Rahim Spahiu - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Dibër

Foto e Anonim
Rahim Spahiu - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Dibër

Rahim Spahiu ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, ndërsa prej vitesh ai ka punuar si drejtor i një banke të rëndësishme në vend.
Ka hapur dhe drejtuar disa degë të kësaj banke në Tiranë. Spahiu është me origjinë nga Dibra dhe banon në Tiranë.

Deri në vitet 2000 ai ka punuar në një bankë private në qytetin e Peshkopisë dhe ka pasur njohje e marrëdhënie mjaft të mira me banorët e kësaj zone.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Rahim Spahiu, Kryetari i Bashkisë Dibër

1. Rikonstruksioni i plotë i qendrës rekreative për moshën e tretë dhe hartimi i planeve specifike të cilat do përmirësojnë jetesën aty;

2. Do të realizojmë rikonstruksionin e argjinaturës së liqenit të Gramës, në mënyrë që furnizimi me ujin vaditës për banorët e fshatrave që mbulon ky burim të mos ndërpritet;

3. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e kanaleve vaditëse, për të përballuar më së miri vaditjen e tokave bujqësore;

4. Furnizimi me ujë të pijshëm në çdo shtëpi në fshatrat ku mungon;

5. Asfaltimi i rrugëve në brendësi të fshatrave për Njësinë Administrative Kastriot.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/16/diber-imeraj-do-te-vazhdojme-me-tej-me-pro...