Klement Ndoni - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Këlcyrë
Z. Klement Ndoni ka lindur në Këlcyrë më 10.09.1976.
Ai ka mbaruar arsimin e lartë për degën Administrim Biznesi, Master Niveli II dhe është zotërues i mirë i gjuhës angleze dhe italiane.
Kualifikime të tjera profesionale të z. Ndoni përfshijnë: “Menaxhimi i projekteve publike” Certifikuar ITAP 2010; “Decentralizimi i pushtetit Vendor, hap drejt integrimit europian” certifikate ITAP 2008; Projekt design & management workshop” USAID 2005; Buxhetimi lokal me pjesemarrjen e komunitetit” USAID 2006. Z. Ndoni ka qenë anëtar i Partisë Socialiste që në vitin 1994.
Eksperiencat e tij politike poashtu përfshijnë të qenit anëtar i Asamblesë së PS, qyteti Këlcyrë, anëtar i Asamblesë së PS, rrethi Përmet si dhe anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS. Që prej vitit 2011 z. Ndoni ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Klement Ndoni, Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
(2015)
INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE
1. Do të ndërtohet ujësjellësi në territorin e bashkisë 1,5 milion dollarë;
2. Do të rikonstruktohet bulevardi dhe trotuaret e tij;
3. Do të restaurohet qendra e re e qytetit;
4. Do të ndërtohet unaza e re e qytetit;
5. Do të kryhet sistemim dhe asfaltim i rrugës për tek varrezat e reja;
6. Do të ndërtohet një shëtitore në zonën Gurore-Mekam;
7. Do të kryhet rehabilitim dhe lyerje e fasadave të pallateve në qytet;
8. Do të kryhet sistemim dhe asfaltim i rrugicave në brendësi të lagjeve në qytet;
9. Do të kryhet ndërtimi i KUZ në lagjen Prrenjas;
10. Do të kryhet sistemim dhe asfaltim i rrugës për në fshatin Gur;
11. Do të kryhet rikonstruksion i rrugës për në fshatin Qaferrap;
12. Do të kryhet sistemim i rrugës që lidh rrugën rurale me qendrën e fshatit Qaferrap;
13. Do të kryhet përfundim i sistemimit të rrugës për në Maleshovë;
14. Do të kryhet përmirësim i furnizimit me ujë të pijshëm për të arritur furnizimin e pandërprerë për 24 orë për qytetin, si dhe në Gurr dhe Prrenjas;
15. Do të përcaktohet çmimi i ujit në konsultim me qytetarët;
16. Do të kryhet rikonstruksion i rrjetit të ndriçimit publik.
ARSIM/KULTURË/SPORT
1. Do të kryhet kthim i klubit të futbollit në shoqëri aksionere;
2. Do të kryhet rikonstruksion i fushës dhe stadiumit "Demir Allamani";
3. Do të mbështetet ngritja e ekipeve të pinpongut dhe shahut;
4. Do të kryhet rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare.
MJEDIS/TURIZËM
1. Do të riorganizohet sistemi i pastrimit në qytete dhe fshatra;
2. Do të kryhet rikonceptim dhe shtim i sipërfaqeve të gjelbëra deri në brendësi të lagjeve në territorin e bashkisë;
3. Do të kryhet dyfishim i numrit të pikave të grumbullimit të mbetjeve dhe pajisja me konteiner të rinj në territorin e bashkisë.
BUJQËSI
1. Do të subvencionohet prodhimi blegtoral në fshatra;
2. Do të subvencionohet sistemi i ujitjes në fshtra;
3. Do të kryhet ndërtimi i një tregu bashkëkohor.
EKONOMI DHE PUNËSIM
1. Do të ndalohet rritja e taksave dhe tatimeve për dy vite.
Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Premtime-K%C3%ABlcyr%C3%AB.pdf
Premtimet e arritura
- Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme “Sejfulla Malëshova” në Këlcyrë.
- Rehabilitimi i Urës së Këlcyrës. Strukturat anësore do të shërbejnë për ndarjen e trafikut dhe ecjen e dedikuar për këmbësorët si dhe do të plotësojnë elementët estetikë të urës.
- Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore Multifunksionale në qytetin e Këlcyrës.
- Ndërtimi i ujësjellësave të rinj ruralë në fshatrat Goricë dhe Sukë, Nj. Adm. Sukë.
- Hapja dhe rehabilitimi i kanalit vaditës në fshatin Riban, Nj. Adm. Dishnicë.
- Investimet për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit, kanë siguruar ujë 24 orë për banorët e Këlcyrës.
- Rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatit Katundishtë, Nj. Adm. Dishnicë.
- Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në fshatin Guri i Këlcyrës.