Flamur Golemi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Gjirokastër
Flamur Golemi ka lindur në Gjirokastër, më 11 Prill 1976.
Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës për Mjekësi të Përgjithshme, në vitet 1996-2002.
Ka punuar si mjek në shërbimin parësor në Gjirokastër për dy vjet dhe më pas ka vijuar studimet në Mjekësi për Okulistikë.
Filloi punën si mjek okulist në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, pranë “Athens Eye Clinic”, dhe si lektor i jashtëm në Universitetin “Eqerem Çabej”.
Aktualisht është duke kryer edhe studimet doktorale.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Flamur Golemi, Kryetar i Bashkisë Gjirokastër
(Qershor 2019)
1. Kemi projekte për Gjirokastrën duke filluar që nga Sheshi i Çerçizit, parkingu nëntokësor, pallati i sportit, terminali i autobusëve etj;
2. Këto janë disa nga projektet, pasi do ketë dhe shumë të tjerë që do të vazhdojnë me mbështetjen e qeverisë gjatë 4 viteve të ardhshme.
Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/23/golemi-me-30-qershor-per-gjirokastren-qe-duam/
Premtimet e arritura
- Restaurimi dhe transformimi i plotë i kopshtit “Buzëqeshja” në qytetin e Gjirokastrës.
- Rehabilitimi i rrugëve në fshatrat Gjat dhe Mingul, Nj. Adm. Lunxhëri.
- Rehabilitimi i rrugës së fshatit Dhoksat, Nj. Adm. Lunxhëri.
- Pastrimi i gjithë hapësirës dhe vendosja e portave hyrëse në varrezat e fshatrave Taroninë dhe Hundëkuq.
- Ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, ndriçim, rrjetin e amortizuar të ujësjellësit dhe pastrimin e baseneve tek Gurra e Picarit, Nj.Adm. Picar.
- Pastrimi i kanalit kullues kryesor 2.5 km në fshatin Asim Zeneli – Ura e Lumit, Nj. Adm. Antigonë.
- Rehabilitimi i kanalit të ujërave të zeza në fshatin Arshi Lengo, Nj. Adm. Antigonë.
- Shtrimi i rrjetit të ri të ujërave të zeza dhe disiplinimi i ujërave të bardha, në lagjen “18 Shtatori” pranë tregut të fruta-perimeve në qytetin e Gjirokastrës.
- Rehabilitimi i rrjetit të kullimit në tokat bujqësore në fshatrat Çepun dhe Humelicë, Nj. Adm Cepo.
- Rehabilitimi i rrugëve të brendshme në fshatrat Zhulat dhe Plesat, Nj. Adm Cepo.
- Rehabilitimi i segmenteve rrugore, vendosja e ndriçimit publik, sistemimi i kolektorëve të ujërave të ndotura si dhe rehabilitimi i qendrës së fshatit Arshi Lengo, Nj. Adm. Antigonë.
- Instalim i ri fotovoltaik në shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, i cili do të prodhojë më shumë se 60% të energjisë elektrike që konsumon kjo shkollë aktualisht.
- Rehabilitimi i kolektorëve të ujërave të ndotura në lagjen “Zinxhira” në Gjirokastër.
- Pastrimi i rrjetit të kullimit në sipërfaqet bujqësore duke shmangur dëmtimet e sipërfaqeve të mbjella, në zonat e Lunxhërisë, Picarit dhe Odries.
- Instalimi i pikave të ndriçimit publik në rrugën “Tahir Kadare”, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër.
- Rehabilitimi i rrugëve dytësore, në sipërfaqet bujqësore në zonat e Cepos, Odries dhe Lunxhërisë.
- Rehabilitimi i kolektorëve të ujërave të ndotura në lagjet “Granicë” dhe “Palorto” si dhe në afërsi të Fushës së Vjetër të Sportit, në qytetin e Gjirokastrës.
- Rikonstruksioni i segmentit rrugor dhe rehabilitimi i qendrës së fshatit Hundëkuq, Nj. Adm. Odrie.
- Rehabilitimi i rrjetit ujësjellës në fshatrat Labovë e Vogël dhe Tërbuq, Nj. Adm. Odrie.
- Sistemimi i ujërave të bardha, rehabilitimi i kolektorit kryesor dhe rrjetit të kanalizimeve në zonën përreth Pallatit të Sportit.
- Rehabilitimi i mureve mbajtës përgjatë rrugëve të brendshme në lagjet “Dunavat”, “Palorto”, “Cfakë”, “Kodra e Shtufit” dhe “Granicë”.
- Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme në fshatrat Kolonjë dhe Picar, Nj. Adm. Picar.
- Restaurimi i rrugëve të kalldrëmta në lagjet “Palorto”, “Varrosh” si dhe në zonën e Kalasë.
- Rikonstruksioni i çatisë së shkollës “Bilal Golemi” dhe hidroizolimi i tarracës së shkollës “Urani Rumbo”. Investimi në këto shkolla mundësoi edhe rehabilitimin e mjediseve të tyre të brendshme.
- Rikonstruksioni i rrugëve kryesore në fshatrat Valare, Erind, Gjat dhe Dhoksat, Nj. Adm. Lunxhëri.
- Lirimi i hapësirës publike të një prej rrugëve kryesore në lagjen “Dunavat” si dhe prishja e disa objekteve dhe lirimi i hapësirës publike të uzurpuar në lagjen “Punëtori”.
- Sistemimi i shtratit të Përroit të Ficos, në qytetin e Gjirokastrës, që do të shmangë problematikën e përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.
- Sistemimi i rrjedhës së lumit Kardhiq, në fshatin Palokastër, Nj. Adm. Cepo.
- Sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen “Punëtori”, Gjirokastër.
- Rehabilitimi dhe vendosja në funksion i kanalit vaditës së fshatit Kolonjë, Nj. Adm. Picar.
- Rehabilitimi dhe disiplinimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në zonën kodrinore mbi Spitalin Rajonal në qytetin e Gjirokastrës.
- Shtrimi me çakull i 4 km rruge dhe sistemimi i kanalizimeve në fshatin Karjan, Nj. Adm. Lunxhëri.
- Shtrimi i linjës së re të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e fshatit Arshi Lengo, Nj. Adm. Antigonë.
- Pastrimi dhe sistemimi i kanalit kryesor nga Gurra e Picarit deri në Humelicë.
- Pastrimi i liqenit të Viroit dhe sistemimi i parkut në tërësi.
- Sistemimi i segmentit rrugor Taroninë-Fushëbardhë, Nj. Adm. Cepo.
- Sistemimi i qendrës së fshatit Humelicë, Nj. Adm. Cepo.
- Disiplinimi dhe sistemimi i ujërave të bardha në zonën e Urës së Lumit, Gjirokastër.
- Përfundimi i fazës së parë të investimit për ujin e pijshëm që mbulon rreth 65% të Bashkisë Gjirokastër.
- Pastrimi i kanalit ujitës që sjell ujë nga liqeni i Doftisë dhe shërben për ujitjen e 400 ha tokë bujqësore në fshatin Lazarat, Nj. Adm. Lazarat.
- Sistemimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Dhoksat, Nj. Adm. Lunxhëri.
- Rehabilitimi i segmenteve rrugore në fshatin Shtepëz, Nj. Adm. Picar.
- Rikonstruksioni i rrugës “Zeman Haska”, Gjirokastër.
- Mjedis i ri sportiv për fëmijët e shkollës “Bilal Golemi”.
- Pastrimi i mbetjeve urbane në dy krahët e segmentit të rrugës Kombëtare Virua – Kardhocë.
- Ndërhyrje për pastrimin e territorit nga mbetjet urbane në Njësinë Administrative Antigonë.
- Mbjellja e 50 fidanëve të rinj, pemë bliri, përgjatë rrugës hyrëse dhe në qendër të fshatit Zhulat, Nj. Adm. Cepo.
- Instalimi i ndriçimit rrugor me llamba LED në lagjet “Varosh”, “Granicë” dhe “Blloku i Furrave”.
- Sistemimi dhe shtrimi i rrugëve të brendshme në fshatrat Kodër dhe Saraqinishtë.
Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)
- Vazhdon puna për ndërtimin e Bypass-it në zonën muzeale si dhe për vendparkimin e automjeteve në sheshin “Çerçiz Topulli”.
- Vazhdojnë punimet për zhbllokimin e rrugës kryesore Kolonjë – Golem.
- Është duke u implementuar linja e re e kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen Granicë, në Gjirokastër.
- Është hapur kantieri për ujësjellësin e ri në fshatin Lazarat, Nj. Adm. Lazarat.
- Vazhdon puna për ndërtimin e tunelit në kantierin e rrugës Kardhiq – Delvinë.
- Ka nisur puna për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në hapësirën pranë ish – Shtëpisë së Oficerave, në lagjen “18 Shtatori”.
- Ka nisur puna për ngritjen e një sistemi të ri ndriçimi me efiçentë të teknologjisë LED, në rrugën kryesore të lagjes “Zinxhira”.
- Ka nisur faza përmbyllëse e investimit për ujin e pijshëm që do të sigurojë furnizim 24 orë edhe për 9600 abonentët e zonës historike në Gjirokastër.
- Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër.
- Po punohet intensivisht për mirëmbajtjen e linjës përcjellëse të ujit të pijshëm në fshatin Mashkullorë, Nj. Adm. Cepo.
- Vazhdon puna për ndërtimin e mureve mbajtës përgjatë rrugëve të brendshme të fshatit Kakoz, Nj. Adm. Lunxhëri.
- Vazhdon puna për shtrimin dhe sistemimin e rrugës “Rakip Malile”, në lagjen “Manalat”.
Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkia.gjirokaster
Burimi 2: https://www.facebook.com/psocialiste.al