Luiza Mandi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Libohovë

Foto e Anonim
Luiza Mandi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Libohovë

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të zj. Luiza Mandi, Kryetare e Bashkisë Libohovë

(2015)

INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE

1. Do të ndërhyet në rrjetin e amortizuar të ujësjellësit në territorin e bashkisë për të përmirësuar furnizimin me ujë të pijshëm;

2. Do të vihet në funksion autoambulanca;

3. Do të zgjidhet problemi i mugesës së ujit të pijshëm në lagjet "Marinë" dhe "Kalista";

4. Do të vendoset ndriçimi rrugor në rrugët e lagjeve "Marinë" dhe "Kalista";

5. Do të rikonstruktohet rrruga Libohovë – Poliçan;

6. Do të rikonstruktohet pjesërisht Qendra Shëndetësore Libohovë;

7. Do të rikonstruktohet infrastruktura rrugore në fshtrat Suhë e Stegopul;

8. Do të rikonstruktohet rruga që të çon në Labovën e Kryqit dhe Labovën e Sipërme;

9. Do të rikonstruktohet infrastruktura rrugore në Bulo;

10. Do të rikonstruktohet rruga Drino – Fushë Nepravisht;

11. Do të rikonstruktohet godina e Ambulancës Nepravisht e Poshtëm;

12. Do të rikonstruktohet rruga që të çon në Zagorie;

13. Do të rikonstruktohet rruga që të çon në fshatin Nderan;

14. Do të rikonstruktohet rruga për në fshatin Lliar.

ARSIM/KULTURË/SPORT

1. Do të krijohet një buxhet i caktuar çdo vit për sportin që do të përdoret për ndërtimin e palestrave, terreneve sportive, duke i hapur kështu rrugën edhe krijimitë të klubeve;

2. Do të rikonstruktohet Kalaja e Libohovës;

3. Do të rikonstruktohet shtëpia e Avni Rustemit.

MJEDIS/TURIZËM

1. Do të ndërtohet një landfill që do të trajtojë mbetjet urbane të të gjithë zonës në luginën e Drinos;

2. Do të synohet zhvillimi i turizmit i cili krijon të ardhura për banorët e kësaj zone;

3. Do të kryhet kthimi në identitet dhe shfrytëzimi i të gjitha pasurive të trashëguara kulturore dhe monumentale;

4. Do të synohet që Zagoria të kthehet në një destinacion turisti.

BUJQËSI

1. Do të rikonstruktohen kanalet vaditëse në territorin e bashkisë;

2. Do të ngrihet e një qendër grumbullimi dhe përpunimi të bimëve medicinale në territorin e bashkisë;

3. Do të investohet për zhvillimin e bujqësisë në Bulo.

TRANSPARENCA

1. Në çdo fshat do të ngrihet pleqësia, të cilët do të diskutojnë gjithçka që i shqetëson, të gjitha këto dëgjesa do të trajtohen nga një grup këshillimor dhe pasi të përfundojë drafti për secilën çështje do prezantohet në një auditor më të gjerë dhe në këshillin bashkiak.

SHËRBIMET SOCIALE

1. Do të ngrihet një qendër ditore për të moshuarit në territorin e bashkisë;

2. Do të mbështeten iniciativat e grave dhe vajzave në krijimin e bizneseve sociale dhe atë familjar.

EKONOMI DHE PUNËSIM

1. Do Të hartohen programe të veçantë në ndihmë të emigrantëve që duan të investojnë në vendlindje, për të sjellë përvojën e tyre profesionale dhe eksperiencën për zhvillimin e sipërmarrjeve të reja edhe në Libohovë, për krijimin e vendeve të reja të punës;

2. Do të krijohen vende të reja të punës të cilat mbështeten në shfrytëzimin e resurseve të zonës si dhe tërheqjen e donatorëve përmes projekteve ambicioze.

Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Libohov%C3%AB-premtimet.pdf

 

(Qershor 2019)

1. Më shumë investime për 4-vjeçarin e ardhshëm;

2. Investim për ujësjellësin;

3. Investim për rrugën e Zagorisë.

Burimi: http://ata.gov.al/2019/06/23/mandi-investimet-e-4-viteve-te-fundit-kane-ndryshuar-faqen-e-libohoves/


Premtimet e arritura

  1. Rikonstruksini i dyshemesë së urës me konstruksion metalik për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësoreve drejt rrugës nacionale.
  2. Sistemimi i kanaleve të ujërave të zeza në fshatin Bulo, Nj. Adm. Qendër Libohovë.
  3. Rikonstruksioni i shkollës “Avni Rustemi” në qytetin e Libohovës.
  4. Shtrimi me asfalt i rrugës pranë lagjes “Hoxhallarë” në Libohovë.
  5. Rikonstruksioni i rrugës dhe i kishës në fshatin Labovë e Kryqit, Nj. Adm. Qendër Libohovë.
  6. Rikonstruksioni i plotë i rrugës së fshatit Bulo, Nj. Adm. Qendër Libohovë.
  7. Restaurimi i kishës së Shën Apostujve, në fshatin Hoshtevë, Nj. Adm. Zagorie.
  8. Rehabilitimi i rrugës së Fushë-Nepravishtës.
  9. Pastrimi i kanaleve vaditëse në fushën e Drinos.
  10. Rehabilitimi i kanalit vaditës që merr ujë nga liqeni i Doftisë i shërben 1 mijë ha toke bujqësore në fushën e Libohovës dhe Dropullit.
  11. Rikonstruksioni dhe transformimi i qendrës së Libohovës.
  12. Restaurimi dhe rehabilitimi i Shtëpisë Muze të Avni Rustemit në Libohovë. 
  13. Rikonstruksioni i Urës së Nivanit në Zagorie.
  14. Përfundimi i shtrimit të lotit të parë të segmentit rrugor që nis nga Kthesa e Libohovës. 

Premtime pjesërisht të arritura (në proces)

  1. Vijojnë punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit në Libohovë, i cili do të sigurojë ujë të pijshëm 24 orë për banorët.

Burimi: https://www.facebook.com/BashkiaLibohove.AL