Majlinda Bufi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Roskovec
Znj. Majlinda Bufi ka lindur në vitin 1972 në Roskovec të Fierit.
Ajo u diplomua për inxhinieri ndërtimi në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1995, ndërsa në vitin 2005 përfundoi studimet edhe për Politikë Agrare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Gjatë viteve 1995-2010, Bufi ka punuar si përgjegjëse e zyrës së urbanistikës pranë Bashkisë Roskovec dhe më pas si menaxhere e supervizionit dhe kontrollit pranë IC Contracting në Tiranë, si dhe administratore e kompanisë së themeluar prej saj “Megal Center” në Fier.
Znj. Bufi është përfshirë që herët në politikën lokale. Prej vitit 1995 ka qenë aktive në strukturat e Partisë Socialiste dhe prej vitit 2005 është kryetare e degës së Partisë Socialiste në Roskovec, anëtare e Asamblese Kombëtare të PS, si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Roskovec dhe në Fier.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, znj. Bufi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, por e la në mes mandatin për të drejtuar bashkinë e Roskovecit.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të zj. Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec
(2015)
INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE
1. Do të hartohet Plani Rregullues Urbanistik;
2. Do të kryhet rikonstruksion i plotë i rrugëve në lagje, duke përfshirë trotuarë, ndriçim dhe gjelbërim:
· lagjia e Re;
· lagjia nr. 1;
· lagjia e ish-komunales;
· lagjia e ish-baxhos;
· lagjia e ish zyrave të koopertivës;
· lagjia e spitalit;
· lagjia e ish furrës së bukës;
· lagjia e re e vreshtit;
· lagjia e Ofiçinës së re;
· ish tregu i gjësë së gjallë.
3. Do të ndërtohet rrjeti plotë i kanalizimit të ujërave të zeza, në të gjitha lagjet e qytetit, duke synuar dhe ndërtimin e inpiantit të trajtimit të ujërave të zeza dhe teknologjike;
4. Do të krijohen hapësira të gjelbëra në qytet, si lulishte, ambiente çlodhëse dhe argëtuese në çdo lagje;
5. Do të përmirësohet shërbimi shëndetësor në çdo njësi të banuar, përmes rikonstruksionit të infrastrukturës ndërtimore dhe plotësimit me pajisjet e duhuara shëndetësore;
6. Do të pajiset me infrastrukturë moderne materniteti;
7. Do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në bashki;
8. Do të ndërtohet qendra e qytetit me parametra bashkëkohorë;
9. Do të kryhet rikonstruksion i rrugëve në lagje në Jagodinë;
10. Do të kryhet rikonstruksion i plotë i rrugës kryesore në Jagodinë duke përfshirë trotuare, ndriçim dhe gjelbërim;
11. Brenda 300 ditëve të para të mandatit do të kryhet rikonstruksioni i plotë të rrugës në lagje në Ngjeqan;
12. Do të kryhet rikonstruksion i plotë i rrugës së Kurjanit duke përfshirë ndriçim, gjelbërim dhe trotuare (gjatësia 3km dhe gjerësia 5m);
13. Do të kryhet rikonstruksion i plotë i ambulancës në Kurjan;
14. Do të realizohet me parametra dhe standarte bashkëkohore rruga e fshatit Vlosh;
15. Do të realizohet stacioni i pompimit për ujitjen e tokave në Metush, Hoxhe dhe Sakaj, Suk1;
16. Do të rikonstrukohen rrugët e lagjeve në fshatin Stumë;
17. Do të kryhet rikonstruksion i ambulancës në Arapaj;
18. Do të kryhet rikonstruksion i rrugëve të lagjeve në Arapaj, duke përfshirë trotuare, ndriçim dhe gjelbërim;
19. Do të kryhet rikonstruksion i rrugëve në lagjet në Suk 1 duke përfshirë trotuare, ndriçim dhe gjelbërim;
20. Do të kryhet rikonstruksion i rrugëve në lagje në Suk 2, duke përfshirë trotuare, ndriçim dhe gjelbërim;
21. Do të kryhet rikonstruksion i rrugës Suk 2 - Arapaj - Samaticë sipas standarteve dhe plotësimi me elemetët e gjelbërimit, trotuarit dhe ndriçimit;
22. Do të kryhet rikonstruksion i rrugës Suk 1 - Arapaj - Samaticë sipas standarteve dhe plotësimi me elemetët e gjelbërimit, trotuarit dhe ndriçimit.
ARSIM/KULTURË/SPORT
1. Do të kthehet në taditë organizimi i kampionateve sportive midis shkollave;
2. Do të riaktivizohet grupi zinxhir i të rinjëve në kultura të ndryshme sportive;
3. Do të kryhet rikonstruksion i shkollës në Jagodinë;
4. Do të kryhen ambiente të reja sportive në shkollën e Kurjanit;
5. Do të kryhet rrethimi i territorit të shkollës së Kurjanit;
6. Do të kryhet rikonstruksion i shkollës në Arapaj;
7. Do të kryhet rikonstruksion i terreneve sportive të shkollës në fshatin Suk 2;
8. Do të kryhet rikonstruksion i shkollës në Strumë, brenda 300 ditëve të para të mandatit;
9. Do të kryhet sistemimi i rrethimit të jashtëm të shkollës Suk 2;
10. Do të kryhet rikonstruksion i plotë i kishës në fshtin Strumë;
MJEDIS/TURIZËM
1. Do të përmirësohet shërbimi i pastrimit në çdo lagje, duke filluar me ndarjen e mbetjeve në burim sipas kategorisë dhe llojit të tyre, si dhe ndërtimi në prespektivë e një qendre të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve bashkëkohore;
BUJQËSI
1. Do të zgjidhet problemi i tokave bujqësore;
2. Do të krijohet infrastrukturë e përshtatshme për bujqësinë;
TRANSPARENCA
1. Do të ndërtohet një zyrë informacioni në bashki;
2. Do të vendoset një dialog komunikimi, në funksion të çdo vendimmarrje të rëndësishme publike, ndërmjet Këshillit Bashkiak, administratës dhe grupeve të interesit;
SHËRBIMET SOCIALE
1. Do të ndërtohet një qendër komunitare për të rinjtë, gratë, të moshuar, grupeve vulnerabël etj.
EKONOMI DHE PUNËSIM
1. Do të krijohen politika lehtësuese për bizneset dhe kompanitë që ushtrojnë aktivitetin në bashki me qëllim punësimin e banorëve vendas;
2. Do të ketë mbështetje për të rinjë e diplomuar për tu punësuar në administratën e bashkisë;
Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Roskovec-premtimet.pdf
(Qershor 2019)
1. Vazhdimi i punës për përmirësimin e jetës në komunitetin tonë;
2. Përmirësimi i shërbimeve;
3. Përmbushja e nevojave tona të përditshme për një administrim më të mirë të të gjithë punëve në shtëpinë tonë të përbashkët.
Burimi: http://ata.gov.al/2019/06/26/bufi-kerkon-besimin-e-qytetareve-per-me-shume-pune-publike-ne-roskovec/
Premtimet e arritura
- Pastrimi i kanaleve kulluese në fshatin Vidhisht, Njësia Administrative Kuman.
- Asfaltimi i rrugës së Marinëz – Roskovec me gjatësi 2.2 km.
- Rehabilitimi i rrugës dytësore Roskovec – Vidhishtë.
- Rehabilitimi i kanalit të devijuar dhe i rrugës së Liqenit të Kurjanit.
- Kënd i ri lojërash për fëmijët në qendër të qytetit të Roskovecit.
- Rikualifikimi urban i bllokut nr. 2 në qytetin e Roskovecit.
- Ndërtimi i murit mbajtës në Ngjeqar, Njësia Administrative Kurjan.
- Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në fshatrat Marinëz dhe Kuman, Nj. Adm. Kuman.
- Vendosja e një stacioni pompimi dhe pastrimi i kanaleve ujitëse në lagjen “Drizë, fshati Vidhisht, Nj. Adm. Kuman.
- Rehabilitimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjen “Pirranjakë”, Roskovec.
- Mbjellja e 300 pemëve të reja në hapësirën e stacionit të pompimit në fshatin Suk 1.
- Rikualifikimi urban i lagjes tek Spitali, rruga e Kodrës. Ndërhyrja konsistoi në:
- kanalizimet e ujrave të bardha- KUB;
- shtresat asafaltike;
- trotuar;
- hapësira publike;
- ndriçimi.
- Rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme “Adem Vrapi”.
- Rehabilitimi i qendrës së fshatit Strum, Nj. Adm. Strum.
- Rehabilitimi i bllokut nr.2 në Roskovec.
- Ndërtimi i trotuarit në segmentin rrugor nga rrethrrotullimi “Vajza Myzeqare” deri në Marinëz.
- Rikonstruksioni i plotë i shkollave “Zylyftar Veleshnja” në fshatin Velmish dhe “Aqjet Toska” në fshatin Suk 2, Nj. Adm. Strum.
- Rehabilitimi i hapësirave dhe fasadave të pallateve në qendër të qytetit të Roskovecit.
- Asfaltimi i rrugës së fshatit Luar, Nj. Adm. Kuman.
- Rehabilitimi i ambienteve të kopshtit pa drekë në qytetin e Roskovecit.
- Rehabilitimi i plotë i kanaleve kulluese K34 dhe vaditëse V39, të cilat i shërbejnë fshatrave Suk 1 dhe Suk 2, Nj. Adm. Strum.
- Rehabilitimi i segmentit rrugor në lagjen e komunitetit Rom, pranë liqenit të Kurjanit.
- Asfaltimi i bulevardit kryesor të Roskovecit.
- Ambiente sportive të reja (të jashtme dhe të brendshme) për shkollën “Alush Grepcka” në Roskovec.
- Rikonstruksioni i rrugës lidhëse për tek ujëmbledhësi Kurjan, Nj. Adm. Kurjan.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i kanalit vaditës V7 në fshatin Vidhisht, si dhe i kanalit kullues në fshatin Marinëz, Nj. Adm. Kuman.
- Rehabilitimi i plotë i rrugës nr. 3, në fshatin Velmish, Nj. Adm. Strum.
- Kënd i ri lojërash në qendër të qytetit të Roskovecit.
- Puse dhe linja të reja të shpërndarjes së ujit të pijshëm për fshatrat e Njësisë Administrative Strum.
- Rehabilitimi i segmentit rrugor Vidhisht – Luar, Nj. Adm. Kuman.
Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)
- Ka nisur rikonstruksioni i rrugës "Hysni Toska", në fshatin Luar, Nj. Adm. Kuman.
- Filloi rikonstruksioni i rrugës së “Kaminës” tek (Hoxhenjtë), fshati Suk 1, i cili përfshin:
- Sistemim;
- Mbushje me cakull;
- Shtresë stabilizanti +ngjeshje;
- Shtresë me rërë bituminoze.
- Ka nisur puna për rikualifikimin (asfaltim, trotuar, ndriçim) e rrugës së shkollës "Alush Grepcka" dhe ndërtimi i parkut me pisha.
- Nisi rikonstruksioni i rrugës së “Koperativës”. Rikonstruksioni i këtij segmenti përfshin: gërmime dheu në rrugë, prishje të mureve ekzistuese dhe shtresë asfaltbetoni.
- Vazhdon puna për ndërtimin e ujësjellësit në Roskovec dhe Jagodinë. Ndërtimi i ujësjellësit parashikon:
- Përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së ujit;
- Ndërtimin e dy puseve të reja;
- Riparimin e depove të ujit;
- Riparimin e dy stacioneve të pompava të ujit;
- Ndërtimin e dy stacioneve të reja;
- Vendosjen e matësave të rinj për ujin për çdo abonent.