Ervin Demo - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Berat
Ervin Demo ka lindur në Berat, më 28 Maj 1982.
Ka kryer studimet e larta për Administrim Biznesi në Universitetin e “Westminster” në Londër. Pas përfundimit me sukses të masterit për Manaxhim dhe Marketing në Universitetin e “Kingston” ai vazhdoi studimet e tij në Universitetin e Tiranës.
Që prej 2004 Prof. Asoc. Dr. Ervin Demo ishte pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Është gjithashtu bashkë autor i disa librave të publikuar në Shqipëri.
Studimet e tij pasohen nga një karrierë e shkëlqyer akademike në kërkime dhe nisma kërkimore në fushën ekonomike.
Që nga Tetori i vitit 2017 deri në Tetor të 2018 ka qenë në pozicionin e zëvendësministrit, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Ervin Demo, Kryetar i Bashkisë Berat
- Do të bëjmë realitet një program konkret zhvillimi për qytetin e Beratit, me investime në infrastrukturë dhe shërbime, që do të rikthejnë besimin e qytetarëve tek pushteti vendor dhe do të kthejnë qytetin në një destinacion të preferuar turistik.
- Në mandatin e parë për drejtimin e bashkisë Berat, do të punoj për zgjatjen e sezonit turistik që do të thotë më shumë të ardhura për qytetarët.
- Integrimin e të rinjve në tregun e punës dhe zhvillimin e vendit dhe për ta kthyer Beratin në një destinacion të turizmit dhe përdorimin e vlefshëm të aseteve e pasurive natyrore në të ardhura ekonomike.
- Pjesë e projektit tim është edhe bypass-i i qytetit, një ëndërr e qytetit prej dekadash.
Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/08/demo-do-rikthej-besimin-e-qytetareve-tek-bashkia-e-beratit/
Premtimet e arritura
- Pastrimi i 700 m kanal kullues, në lagjen “Qoshk” në Lapardha, Njësia Administrative “Olltak”.
- Pastrimi i mbeturinave në lagjet: “Jani Vruho”, “Çlirim”, “Mangalem”, “Donika Kastrioti” dhe“Kushtrim” në qytetin e Beratit.
- Rehabilitimi i ambienteve të “Varrezave të Dëshmorëve”.
- Pastrimi i rezervuarit të Njësisë Administrative Olltak.
- Pastrimi i zonës nga Drejtoria Vendore e Policisë deri tek Stadiumi i Ri, në lagjen "30 Vjetori".
- Pastrimi i kanaleve anësore të rrugës në Uzonvë.
- Pastrimi i kanalit kullues në lagjen "Çlirim", në Rajonin nr.1.
- Rehabilitimi i segmentit rrugor në lagjen “13 Shtatori”.
- Pastrimi rrënjësor i përroit të Zagores, me heqjen e shkurreve e aluvioneve të ndryshme, zgjerimin e shtratit dhe pastrimin e zonës përreth.
- Pastrimi nga vegjetacionet, mbeturinat e inertet që gjendeshin përbri murit 8.5 m të lartë, nga "Ura e Varur" tek "Ura e vjetër e Goricës".
- Vendosja e ndriçimit publik në Kala.
- Rehabilitimi i rrugës“Kurt Pasha”, rikonstruksioni i mureve mbajtëse si dhe hapja dhe zgjerimi i rrugës që lidh lagjen “Kodra e Sulmit” me lagjen “28 nëntori”.
- Lirimi i hapësirave publike dhe kthimi i tyre në funksion të qytetarëve.
- Ndërtimi i shkollës së re “Xhemal Çekini”, në Uznovë.
- Rehabilitimi i 1 km rrugë për në shesh-depozitimin e mbetjeve të ngurta.
- Rehabilitimi dhe ndriçimi publik i rrugës pranë stadiumit “Tomori“, në lagjen “30 Vjetori”.
- Rehabilitimi i rrugës bashkë me rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Lluk Mita”, në lagjen Uznovë. Rrugë e cila u shërben plot 20 familjeve dhe 12 bizneseve.
- Rehabilitimi i rrugës hyrëse në shkollën “Xhemal Çekini”, në lagjen Uznovë. Rrugë e cila u shërben fëmijëve të shkollës dhe familjarëve të zonës.
- Riasfaltimi dhe rehabilitimi i plotë i segmentit të ri bypass i vogël 650 m, ku përfshihet dhe rrethrrotullimi i ri i cili ndihmon qarkullimin rrugor.
- Zëvendësimi i 75 % të shtretërve dhe dyshekëve në kopshtet e Bashkisë Berat (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/34894)
- Asfaltimi i aksit rrugor “Ura e Velabishtit-Ura e Goricës”, by-pass i vogël i qytetit.
- Përfundoi faza e parë e rikonstruksionit të rrugës së Kalasë.
- Rehabilitimi i rrugës "Mali Partizan".
- Vendosja e ndriçimit publik në kilometrin e parë të aksit rrugor Berat-Drobonik.
- Përmirësimi i ndriçimit publik në pedonalen e qytetit dhe lagjen “Mangalem”.
- Zëvendësimi i ndriçimit publik në rrugën “Antipatrea”, aksi: "Varrezat e Dëshmorëve" shkolla "Zihni Toska".
- Rehabilitimi i rrugës me gjatësi 3.5 km, në fshatin Roshnik i Vogël, Njësia Administrative Roshnik.
- Rehabilitimi i rrugës me gjatësi 5.2 km, në fshatin Vojnik, Njësia Administrative Roshnik.
- Rehabilitimi i rrugëve në fshatrat Molisht, Gjoroven, Veleshnje dhe aksi Bilç-Malinat me gjatësi afërsisht 25 km.
- Rehabilitimi i rrugëve në fshatin Kostren, me gjatësi 4.6 km.
- Rehabilitimi i rrugëve në fshatin Karkanjoz dhe Bogdan,
- Rehabilitimi i rrugëve "Qemal Stafa", "Bonifikimi", "Vojo Kushi", "Skënderbeu", "Avni Dëshnica” në lagjen Uznovë.
- Rehabilitimi i rrugëve "Rilindasit" dhe "Koroveshi".
- Rehabilitimi i rrugës “Santa Lucia” pranë “Stadiumit të vjetër”.
- Rehabilitimi i rrugës “Antipatrea”, me gjatësi 2 km, në aksin Spital-Mangalem.
- Rehabilitimi i rrugës “Shish”, investim i cili përmirëson ndjeshëm trafikun në hyrje të qytetit.
- Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e mureve dhe sokakëve të Goricës e Mangalemit.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i kanalit kullues Remanicë-Veterik, me gjatësi 2,4 km dhe sipërfaqe kullimi 250 ha tokë.
- Pastrimin dhe mbjellja e 1500 trëndafilave shumëngjyrësh përgjatë pedonales dhe lagjeve të qytetit.
Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiaberat
Burimi 2: https://www.facebook.com/Ervin-Demo-1768575363199867
Premtime të arritura pjesërisht (në proçes)
- Drejt përfundimit, rehabilitimi i vend-depozitimit të mbetjeve në Berat.
- Vazhdojnë me ritme të larta punimet e ujësjellës-kanalizimeve në rajonin nr.1
- Drejt përfundimit argjinatura me gjatësi 800 m në Njësinë Administrative “Velabisht”.
- Drejt përfundimit rehabilitimi i rrugës prej 2 km në lagjen “Senkallar” në fshatin “Duhanas”.
- Vazhdojnë punimet për ujësjellësin në Njësinë Administrative Velabisht për fshatrat: Velabisht, Starovë, Remanicë, Veterik.
- Vazhdojnë punimet në 5 kantieret e ngritura nga projekti i Ujësjellës-Kanalizime. Në përfundim të këtij projektit 5 lagjet e qytetit në rajonin 1 si dhe lagjja “Goricë”, do të jenë të furnizuara me ujë të pijshëm brenda të gjithë parametrave cilësorë dhe përmirësim i ndjeshëm i furnizimit deri në 24 orë.
Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiaberat
Burimi 2: https://www.facebook.com/Ervin-Demo-1768575363199867