Rajmonda Balilaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Patos

Foto e Anonim
Rajmonda Balilaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Patos

Znj.Rajmonda Balilaj u lind në Fier, më 26 Maj 1963. Ajo është e martuar me Z.Mersin Balilaj dhe është nënë e tre fëmijëve, Fioralbës, Lorit dhe Gersit.

Znj.Balilaj, në Korrik 2012 ka kryer studimet Master  në Administrim Publik, pranë Universitetit Mesdhetar të Tiranës dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit Ekonomik, dega Financë, Universiteti I Tiranës.

Ka hyrë në politikë në vitin 2000, dhe në vitin 2007 për zgjedhjet e Pushtetit Vendor ka qenë e propozuar brenda subjektit të Partisë Socialiste si kandidate për Kryetare të Bashkisë Patos. Njëkohësisht Znj.Balilaj është Anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Prej vitit 2011 znj.Balilaj eshte Kryetare e Bashkise Patos.

Znj.Balilaj është specializuar për standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të Kontabilistit, në Menaxhim Burimesh

Njerëzore dhe Hartim e Menaxhim Projektesh. Eshtë pjesë e Platformës Kombëtare për rritjen dhe fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje.

Znj. Balilaj zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të zj. Rajmonda Balilaj, Kryetare e Bashkisë Patos (Qershor 2019)

1. Në mënyrë të veçantë do të punohet në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm të gjithë territorit;

2. Ndërtimi i qendrave urbane të njësive administrative do të jetë shumë shpejt i prekshëm;


Premtimet e arritura

  1. Kanë përfunduar punimet në një nga qendrat më të mëdha multifunksionale të zonës, ku shumë shpejt, mijëra banorë të Sheqishtes dhe gjithë Njësisë Administrative Zharrëz do të kenë fare pranë banesave të tyre një:
    1. Qendër Shëndetësore tërësisht të re;
    2. Kopsht;
    3. Qendër Multifunksionale;
  2. Rikonstruksioni i shkollës "Mustafa Matohiti", e cila është transformuar me një infrastrukturë moderne.
  3. Ndërhyrje dhe rehabilitim i trotuarit në rrugën "Dhori Tanaka”.
  4. Ndërtimi i një qendre rurale në fshatin Siqecë, e cila do t'i shërbejë banorëve të fshatit për të pushuar e për të pritur vizitorë, duke u shndërruar kështu edhe në një pikë referimi për zonën.
  5. Rehabilitimi i kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Zharrëz, në Verbas dhe Frashër, duke i ardhur në ndihmë fermerëve të zonës për mirëmbajtjen e tokave të tyre.
  6. Përmirësimi i rrjetit elektrik në Zharëz, me llapa LED dhe panele të reja. Kjo ndërhyrje do të përmirësojë cilësinë e ndriçimit dhe do të reduktojë 1/3 e kostos së shpenzimeve për energji elektrike.
  7. Zëvendësimi i pajisjeve elektrike dhe rikonstruksioni i linjës elektrike pranë stacionit të Policisë në Patos.
  8. "Fushata e Gjelbër". Shtimi dhe përmirësimi i hapësirave të gjelbëruara në çdo cep ku ka hapësira publike.
  9. Shtylla të reja ndriçimi në qendër të qytetit të Patosit për të mundësuar ndriçim më cilësor.
  10. Pastrimi i 1400 m kanal i parë kullues në Sheqishte. Kjo vjen në ndihmë të fermerëve duke kulluar rreth 120 ha tokë.
  11. Shtrimi me asfalt-beton i segmentit rrugor Belinë-Jagodinë (760 m gjatësi dhe 3 m gjerësi), duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së 150 banorëve të Belinës dhe duke krijuar lehtësira për fermerët e zonës dhe punonjësve të naftës. Kjo është ndërhyrja më e madhe infrastrukturore e viteve të fundit.
  12. Rikonstruksioni i rrugës Këneta e Mitros në Njësinë Administrative Zharrëz.
  13. Fermerët e Frashërit, Zharrëzës dhe Sheqishtes mund ti aksesojnë më lehtë parcelat e tyre, pasi janë vendosur 114/185 tuba/ura nga Ndërmarrja e Mirëmbjatjes Urbane.
  14. Pastrimi i sipërfaqeve pyjore nga shkurret në Bashkinë Patos.
  15. Ndërhyrje në segmentin Ruzhdie – Gjinoqarë, Njësia Administrative Ruzhdie.
  16. Rehabilitimi i rrugëve dytësore dhe kanaleve mes parcelave bujqësore në Zharëz.
  17. Rehabilitimi i kanalit në lagjen e poshtme tek "29 Marsi".
  18. Zgjatja e kolektorit ekzistues në Grizë Gropallarë me një kolektor 1200 mm për disiplinimin e KUZ-së.
  19. Rehabilitimi i shkollës "Sotir Kola" në Belinë.
  20. Ndërtimi i një rrjeti të ri kanalizimesh për ujërat e zeza në Rrerës.
  21. Hapja e trasesë së plotë të rrugës që lidh fshatrat Gjinoqarë-Drenie dhe shtrimi i saj me materiale inerte si edhe hapja e kanalizimeve.
  22. Rikonstruksioni tërësor i shkollës “Meleq Gostnishti” në Patos.
  23. Rikonstruksioni i rrugës "Koli Marku", segment që përshkon lagjen "1 Maj" dhe lagjen "Naftëtari.
  24. Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore “Thoma Rrudha”.

Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)

  1. Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore në Zharrëz si dhe ambulancës në Kuqar.
  2. Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës së varrezave, e cila i vjen në ndihmë banorëve të lagjes “Dukas” dhe gjithë qytetarëve që aksesojnë këtë segment.
  3. Në lagjen e re po punohet në mënyrë intesive për rijetëzimin e hapësirës publike, e cila do të sjellë një dimension të ri zhvillimi pranë qendrës së qytetit. Projekti që po merr jetë është rikonceptuar në hapësirë tërësisht funksionale për:
  • Parkim;
  • Lulishte;
  • Ambjente shlodhëse.
  1. Ka nisur puna për shtrimin e rrugëve të brendshme në Dukas dhe Verbas, ku ka përfunduar faza e parë dhe do të vijojë më tej shtrimi me asfalto-beton.
  2. Ka nisur ndërhyrja infrastrukturore në Kasnicë, ku aktualisht më shumë se 2 km rrugë po rehabilitohen për tu niveluar, ndërsa kanalet anësore po pastrohen në thellësi duke i paraprirë shtrimit të gjithë segmentit të kësaj rruge.

Burimi: https://www.facebook.com/bashkiapatos