Kreshnik Hajdari - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kuçovë

Foto e Anonim
Kreshnik Hajdari - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kuçovë

Z.Kreshnik Hajdari ka lindur në Berat, më 29 Korrik 1982. Ai është i martuar dhe ka një vajzë.

Z.Hajdari ka ndjekur arsimin e mesëm pranë Shkollës se Mesme se Përgjithshme Kuçove.

Z.Hajdari ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve në Universitetin Politeknik Tiranë, Fakulteti Inxhinierisë Elektrike, dega Elektrik ,në vitet 2001 – 2006. Gjithashtu Z.Hajdari është në përfundim te Fakultetit Ekonomik, Dega “Menaxhim Biznes” në Universitetin e Tiranes.

Në nëntor 2013 Z.Hajdari u emërua Drejtor Rajonal i OSHEE Berat dhe ka qëndruar në këtë detyre deri Maj 2019, kur ka dhëne dorëheqjen. Gjatës kohës kur ka drejtuar Drejtorinë Rajonale te OSHEE Berat ka arritur rezultate shumë të mira dhe ka përmirësuar performacën e kësaj Drejtorie.

Më herët, prej vitit 2006 Z.Hajdari ka punuar në pozicione të ndryshme si Inxhinier Elektrik në sektorin elektroenergjitike.

Që prej vitit 2006 e deri më sot, Z.Hajdari ka qenë pjesë aktive e jetës politike te Partisë Socialiste në qytetin e Kuçovës. Në muajin Shtator 2006 deri ne vitin 2010, Z.Hajdari ka qenë drejtues i Forumit Rinor Eurosocialist Kuçove. Z.Hajdari për tre mandate rresht prej vitit 2007 deri në vitin 2019 është zgjedhur Delegat i Kongresit të Partisë Socialiste.

Prej vitit 2016 është zgjedhur Kryetar i Këshillit Socialist, Njësia Administrative Kuçove .

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Kreshnik Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë

  1. Bashkia e re do të ofrojë projekte dhe politika stimuluese për biznesin, duke mundësuar në këtë mënyrë edhe një rritje të punësimit;
  2. Përmirësimin e infrastrukturës;
  3. Ndërtimi i rrugës Kuçovë -Lumas, sepse Lumasi edhe pse pas reformës territoriale iu bashkua Bashkisë Kuçovë akoma nuk e ka një rrugë që të lidhet me Kuçovën.;
  4. Do të fillojmë menjëherë nga projektet, dhe me të ardhurat e bashkisë apo me ndihmën e qeverisë do të bëjmë të mundur realizimin e tyre;
  5. Do të rihapim aeroportin e Kuçovës, si një bazë moderne e NATO-s, çka do të krijojë punësim dhe do të gjallërojë të gjithë ekonominë lokale.

Burimi: https://urbannews.al/prezantohet-kandidati-i-ps-per-bashkine-kucove/


Premtimet e arritura

  1. Rehabilitimi i segmentit rrugor Rripëz – Velagosht, me gjatësi 1,8 km.
  2. Rehabilitimi dhe zëvendësimi i stolave në lulishten e lagjes "Tafil Skëndo".
  3. Rehabilitimi i sheshit të shkollës “18 Tetori”, i cili përfshin ndërtimin e një fushe futbolli, një fushe basketbolli, ndërtimin e mureve rrethues dhe sistemimin e sheshit përballë shkollës.
  4. Rehabilitimi i 9 km kanale vaditëse, me anë të të cilave vaditen 280 ha tokë bujqësore të fshatrave Magjatë dhe Perondi, Njësia Administrative Perondi.
  5. Rehabilitimi i kanaleve vaditëse në fshatin Goraj, Njësia Administrative Perondi.
  6. Rehabilitimi i kanaleve vaditëse në Njësinë Administrative Lumas.
  7. Lirimi i hapësirave publike dhe zonave të banuara në Lagjen nr. 1, Blloku "Tafil Skëndo".
  8. Mbushja me stabilizant dhe shtrimi me beton i rrugës në lagjen nr. 1, Blloku “11 Shkurti”.
  9. Rehabilitimi i kanalit vaditës me gjatësi 1 km, në fshatin Gegë, Njësia Administrative Kozare.
  10. Pastrimi i kanaleve kulluese me gjatësi 1800 metër linear, të cilat ju shërbejnë kullimit të 20 hektar tokë bujqësore në fshatin Zdravë, Njësia Administrative Kozare.
  11. Pastrimi i kanaleve kulluese në të dy anët e rrugës kryesore “Meteor” fusha e sportit Perondi, me një gjatësi 3500 metër linear.
  12. Mbjellje fidanësh dhe shkurresh dekorative në lulishten e lagjes nr.1, Blloku "Tafil Skëndo", si dhe tek lulishtja para pallatit të oficerave.
  13. Rehabilitimi i rrugës në lagjen “11 Shkurti”.
  14. Sistemimi dhe pastrimi i kanalit kullues të parë “ish-Sera Diellore – Postbllok – Lapardhicë”, i cili do t’i shërbejë fshatrave Tapi dhe Rreth Tapi.
  15. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “18 Tetori”.
  16. Pastrimi i kanalit kryesor kullues prej 2,6 km në fshatin Ferm-Partizani.
  17. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanalit kullues me gjatësi 700 m, në fshatin Vodëz, Njësia Administrative Lumas.
  18. Sistemimi dhe pastrimi i kanalit kryesor kullues në fshatin Goraj, Njësia Administrative Perondi.
  19. Vendosja e tubove të reja për eliminimin e ujrave të bardha ndërmjet pallateve, pas pallatit të oficerave, Lagja nr. 2, Blloku “Tafil Skëndo”.
  20. Mirëmbajtja e hapësirave publike në aksin e rrugës Kozare ‘Salc-Kozare’.
  21. Mirëmbajtja e hapësirave publike dhe pastrimi i palmave në bulevardin kryesor.
  22. Pastrimi dhe heqja e mbetjeve inerte në disa pika problematike në Njësinë Administrative Kozare (fshati Havaleas) dhe Perondi (fshati Magjatë).
  23.  Rehabilitimi i tre rrugëve në lagjen “1 Maj”: Rruga "Sherif Toptani", rruga "Dora Distria", dhe rruga "Vasillaq Tanku". Rehabilitimi përfshiu asfaltimin, kanalizimet e ujrave sipërfaqësore, trotuaret, ndriçimin dhe gjelbërimin.
  24. Pastrimi i kanalit kryesor “Lapardhica” në Post-bllok-Lumi Osum me gjatësi 2.5 km.
  25. Pastrimi i shtratit të lumit në afërsi të tregut në fshatin Lumas, Njësia Administrative Lumas.

Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiakucovezyrtare

Burimi 2: https://www.facebook.com/KreshnikHajdarii


Premtime të arritura pjesërisht (në proçes)

  1. Vazhdon rikonstruksioni i 29 shtëpive për komunitetin rom e egjiptian dhe për familjet në nevojë. 
  2. Vazhdon puna për pastrimin e 6 km kanale kullues në Njësinë Administrative Kozare, të cilat i shërbejnë fshatrave Kozare, Havaleas, Salc Kozare dhe Fier Mimar.
  3. Vazhdon pastrimi i përroit të Gegës në segmentin Supermarketi Conad-Dikatër.
  4. Vazhdojnë punimet për shtrirjen e linjës kryesore drejt lagjes “11 Janari”.
  5. Vazhdon puna për rehabilitimin e segmentit Vlashuk-Demollarë me skalifikim, zgjerim, karikim dhe hapjen e kanaleve anësore përgjatë gjithë rrugës me një gjatësi rreth 2.5 km.
  6. Vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e trotuareve nga të dyja anët e bulevardit kryesor të qytetit, disa segmenteve në lagjen "Llukan Prifti" dhe rrugicës së varrezave të fshatit Tapi, Njësia Administrative Perondi, me gjatësi rreth 200 ml.
  7. Vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës në Mëndrakë dhe në Belesovë.
  8. Vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje, rrethinat e pallateve, gardheve, në mënyrë që këto ambiente të jenë në funksion të gjithë qytetarëve.

Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiakucovezyrtare

Burimi 2: https://www.facebook.com/KreshnikHajdarii