Kristo Kiço - Kryetar Bashkie, MEGA, Bashkia Finiq
Z. Kristo Kiço lindi më 06.06.1969 në Sarandë. Në vitet 1987 - 1992 ai u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i inxhinjerisë Elektrike, Dega Elektronikë, ndërsa në vitin 1996 kreu specializim pranë Organizmit të Telekomunikacioneve të Greqisë (OTE) për "Sistemet analoge dhe dixhitale të transmetimit".
Në vitet 1994-1995, Z. Kiço shërbeu si Specialist pranë filialit Telekom Sarandë, ndërsa më 1995-1996 si Kryeinxhinjer pranë filialit Telekom Sarandë. Në vitet 1996 - 1998 ai drejtoi filialin e Telekomit Sarandë, ndërsa më 1998 - 2000 shërbeu si Kryeinxhinjer pranë Zonës Albtelekom Sarandë.
Prej vitit 2000 deri 2006 z. Kiço drejtoi Albtelekom për zonën Delvinë, ndërsa 2006 - 2009 shërbeu si Kryetar i degës së marketingut pranë zonës Albtelekom Sarandë. Nga viti 2009 - 2010 ai punoi si Specialist IT pranë një kompanie private për ofrimin e shërbimeve të sistemeve të alarmit.
Nga viti 2010 - 2015 z. Kristo Kiço shërbeu si Kryetar i partisë MEGA.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Kristo Kiço, Kryetari i Bashkisë Finiq
1. Do ta bëjmë bashkinë e Finiqit një bashki model siç janë qytetarët e kësaj zone dhe minoritarët që janë pjesë përbërëse e saj;
2. Në këtë zonë ndodhen afërsisht rreth 60 fshatra, tre gjëra do t’i sigurojë fshatrave të këtij minoriteti, rrugë, ujin e pijshëm si dhe energji elektrike, gjërat bazë të një jetese normale;
3. Do të zgjidhim problemin e pronave, t’i kthejmë qytetarëve titullin e pronësisë për të bërë të mundur lënien në breza trashëgiminë e tyre;
4. Do të merremi me arsimin, një nga arsyet që njerëzit ikin dhe lënë shtëpitë dhe familjet e tyre, dhe ne e kemi për detyrë për t’i krijuar atyre kushte që këta fëmijë të arsimohen këtu, në këtë zonë;
5. Duhet të marrim masa për sigurimin e mbrojtjes e rendit sigurisë në këtë vend pasi është një zonë shumë e hapur me shumë rrugë dhe që duhet të krijojmë kujdes duke e rritur përbërjen e stacionit policor i cili ndodhet në Livadhja, ne do të kthejmë drejtësinë e munguar;
6. Ndërtimi i Aeroportit të Sarandës;
7. Kjo bashki do të jetë dora e ngrohtë e çdo pensionisti si dhe çdo familje e cila ndodhet në zonën e Finiqit.
Premtimet e arritura
- Rehabilitimi i Qendrës Kulturore në Livadhja.
- Shtrimi me beton i 1500 m linear rrugë në fshatin Zminec, Nj. Adm. Livadhja.
- Hapja dhe pastrimi i kanaleve kulluese në rrugën kryesore të Finiqit.
- Shtrimi me beton i katër segmenteve të rrugës së Dhrovjanit, Nj. Adm. Mesopotam.
- Rehabilitimi i rrugës që të çon nga kthesa e Kostarit deri tek manastiri i Shën Mërisë, Nj. Adm. Mesopotam.
- Shtrimi me beton i 150 m linearë rrugë në fshatin Theollogo.
- Shtrimi me beton i 140 m rrugë në Veliahovë.
- Shtrimi me beton i rrugës që të çon tek varrezat e Agios Spyridon, në qarkun Kavala të Dibrit.
- Pastrimi i 4017 metra kanale kryesore ujitëse në Bashkinë Finiq.
- Shtrimi me beton i 140 m linearë në fshatin Ardhasovë, Nj. Adm. Mesopotam.
- Rehabilitimi i rrugës për në varrezat e fshatit Navaricë, Nj. Adm. Dhivër.
- Rehabilimi i rrugës së fshatit Jermë, Nj. Adm. Aliko.
- Asfaltimi i rrugëve të brendshme të fshatit Krane, Nj. Adm. Mesopotam.
- Ujësjellës i ri në fshatin Kostar, Nj. Adm. Mesopotam.
- Rikonstruksioni i segmentit të rrugës hyrëse të fshatit Pecë.
- Rehabilitimi i tre segmenteve të dëmtuara në fshatin Vrion si dhe ndërhyrje në kanalin vaditës KK3, Nj. Adm. Finiq.
- Shtrimi i 100 m rrugë në fshatin Çlirim, Nj. Adm. Finiq.
- Shtrimi i rrugës në fshatin Krongj, Nj. Adm. Mesopotam.
- Shtrimi me beton i disa segmenteve rrugore në fshatrat Bistricë dhe Finiq.
- Hapja e segmentit të kanalit vaditës që kalon nga tuneli i kryqëzimit të Kranesë.
- Veshja me beton e 300 m kanal në Çaush dhe 700 m në Mesopotam.
- Rehabilitimi i pjesëve të dëmtuara të rrugës që të çon në fshatrat Brajlat dhe Kostar, Nj. Adm. Mesopotam.
- Asfaltimi i 360 m rrugë që të cojnë tek varrezat e vjetra të Finiqit.
- Asfaltimi i rrugës që fillon nga qendra kulturore “Katina Papa” deri tek fundi i pjesës lindore të Livadhjasë.
- Shtrimi i 100 m rrugë në Kato Mahala, Livadhja.
- Riparimi i urës së madhe të Vrionit, Nj. Adm. Finiq.
- Riparimi i urës së Çaushit në Njësinë Administrative Aliko.
- Rikonstruksioni i qendrës kulturore të Dhrovjanit, Nj. Adm. Mesopotam.
- Sistemimi dhe shtrimi me beton i 270 m linear rrugë në fshatin malor Livinë, Nj. Adm. Mesopotam.
- Rehabilitimi i plotë i sheshit të Fanarit në fshatin Dritas, Nj. Adm. Aliko.
- Rehabilitimi i një pjese të rrugës së fshatit Neohor, Nj. Adm. Aliko.
- Riparimi i rrjetit rrugor në fshatrat Grazhdan dhe Zminec, Nj. Adm. Livadhja.
- Rehabilitimi i rrugës së fshatit Vromero.
- Asfaltimi i rrugës dhe hapja e kanaleve kulluese në fshatin Tremul, Nj. Adm. Aliko.
- Zgjerimi i rrugës nga Mesopotami në Vrilati-Kostas, e cila pothuajse dyfishohet në gjerësi.
Burimi: https://www.facebook.com/foinikaion
Premtimet pjesërisht të arritura (në proçes)
- Drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e Qendrës Sociale Ditore të grupeve në nevojë, në Bashkinë Finiq.
- Vazhdojnë me ritme të shpejta punimet për ujësjellësin e 13 fshatrave në Bashkinë e Finiqit.
- Vijon puna për përmirësimin e rrugëve të brendshme të Dërmishit, Nj. Adm. Dhivër.