugor Koçaj-Veski-Parret-Shënkollë.

Për veteranët

1. Hapësira publike në çdo lagje.

2. Mund të hapen shtëpi veteranësh, ku sherbehet me kosto shumë të ulët shtypi i ditës dhe kafeja e mëngjesit.

3. Në 24 njësi të kemi 24 partneritete me komunitetin e veteranëve.

4. Bashkëpunim për të pasur një inventar të objekteve personale të veteranëve që kanë nevoje për restaurim.

Për studentët

1. Do të kemi një fond të bashkisë për nxitjen e punësimit të të rinjve.

2. Do mundësojmë që 1000-1200 të rinj të bëjnë praktikën në bashki.

3. Brenda mandatit të parë do të fillojmë emetimin e Kartës Studentore.

4. Do të anulohen të gjitha kontratat për linjat e transportit publik që janë bërë gjatë fushatës dhe të gjithë abuzuesit do të shkojnë para drejtësisë.

Njësia nr. 8

1. Rikonstruksioni dhe ndërtimi i shumë rrugëve të dëmtuara në këtë njësi.

2. Do t’i shkojmë luftës deri në fund për 60 lejet që Basha dhe S.Berisha dhanë në pragfushatë.

3. Zhbllokimi i të gjithë hapësirave të zëna.

4. S’ka me shitje mallrash në rrugë, do të ketë një treg.

5. Hipoteka për të gjitha pallatet që nuk janë bërë deri tani.

Për hipotekat

1. Brenda mandatit tonë 385 pallatet dhe 20 mijë familjet do të marrin hipotekën në dorë.

2. Për pallatet e reja, bashkia do të inspektojë punimet.

3. Brenda mandatit të parë të gjitha pallatet do të kenë administrator që lincensohen nga Bashkia.

Për bujqësinë

1. Bashkia do të ndihmojë me grante të gjithë ata që kanë nje projekt mbi kulturat bujqësore.

Për Kopshtin Zoologjik

1. Do ta kthejmë Kopshtin Zoologjik një hapësiëe që Tirana e meriton.

2. Do ta integrojmë me Kopshtin Botanik dhe me Parkun e Liqenit.

3. Do të krijojme 3 ishuj (Parku i Liqenit – Kopshti Botanik – Kopshti Zoologjik) të lidhur me njëri-tjetrin ku të krijohet hapësira ideale për të kaluar ditën apo fundjavën.

Për trafikun

1. Do të investojmë për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore në partneritete publike dhe private.

2. Do të luftojmë të gjtha lejet e ndërtimit abuzive dhe çdo lloj tenderi që është bërë në fushatë.

3. Audit në Bashki për të gjitha padrejtësitë që kanë ndodhur.

4. Do të rikonceptojmë totalisht linjat e autobusëve në Tiranë, nga 10 linja do ta çojme në 19-20 linja te reja.

Njësia nr. 9

1. Në mbledhjen e parë do të merret vendimi për shpërndarjen e banesave sociale.

2. Do të planifikojmë ndërtimin e banesave të tjera sociale sipas nevojave të qytetit.

3. Lejet që jane dhënë para moratoriumit do të rishihen të gjitha. Ato që jan për t’u anuluar do të anulohhen.

Për Farkën

1. Është në planin e bashkisë që të ndërhyjmë për të rregulluar infrastrukturën rrugore në të gjithë Farkën.

Dhoma e Tregtisë

1. Krijimi i 3 terminaleve të hyrjes në Tiranë, 3 terminale të tranportit publik. Këto mund të bëhen në partneritet me biznesin.

2. Në 100 ditët e para, duam ta krijojmë dhe ta fillojmë Këshillin Ekonomik të Tiranës.

3. S’do të mungoj në asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak.

4. Do të ketë taksa progresive.

Për Bërzhitën

1. Do të sigurojmë një linjë të mirë transporti për Bërzhitën.

2. Do të përfundojë ujësjellësi në Ibën e sipërme.

3. Rikonstruksioni i digës së Skurranes për të furnizuar me uje për vaditje disa fshatra.

4. Pastriumi i kanaleve vaditese Kllojkë dhe Pëllumbas.

5. Rikonstruksion i shkolles 9-vjeçare Mihajas.

6. Ndërtimi i një qendre shëndetësore në Mihajas.

7. Hapja e rrugës 3.5 km që lidh disa fshatra me rrugën nacionale.

Për stadiumin "Selman Stërmasi"

1. Nuk do të firmos, nuk do të rinovonoj asnjë kontratë qe i heq copa (llokma) aseteve të klubit Tirana për t’ia dhënë të tretëve.

2. Do të bashkëpunojmë me qeverinë që stadiumi kombëtar të jetë jashtë Tiranës.

3. Do të kenë vëmendjen e duhur edhe impiantet e tjera sportive në qytet.

4. Bashkia do të ndihmojë edhe klubet e tjera që janë në kryeqytet.

Njësia nr. 10

1. Do të çlirojmë parkingjet e uzurpuara pa të drejtë.

Për Krrabën

1. Do të synojmë që me kthimin e Krrabës në një zonë atraksioni turistik të qytetit, të rikthehen banorët e vjetër të saj për të ofruar shërbime.

2. Do të bëjmë politika te KM 0, në mënyrë që njerezit nga Tirana të vijnë të blejnë produktet këtu.

3. Përmirësim të transportit publik.

4. Ujësjellës për fshatrat Mushqeta dhe Skuterrë.

5. Rikonstruksion të disa rrugëve.

6. Ndërtimi i një fushe sporti për të rinjtë në Krrabë.

Për ambientalistët

1. Jemi të vendosur që të gjitha të ardhrat që do të mblidhen nga parkingu; do të jenë të destinuara për gjelbërimin e qytetit.

Kashar

2. Tirana do të ketë minimalisht 4 tregje në të gjitha pikat hyrëse dhe kjo do të sjellë treg të sigurtë të prodhimeve tuaja.

Kashar

1. Tirana do të ketë minimalisht 4 tregje në të gjitha pikat hyrëse dhe kjo do të sjellë treg të sigurtë të prodhimeve tuaja.

 

Burimi: http://fml.al/index.php/2015/08/31/premtimet-elektorale-te-z-erjon-veliaj-kryetar-i-bashkise-tirane/