Majlinda Qilimi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Delvinë

Foto e Anonim
Majlinda Qilimi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Delvinë

Majlinda Qilimi ka lindur në Delvinë, më 10 Maj 1971.

Ka ndjekur studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit “Eqrem Çabej” , në degën Gjuhë - Letërsi.

Është kualifikuar në vitin 2005 me titullin “Mësues Specialist” si dhe në vitin 2010 me titullin “Mësues i Kualifikuar”. Ka njës sërë eksperiacash si mësuese e lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në disa shkolla 9 –vjeçare.

Ka kryer një sërë trajnimesh mbi mësimdhënien e diferencuar, zgjidhjen e konflikteve ndërmjet nxënësve në shkollë, planifikimin e orëve të lira në shkollë etj.

Është përfshirë gjithashtu në aktivitete shoqërore dhe politike në rrethin e Delvinës. Është anëtare e Partisë Socialiste Delvinë si dhe Anëtare e Forumit të Gruas Socialiste në Delvinë.

CV: 

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të zj. Majlinda Qilimi, Kryetare e Bashkisë Delvinë

1. Rivitalizimi i qendrës duke shtuar hapësira të gjelbra, duke vendosur më shumë stola dhe kënde për fëmijë por edhe duke e kthyer atë në shërbim të biznesit. Më pas do të shtrihemi në të gjitha rrugët e qytetit dhe te ato që lidhin fshatin me qytetin;

2. Ristrukturimi i muzeut do t’i shërbejë turizmit në zonë, duke u ndërthurur edhe me resurset natyrore që zona jonë ka;

3. Ngritja e një qendre sociale të përkujdesjes për shtresat dhe komunitetet më në nevojë të Delvinës.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/28/projektet-zhvillimore-per-delvinen-kandidatja-socialiste-nga-rijetezimi-i-komuniteteve-te-ngritja-e-muzeut-historik/


Premtimet e arritura

  1. Sistemimi i sheshit në rrugën “Javer Malo”, sistemimi i ujërave të zeza dhe krijimi i një hapësire rekreative në këtë shesh.
  2. Pastrimi i kolektoreve në tokat bujqësore Rusan dhe Bamatat.
  3. Rikonstruksioni i godinës së Muzeut Historik të qytetit të Delvinës.
  4. Rehabilitimi i aksit rrugor Kardhiq – Delvinë.
  5. Rehabilitimi i rrugëve rurale në fshatin Varfaj.
  6. Shtrimi i 12 km rrjet i ri dhe linjë kryesore prej rreth 1,5 km që siguron ujë të pijshëm 24 orë për banorët e Delvinës.
  7. Hapja e tunelit të Skërficës në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq.
  8. Hapja e Urës së Gurrës dhe asfaltimi i rrugës nga kjo urë deri në Fushë Vërri.
  9. Shpërndarja e 50 koshave të rinj për mbeturina në Bashkinë Delvinë dhe fshatrat përreth.
  10. Rehabilitimi i rrugës tejet të amortizuar në fshatin Kalasë.
  11. Pastrimi i kanalit kullues në fshatin Isak.
  12. Pastrimi i një prej kolektoreve kryesorë, në funksion të kullimit të dy blloqeve me sipërfaqe prej 80 hektarësh në tokat e fshatit Bamatat.
  13. Mirëmbajtja dhe shtimi i hapësirave të gjelbra në qytetin e Delvinës.
  14. Pastrimi i qendrës dhe rrugës kryesore të fshatit Rusan.
  15. Pastrimi dhe rehabilitimi i lagjes “9 Tetori” në Kasapaj.
  16. Pastrimi dhe rehabilitimi i lagjes "Lejla Malo" në Mukes.
  17. Rehabilitimi dhe rikthimi në funksionalitet i kanalit furnizues të Palavlisë.
  18. Rehabilitimi i rrugës hyrëse në fshatin Vergo, Njësia Administrative Vergo.
  19. Pastrimi i rrugës së Xhermëhallës dhe rregullimi i trotuareve të dëmtuara në qytet.
  20. Rehabilitimi i rrugës Shijan – Finiq.
  21. Pastrimi i mbeturinave në rrugën Delvinë – Stjar.
  22. Gërmim, mbushje dhe nivelim i rrugës Delvinë – Manastiri i Kamenës.

Premtimet pjesërisht të arritura (në proçes)

  1. Vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në fshatin Stjar, në territorin e quajtur "Lagjja e Çarçanëve.
  2. Vijon puna për pastrimin e kanaleve anësore dhe rehabilitimin e rrugëve dytësore në fshatin Rusan.
  3. Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të qytetit Delvinë. Aktualisht po punohet në rrugën"Rruga e Zejtarëve" për të vazhduar më tej me sistemimin e rrugës "Gaqo Lula" dhe "Daut Barimi".

Burimi: https://www.facebook.com/BashkiaDelvine.gov.al