Rexhe Byberi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tropojë

Foto e Anonim
Rexhe Byberi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tropojë

Z. Rexhe Byberi lindi më 31 mars 1959 në fshatin Shoshan të Tropojës.

Pas shkollës së mesme ka punuar në ekonomitë bujqësore të zonës së tij dhe në SMT-në e qytetit Bajram Curri. Në fillimet e sistemit demokratik të vitit 1992 i cili ka në baze lirinë e individit ka punuar si ekonomist në Komunën deri në vitin 2000. Ne vitin 2000 kandidoi për Kryetar i Komunes Margegaj ku mori mbështetje masive.

Krahas punës se tij si ekonomist, është diplomuar për mësuesi Histori-Gjeografi si dhe për Drejtësi.

Ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme që i përkasin nomenklatures sociale që janë zhvilluar në Shqipëri por edhe në shtete të BE-së. Z. Byberi shërbeu si Kryetar i Komunës Margegaj nga viti 2000-2015.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Rexhe Byberi, Kryetari i Bashkisë Tropojë

1. Do të rriten investimet me qëllim që edhe tropojanëve tu kthehet shpresa;

2. Lagjia “Partizani” në qytetin Bajram Curri do të kthehet në një hapësirë atraktive me rrugica të asfaltuara, trotuare, kënde lodrash për fëmijë dhe gjelbërim. Bajram Curri do të jetë jo vetëm qyteti ku mund të jetohet normalisht por dhe një porte turistike model e Alpeve shqiptare.

3. Të parët në vëmendjen tonë do të jenë fëmijët;