Rakip Suli - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kamëz
Rakip Suli lindi në Dibër, më 22 shtator 1965. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe studimet master për të “Drejtën Private dhe Biznes”.
Është themelues dhe ish-administrator i Shoqërisë Aurora Group Sh.p.k. Gjithashtu është bashkëthemelues i LID-së.
Z. Suli është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013 - 2019 dhe ka shërbyer si anëtar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz
1. Vëmendje imediate përgjatë qeverisjes lokale të bashkisë Kamëz, në këtë zonë, do të drejtohet menjëherë në përmirësimin imediat të infrastrukturës;
2. Ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve si një nevojë e madhe për fëmijët;
3. Do punohet dhe në projektimin dhe ndërtimin e hapësirave rekreative, këndeve të lojërave dhe mjediseve çlodhëse;
4. Pastrimi dhe trajtimi i mbetjeve për një jetesë kualitative dhe të shëndetshme.
Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/21/suli-permiresim-te-infrastruktures-ne-babrru-ne-4-vitet-e-ardhshme/