Safet Gjici - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kukës
Z. Safet Gjici lindi në Kukës më 30 Prill 1972. Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Ka përfundur arsimin tetëvjeçar dhe atë të mesëm në vendlindje. Studimet e larta, në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari”, i ka kryer për fushën e policisë me arsimim, trajnim të plotë dhe të specializuar, si oficer policie.
Po ashtu, ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar për Drejtësi, në Fakultetin Juridik.
Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në fushën e biznesit.
Në vitin 2001, z. Gjici së bashku me një grup punonjësish me eksperiencë, formoi shoqërinë private të sigurisë “EuroGjici” Security, e cila në një kohë të shkurtër e shtriu fushën e vet të veprimtarisë në gjithë territrin e Shqipërisë, duke dhënë shembullin e një biznesi korrekt dhe profesional.
Në vitin 2007 themeloi Shoqërinë “Kevin Construksion” që operon në fushën e ndërtimit, rikonstruksion dhe infrastrukturë.
Z. Gjici zotëron dy gjuhë të huaja: Anglisht dhe Frengjisht.
Z.Gjici është finacues i disa institucioneve të kultit dhe kontribuesi kryesor i ndërtimit të stadiumit “Zeqir Ymeri”, ku në përfundim të punimeve pritet që shifra e investuar të shkojë afërsisht një milion e dyqind mijë euro. Dëshira për të parë Kukësin në Superligë dhe pasioni i tij për futbollin e kanë shtyrë që të sakrifikojë nga pasuria e familjes së tij për të ngritur një ekip elitar në futbollin shqiptar.
Z.Gjici është President i Futboll Klub Kukësit, prej tre vitesh. Nën drejtimin e tij, ekipi i Kukësit ka thyer rekord, ku ka arritur deri në turin e katërt të Europa League.
Z.Gjici, me aktivitetin e tij privat në fushën e sigurisë dhe ndërtimit është nderuar më shumë çmime, ndërkohë që për kontibutin e dhënë në fushën e futbollit qytetarët e Kukësit e kanë zgjedhur me shumicë votash, si “Personalitet i Vitit 2012”. Këshilli Bashkiak i Kukësit e ka shpallur me vota unanime “Qytetar Nderi” i Kukësit.
U emërua Prefekt i Qarkut Kukës më 27 Mars 2014.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Safet Gjici, Kryetari i Bashkisë Kukës
1. Përmirësimi i efiçiencës së përgjithshme të strukturave të qeverisjes vendore të Bashkisë Kukës dhe Njësive Administrative;
2. Forcimin e mirë-qeverisjes në bashkëpunim me qytetarët.
3. Përmirësimi i shërbimeve në të gjitha nivelet.
4. Do të aktivizohet “Shërbimi me një ndalesë” ku të gjithë qytetarët të marrin të gjitha shërbimet e kërkuara duke u paraqitur vetëm tek zyra në katin e parë.
5. Mirëmbajtja e rrugëve. Do sigurohet asfaltimi i të gjitha rrugëve që lidhin Njësitë Administrative, konkretisht:
- Njësia Administrative Surroj – Asfaltimi i rrugës Mamëz – Surroj;
- Njësia Administrative Grykë e Çajës – Asfaltimi i rrugës Ura e Lapave – Fshati Fshat;
- Njësia Administrative Kalis – Asfaltimi i rrugës Bushtricë – Kalis;
- Njësia administrative Zapod – Asfaltimi i rrugës Urë – Zapod;
- Njësia Administrative Topojan – Asfaltimi i rrugës kryesore – Shkolla Topojan;
- Njësia Administrative Ujmisht – Asfaltimi i rrugës kryesore – fshati Malqene;
- Njësia Administrative Tërthore – Asfaltimi i rrugës Autostradë – Bardhoc hyrje –dalje;
6. Rehabilitimi i rrugëve të fshatrave, konkretisht:
- Rruga Mustafaj;
- Rruga e brendshme Nangë;
- Rruga e Shtanës;
- Rruga Topojan – Brekijë;
- Rruga Borjes;
- Rruga Osmanaj – Mholaj;
- Rrugët Orgjost dhe Orçikël;
- Rruga e Qamit;
- Rruga Novosej – Kallabak;
- Rruga Fshat – Çajë;
7. Sistemimi i lagjeve të qytetit të Kukësit, konkretisht:
- Sistemimi i Lagjes nr. 6, (ndriçim, rrugë, fasada, lulishte);
- Sistemim-rehabilitim i lagjes nr. 4 dhe 5 (ndriçim, rrugë, trotuare, fasada, lulishte);
- Sistemim rehabilitm i lagjes nr.1 dhe 2 (ndriçim, rrugë, trotuare, fasada, lulishte);
- Sistemim rehabilitim i Gostilit (ndriçim, rrugë, trotuare, fasada, lulishte).
- Sistemim dhe rehabilitim i Lagjes së Re.
8. Sigurimi i strehimit dhe Shërbimit Social, konktetisht:
- Ndërtimi i një pallati për 100 familje të pastreha në qytet nga Enti i Banesave;
- Ndërtimi i 40 banesave në fshatra për familjet në nevojë;
- Mbështetja me kredi pa interes për shtëpi për 200 familje të reja;
- Rivititalizimi i dy objekteve të vjetra të zonës industriale dhe përdorimi për banim;
- Do të dyfishojmë vlerën e ndihmës ekonomike për çdo familje.
9. Ujitja dhe kullimi, konretisht:
- Rehabilitmi i kanaleve vaditëse ekzistuese në të gjithë fshatrat;
- Mbështetja me fonde për të gjithë Njësitë Administrative në mirëmbajtjen e
kanaleve vaditëse;
- Orientimi i donatorëve për të investuar në sektorin e vaditjes;
- Rritja me 300 hektarë e sipërfaqes së vaditur.
10. Për arsimin, konktetisht:
- Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare tek Lagjia e Re;
- Ndërtim i shkollës në Nimçe;
- Rikonstruksioni i shkollës “Avni Rustemi” dhe “B.Curri”;
- Rehabilitimi i objektit të Gjimnazit;
- Rehabilitimi i 10 kopshteve të edukimit parashkollor;
- Sistemimi i shkollave në Kolosjan, Nangë, Bicaj, Lusën, Malqene, Qinamakë;
- Rehabiltimi i shkollave në Bushat, Brekijë, Cernalevë, Bushtricë, Bardhoc, Kollovoz.
11. Për shëndetësinë, konktetisht:
- Ndërtimi i Spitalit të Ri rajonal;
- Rikontruksioni i objekteve brenda shërbimit spitalor;
- Ndërtimi i Qendrave shëndetësore në Qinamakë dhe Brekijë;
- Ndërtimi i ambulancave në Cernalevë, Kollovoz, Shtrezë;
- Pajisja me bazën e nevojshme materiale.
12. Për ujësjellës-kanalizimet, konkretisht:
- Rehabilitmi i kanaleve vaditëse ekzistuese në të gjithë fshatrat;
- Ndërhyrje në rrjetin kryesor të ujësjellësit dhe dyfishimi i orëve me ujë të pijshëm;
- Ndërtim Ujësjellësi në Gostil, Zall-Lusën, Qinamakë;
- Rikonstruksion ujësjellësi Kolsh –Mamëz;
- Ndërtim KUZ për Gostilin, Novosej dhe Breg Lumë;
- Ndërhyrje në kolektorin kryesor në qytet–Artizanat;
- Impianti i pastrimit të ujrave të zeza në tre vend-derdhjet;
- Orientimi i donatorëve për të investuar në sektorin e vaditjes;
- Rritja me 300 hektarë e sipërfaqes së vaditur.
13. Për bujqësinë dhe blegtorinë, konkretisht:
- Regjistrimi i pronësisë së tokës dhe dhënia e çertifikatës së pronësisë për 340 hektarë të zonës Shtrazës dhe Gostilit;
- Përfundimi i regjistrimit të tokave për Njësinë Administrative të Shtiqnit;
- Saktësimi dhe plotësimi i të gjitha kërkesave të familjeve që kërkojnë dokumentacion pronësie;
- Mbështetja për çdo vit e 100 agro-fermave me fonde, pajisje dhe inpute për bujqesinë;
- Ndërtimi i Objektit të Thertores për Bashkinë Kukës;
- Bashkëpunimi me AZHBR–në dhe stimulimi i fermerëve për rritjen e numrit të krerëve;
- Mbështetja e biznesit për ngritjen e një baxhoje qumështi;
- Organizimi i panaireve për promovimin dhe shitjen e produkteve vendase;
- Ngritja dhe forcimi i laboratorëve bujqësore dhe veterinarë.
14. Për kulturën dhe sportin, konkretisht:
- Krijimi i bibliotekës me autorë Kuksianë dhe mbështetja e tyre;
- Organizimi për çdo muaj i një aktiviteti kulturor nga Pallati i Kulturës;
- Ndërtimi i stadiumit të ri “Zeqir Ymeri” për futbollin dhe mbështetja e ekipit të Kukësit;
- Ndërtimi i fushës sportive për ekipet e moshave;
- Rikonstuksioni dhe mbulimi i stadiumit te lojrave me dorë;
- Bashkëpunimi me komunën e Prizërenit dhe Dragashit për festat dhe eventet;
- Mbështetja e ekipit të mundjes në të gjitha veprimtaritë.
15. Shërbimet e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve, konkretisht:
- Ndërtimi i një landfilli të ri rajonal me mbështetjen e donatorëve;
- Zgjerimi i shërbimit të pastrimit mbetjeve në të gjitha Njësitë Administrative;
- Nga 26 % e teritorit sot, pastrimi do të mbulojë 100 % të teritorit;
- Do shtohen tre makineri të reja dhe do të fillojë ndarja dhe riciklimi mbetjeve;
- Do të sistemohen dhe rehabilitohen varrezat e dëshmorëve;
- Do të zgjidhet çështja e pastrimit të liqenit përmes projekteve konkrete;
- Pastrimi i rrugëve nga bora gjatë dimrit, i cili do të bëhet deri në fshatrat më të largëta.
16. Për turizmin, konkretisht:
- Rruga që lidh Shishtavecin me Dragashin do të bëhët e lirë për lëvizje nga të gjithë turistët;
- Do të mbështetet programi i Qeverisë për sistemimin dhe zhvillimin e dy fshatrave turistik Shishtavec dhe Shtiqën;
- Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Shqiptare për ndërtimin dhe vënien në funksionim të aeroportit brenda dy vitesh;
- Muzeu do pajiset me artifakte dhe do bëhet funksional;
- Do mbështetet turizmi liqenor dhe ngritja e fermave të peshkimit duke punësuar rreth 150 veta;
- Do bashkëpunohet me FSHZH-në për asfaltimin e rrugës Kolosjan-Laku i Dardhës;
- Mbështetja e 30 bujtinave që do futen në shërbimin turistik;
- Brenda 3 viteve do mundesohet pelegrinazhi për turistët tek tunelet nëntokësore të Kukësit.
17. Për rritjen e punësimit, konkretisht:
- Mbështetja e grumbulluesve të bimëve mjeksore me tharëse dhe frigorifera;
- Mbështetja e fermerëve me inpute për punimin e tokës, frutikulturën, rritjen e numrit të krerëve dhe daljen në treg;
- Nxitja për ngritjen e 50 fermave të peshkimit dhe bisneseve që do merren me tregtimin e peshkut;
- Organizimi i artizanatit dhe mbështetja e grave artizane për të nxitur punësimin;
- Ndihmesa për krijimin e bisneseve të reja nga të rinjtë;
- Mbështetja e bisneseve që do merren me turizmin;
- Sjellja e dy fasonerive në Kukës dhe punësimi grave;
- Nxitja për punësimin e fermave në sektorin e bletarisë.
Burimi - http://safetgjici.al/platforma-elektorale-per-bashkine-kukes/
Premtimet e arritura
- Rehabilitimi i segmentit rrugor Mulliri i Novesej –Turaj, në Njësinë Administrative Topojan.
- Rehabilitimi i kanalit vaditës në fshatin Fshat, Njësia Administrative Grykë - Çajë.
- Rehabilitimi i kanaleve të ujërave tē bardha dhe të zeza në zonën e ish-kampit, ku përfitojnë 28 familje të kësaj lagjeje.
- Pastrimi i mbetjeve në fshatin Novesej, Njësia Administrative Shishtavec.
- Terren i ri sportiv në Njësinë Administrative Shishtavec.
- Shtrimi me asfalt i rrugëve të brendshme në fshatin Morinë, në Njësinë Administrative Tërthore.
- Sistemimi dhe rehabilitimi i rrugës së brendshme të fshatit Bushat, Njësia Administrative Bicaj.
- Rehabilitimi i rrugës dhe kanalizimeve të ujërave të zeza në rrugën hyrëse të Tregut.
- Shtrimi me asfalt i rrugëve të brendshme në fshatin Bardhoc në Njësinë Administrative Tërthore.
- Sigurimi maksimal i kushteve higjieno-sanitare në kopshte dhe çerdhe.
Për një siguri mbrojtje shëndeti sa më efektive janë realizuar:
- Sistemimi i nyjeve sanitare në kopshte;
- Rregullimi i oborreve të kopshte;
- Vendosja e shenjave për sigurimin e distancimit social;
- Sigurimi i ujit të rrjedhshëm;
- Dezinfektimi i të gjitha kopshteve;
- Furnizimi i të gjitha kopshteve me materialet higjieno-sanitare dhe dezinfektantët e nevojshëm për t’u siguruar fëmijet dhe stafit mbrojtje maksimale ndaj Covid-19.
- Pastrimi i bregut të liqenit me synim largimin e mbetjeve të ndryshme dhe krijimin e një hapësire të shfrytëzueshme nga qytetarët.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i kanalit vaditës në Njësinë Administrative Shtiqën.
- Pastrimi i kanalit vaditës së fshatit Nangë, Njësia Administrative Bicaj, i cili mbulon shumë hektarë tokë bujqësore të kësaj njësie.
- Krijimi i kushteve tërësisht moderne dhe transformimi i terreneve të reja sportive të shkollës “Qazim Shehu” në Njësinë Administrative Shtiqën.
- Rindërtimi me standartet më të mira i Qendrës Shëndetësore të Shtiqenit në Kukës.
- Përfundon krijimi i një hapësire për parkimin e mjeteve tek tregu agro-ushqimor i qytetit të Kukësit.
- Rehabilitimi i rrugës "Bushtricë - Kalis" në Njësinë Administrative Kalis.
- Sistemimi i trotuareve tek rruga e Tregut.
- Sistemimi dhe mirëmbajtja e rrugëve në Njësinë Administrative Shtiqën dhe Tërthore.
- Rikthimi i ndriçimit në hyrje të qytetit.
- Shtrimi i kanalizimeve të ujērave të zeza në Njësinë Administrative Tērthore.
- Hapja e rrugës prej 1.2 km në lagjen “Gashi” në fshatin Nangë.
- Mirëmbajtja e shëtitores së “Turizmit të vjetër”.
- Rehabilitimi i rrugës së fshatit Nangë, Njësia Administrative Bicaj.
- Rehabilitimi i rrugëve në Njësinë Administrative Kolsh, si dhe hapja e kanaleve anësore të rrugës.
- Rehabilitimi i rrugës prej 7.2 km "Bicaj - Gabrricë" në Njësinë Administrative Bicaj.
- Rehabilitimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin fshatin Kolsh.
- Rrethimi i kopshtit në fshatin Nangë, Njësia Administrative Bicaj.
- Kushte moderne për vogelushēt e kopshtit “1 Qershori”.
- Shtrimi me stabilizant i rrugës "Shtiqen -Kënetë" në Njësinë Administrative Shtiqen.
- Rikthimi i ndriçimit në gjitha lagjet e qytetit të Kukësit.
- Reabilitimi i rrugës në Mamëz dhe Myç – Mamëz, Njësia Administrative Kolsh.
- Sistemimi i trotuareve tek rruga e Agjensisë
- Rehabilitimi i segmentit rrugor Zapod - Pakisht – Orgjost.
- Rehabilitimi i rrugës në fshatin Surroj, Njësia Administrative Surroj.
- Sistemimi dhe rehabilitmi i rrugës kryesore që lidh fshatin Bardhoc me Rrugën e Kombit.
- Rehabilitimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në fshatin Novosej, Njësia Administrative Shishtavec.
- Kushte moderne për vogëlushët e kopshtit në fshatin Bushat.
- Riparimi i rrugës në segmentin Ura e Zapodit - Shishtavec, pjesë e rrugës nacionale Kukës-Shishtavec.
- Sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza në Bicaj.
- Sistemimi i hapësirave publike pranë shkollës 9- vjeçare “Avni Rustemi”.
- Rehabilitimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Fshat, Njësia Administrative Grykë – Çajë.
- Lirimi i hapësirave të zaptuara pa leje në Lagjet nr. 4,5 dhe 6 të qytetit.
- Rehabilitimi i kopshtit të fshatit Shtiqën, Njësia Administrative Shtiqën.
- Rehabilitimi i rrugës në lagjen “Gostil”.
- Sistemimi dhe rehabilitimi i rrugës në Lagjen e Re.
- Sistemimi i rrugës në fshatin Shtiqën.
- Sistemimi i aksit rrugor Topojan – Brekijë.
- Rehabilitimi i aksit rrugor Lapaj – Fshat.
- Rehabilitimi i aksit rrugor Kalis - Kukës.
- Pastrimi i mbeturinave në lagjen nr. 1
- Rehabilitimi i shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Kukës.
- Pastrimi i Lagjes Drinas në Kukës.
- Sistemimi i rrugës më problematike në Njësinë Administrative Shtiqën.
- Pastrimi i mbeturinave në “Lagjen e Re” të Kukësit.
- Rehabilitimi i shkollës së mesme "Bajram Abdiu" në Bicaj.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i lagjes Zabel në Kukës.
- Largimi i mbeturinave, shartimi i pemëve dekorative dhe sistemimi i stolave lagjen nr. 2 të qytetit.
- Largimi i mbi 700 ton mbetje nga lagjia “Muje”, e cila është krijuar vitet e fundit në afërsi të godinës së Policisë Kufitare.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i Lagjes Gostil në Kukës.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i varrezave publike në qytetin e Kukësit.
- Sistemimi i sipërfaqeve të gjelbëruara, heqja e mbeturinave dhe vendosja e koshave të vegjël në shëtitoren e qytetit të Kukësit.
- Pastrimi i mbeturinave dhe barishteve në parkun lagjes nr. 4.
- Instalimi i ndriçimit dhe riparimi i shtyllave elektrike në zonat problematike të qytetit, ku nuk ka fare ndriçim.
- Sistemimi dhe pastrimi i këndit të gjelbëruar ku qëndrojnë të moshuarit.