Pali Kolefski - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Pustec

Foto e Anonim
Pali Kolefski - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Pustec

Z. Pali Kolefski ka lindur në Pustec por jeton në Korçë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Është ekonomist i diplomuar dhe punoi më parë në zyrat e doganave në Korçë

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Pali Kolefski, Kryetari i Bashkisë Pustec

  1. Furnizimi me ujë të pijshëm;
  2. Largimi i mbeturinave;
  3. Ndërtimi i infrastrukturës moderne dhe kanalizimeve;
  4. Do të japim mbështetje për arsimin, ndihmë për fëmijët në nevojë, kabinete dhe laboratorë në shkolla;
  5. Do të ndërtojmë objekte sportive, terrene për lojëra të fëmijëve që mungojnë;
  6. Transparencë të plotë në shpenzimet e burimeve financiare të bashkisë;
  7. Çdo qytetar duhet të jetë në gjendje të marrë përgjigje të shpejtë. Kryetari i bashkisë është i qytetarëve dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet;
  8. Qytetarët duhet të njihen me të gjitha projektet dhe të japin sugjerimet e tyre;
  9. Objektivi jonë do të jetë puna dhe tërheqja e investimeve vendase dhe të huaja.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/16/pustec-kolefski-ta-kthejme-bashkine-me-te-suksesshme-ne-shqiperi/


Premtimet e arritura

  1. Pastrimi dhe instalimi i pompës së re në fshatin Tuminec, e cila ka kapacitete të furnizojë fshatin 24 orë me ujë të pijshëm.
  2. Pastrimi i rezervuarëve në fshatin Leska, të cilat do i shërbejnë fermerëve të zonës për vaditje.
  3. Instalimi i 40 ndriçuesve rrugorë LED në fshatin Pustec.
  4. Pastrimi i plazheve publike të Bashkisë Pustec.
  5. Pastrimi i kanaleve të 2-ta dhe të 3-ta në Bashkinë Pustec.
  6. Rikonstruksioni me parametra bashkëkohore i Shkollës së Mesme të Bashkuar Pustec.
  7. Pastrimi i mbetjeve në fshatin Zaroshkë dhe në fshatrat e tjera të Bashkisë Pustec.
  8. Pasurim me 300 mijë rasate krapi në liqenin e Prespës.
  9. Pastrimi i kanaleve në fshatin Goricë e Vogël.
  10. Pastrimi i gropave septike në fshatin Pustec dhe Zaroshkë nëpërmjet makinave me vakum-thithje.
  11. Rikonstruksioni i fushës së futbollit në fshatin Goricë e Vogël.
  12. Rehabilitimi i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm, përmirësimi i rrjetit të energjisë elektrike, ndriçimit rrugor dhe sistemimi i një pjese të rrugës në fshatin Cerje.
  13. Rikonstruksioni i mureve mbajtës në hyrje të fshatit Goricë e Madhe. Gjithashtu sistemimi i urës dhe murit mbajtës tek përroi në qendër të këtij fshati.
  14. Rikonstruksioni i murit mbajtës në hyrje të fshatit Kallamas, si dhe sistemimi i sheshit të këtij fshati.
  15. Rikonstruksioni i murit mbajtës në qendër të fshatit Pustec.
  16. Rikonstruksioni i murit mbajtës para godinës së Bashkisë Pustec.

Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)

  1. Vazhdojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Bashkinë Pustec. Ky ujësjellës do të zgjidh problemet e furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë territorin e Bashkisë Pustec.

Burimi - Bashkia Pustec - Општина Пустец: https://www.facebook.com/Bashkia-Pustec-%D0%9E%D0%BF%D1%88%D1%82%D0%B8%D0%BD%D0%B0-%D0%9F%D1%83%D1%81%D1%82%D0%B5%D1%86-106780144046499