Majlinda Cara - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kurbin
Znj. Majlinda Cara, e datëlindjes 17 Janar 1983, është e martuar dhe ka dy vajza.
Znj. Cara ka përfunduar arsimin e lartë në Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër, Fakulteti i Shkencave Shoqërore si dhe Master profesional në Manaxhim Arsimi. Gjithashtu ajo zotëron diplomë "Master i Shkencave në E Drejtë Penale" dhe ka kryer kualifikime të ndryshme në fushën e arsimit dhe administrimit publik.
Znj. Cara ka qenë pjesë e organizimeve të ndryshme sociale me fokus kryesor gruan dhe fuqizimin e rolit te saj në vendimmarrje.
Eksperienca në punë fillon me mësimdhënien në shkollat e qytetit te Laçit, për të vazhduar më tej në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Kurbin. Gjatë periudhës 2014-2019, znj. Cara ka drejtuar Zyrën Arsimore Kurbin.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të zj. Majlinda Cara, Kryetare e Bashkisë Kurbin
1. Rilindja urbane do shtrihet edhe në njësitë Mamurras, Milot, Fushë Kuqan;
2. Në invesitmet emergjente përfshij rehabilitimin e përroit të kanailit që përshkon gjithë qytetin e Laçit;
3. Investim emergjent në ndihmë të komunitetit është rehabilitimi ujësjellësit;
4. Lidhur me bujqësinë, do të bëjmë ndërhyrje emergjente për pastrimin e të gjitha kanaleve kulluese dhe hapjen e kanaleve të reja vaditëse në mënyrë që banorët ta kenë më të lehtë zhvillimin e bujqësisë.
Burimi: https://shqiptarja.com/lajm/kryebashkiakja-e-pare-e-kurbinit-majlinda-cara-do-provoj-se-grate-munden