Shuaip Beqiri - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Konispol

Foto e Anonim
Shuaip Beqiri - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Konispol

Z. Shuaip Beqiri lindi më 01.02.1968. Ai ka mbaruar arsimin e lartë në vitet 1985-1991 tek Fakulteti i Mjekësisë së Përgjithshme, Universiteti i Tiranës.

Z. Beqiri është njohës i gjuhës angleze dhe greke.

Eksperiencat e punës së z. Beqiri përfshijnë:

  • 1991-1992 Mjek në spitalin “Petro Nako” Sarandë;
  • 1992-1996 Mjek në spitalin e Konispolit;
  • 1996-2006 Kryetar i Bashkisë së Konispolit;
  • 2004-2008 Specializim pasuniversitar për imazheri pranë QSUT - Tiranë;
  • 2007-2008 Asistent/Pedagog për praktikat mësimore dhe seminare me studentet e mjekësise, lënda “Imazheri”;
  • 2007-2015 Mjek Imazherist pranë DCI “IKEDA” dhe Drejtor Mjekësor;
  • 2010-2014 Merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore” pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë;
  • 2012-2014 Pedagog i Jashtëm në Universitetin Amerikan te Tiranës.

Z. Beqiri ka botuar poashtu një sërë artikujsh shkencorë, mes të cilëve përmenden:

  • 2005 - 2006 - Bashkëautor, kontribues ne librin “BAZAT E IMAZHERISË DIAGNOSTIKE” të Prof. Dr. A. Gjokutaj;
  • 2008 - 2014 - Pjesëmarrës dhe referues ne Konferencat e Shoqatës së Imazherisë Shqiptare;
  • 2008 - 2015 - Botues i Artikujve në revistat Mjekësore si brenda vendit, ashtu edhe jashtë.

Aktivitetet dhe eksperiencact e tij të mëparshme politike përfshijnë:

  • 1991 – Anëtar i Partisë Socialiste;
  • 1996 – 2000 Mandati i parë : Kryetar Bashkie, Bashkia Konispol;
  • 2000 – 2003 Mandati i dytë : Kryetar Bashkie, Bashkia Konispol;
  • 2003 – 2006 Mandati i tretë: Kryetar Bashkie, Bashkia Konispol;
  • 2013 – Kandidat për Deputet në Qarkun Vlorë.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Shuaip Beqiri, Kryetari i Bashkisë Konispol

(2015)

INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE

1. Do të kryhet rehabilitimi i akseve kryesore që lidhin rrugët nacionale me tokat bujqësore;

2. Do të përfundohet rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatrave;

3. Do te kryhet përmirësimi i infrastrukturës rrugore, sidomos në akset rrugore Ninat-Janjar, Shkallë-Vrinë, Shalës-Vërvë;

4. Do të vendosen disa autoambulanca (brenda 10-15 minutash autoambulanca të jetë kudo brenda territorit të bashkisë);

5. Do të sigurohet pajisja me mjete të domosdoshme, mjekë dhe infermierë në të gjitha fshatrat;

6. Do të zgjidhet problematika e ujërave të zeza që derdhen në kanalin kolektor dhe përfundojnë në liqenin e Butrintit;

7. Do të kryhet furnizimi i rregullt me ujё tё pijshёm në Konispol;

8. Do të kryhet infrastrukturë rrugore në Konispol;

9. Do të vendoset energji elektrike në Konispol;

10. Do të kryhet rikonstruksioni i plotë i rrugës Vrinë-Shkallë;

11. Do të përfundojë studimi i planit urbanistik;

12. Do të zgjidhet çështja e tokave në fshatin Xarrë, ku 52 familjeve për shumë vite tokat u janë përmbytur nga liqeni i Butrintit;

13. Do të zgjidhet problemi i pronësisë së tokës në Shkallë;

14. Do të ndërhyet në infrastrukturën rrugore në Shkallë;

15. Do të ndërhyet në infrastrukturën rrugore në Vrinë-Shkallë;

16. Do të kryhet rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatit Vrinë;

17. Do të kryhet rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatit Shëndëlli;

18. Do të kryhet brenda vitit të parë të mandatit rruga e Janjarit;

19. Do të kryhet rehabilitimi i rrugëve në Shalës;

20. Do të kryhet ndërtimi i rrugës në Dishat;

21. Do të kryhet furnizimi me ujë në Dishat;

22. Do të kryhet rikonstruksioni i linjës elektrike në Dishat;

23. Të gjitha tokat e fshatit Janjar dhe ju do të pajisen me certifikatë pronësie;

24. Do të sigurohet furnizimi me ujë të pijshëm për çdo banor të fshatit Janjar;

25. Do të riparohen shtyllat e tensionit në Janjar;

26. Do të kryhet furnizimi i rregullt me ujё tё pijshёm në Janjar, Ninat dhe Markat;

27. Do të rikonstruktohet rruga Ninat-Janjar;

28. Do të rikonstruktohet rruga Shalës-Vërvë.

ARSIM/KULTURË/SPORT

1. Do të krijohen mjedise më të mira për fëmijët në territorin e bashkisë, që ata të kenë hapësirat e tyre të argëtimit dhe zhvillimit;

2. Do të vendoset një linjë urbane pa pagesë në territorin e bashkisë për nxënësit dhe shpenzimet për transportin do t’i paguajë bashkia;

3. Do të hapen shkolla profesionale në territorin e bashkisë, në bashkëpunim me qeverinë qendrore;

4. Do të punohet për pajisjen e shkollave me kabinete, mjete didaktike dhe terrene sportive në territorin e bashkisë;

5. Do të kryhet përmirësimi i infrastrukturës në të gjitha kopshtet dhe shkollat në territorin e bashkisë;

6. Do të rikonstruktohen laboratorët në gjimnazin në Konispolit;

7. Do të rikonstruktohet shkolla e Xarrës.

MJEDIS/TURIZËM

1. Do të kryhet menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane në territorin e bashkisë.

BUJQËSI

1. Do të ketë zgjidhje ligjore problemi i kullotave për harmonizimin dhe rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet blegtorëve, pronarëve, bashkisë dhe do të kryhet subvencionim i blegtorëve për stimulimin e rritjes së numrit të krerëve të bagëtive;

2. Do të kryhet stimulimi i sektorit privat për ndërtimin e pikave moderne tё grumbullimit dhe ruajtjes së prodhimit dhe mbështetja e fermerëve me subvencione;

3. Do të kryhet përmirësimi i infrastrukturës rrugore në akset kryesore të plantacioneve;

4. Do të kryhet pastrimi dhe vёnia nё funksion të kanaleve kulluese dhe vaditёse në territorin e bashkisë;

5. Do të zgjidhet problemi i tokave të përmbytura (Familjet që kanë pasur tokën e përmbytur do të marrin të njëjtën sipërfaqe toke);

6. Do të kryhet marketingu i prodhimit bujqёsor dhe blegtoral dhe do të krijohen lehtësira për bujqit dhe fermerët;

7. Institucionet e varësisë si Ndёrmarrja e Ujёrave dhe Bordi i Kullimit do të reformohen për të vepruar me emergjencё pёr pastrimin dhe vёnien nё funksion tё kanaleve kulluese dhe vaditёs;

8. Do të kryhet zhvillimi bujqësor dhe blegtoral, përmes mbështetjes me investime, subvencione dhe skema lehtësuese në Konispol;

9. Do të kryhet hapja e kanaleve kulluese dhe vaditëse në Konispol;

10. Do të stimulohet zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë në Markat;

11. Do të kryhet nxitja e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në Shalës;

12. Do të kryhet vënia në eficiencë e kanalit të Janjarit;

TRANSPARENCA

1. Zyra e Marrëdh

ënieve me Publikun do të jetë në mënyrë të vazhdueshme në shërbim rigoroz ndaj qytetarit;

2. Mbledhjet e këshillit të bashkisë do të jenë të hapura për qytetarët, si dhe do tё mundёsohet ngritja e këshillit të qytetarëve. Do tё sigurohet përfshirja në vendimmarrje e grupeve të interesit, në përputhje me detyrimet ligjore.

SHËRBIMET SOCIAL

1. Do të ketë një përfaqësim të drejtë të personave me besime te ndryshme fetare, në administratë, me qëllim që të ndjehen të gjithë të përfaqësuar.

Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Konispol-PREMTIMET.pdf

 

(Qershor 2019)

1. Më tepër investime;

2. Shërbime më të mira për banorët e Konispolit;

3. Ndërtimi i Aeroportit të Sarandës, i cili do të sjellë ndryshime në zonat e Sarandës, Konispolit dhe Finiqit.


Premtimet e arritura

  1. Pastrime dhe heqja e pemëve që rrezikojnë jetën e qytetarëve në fshatin Vrinë, Njësia Administrative Xarrë.
  2. Restaurimi i Urës së lumit Pavëll, brenda çdo parametri sigurie për kalimin e automjeteve.
  3. Pastrimi i kanaleve në fushën e Mursisë.
  4. Rehabilitimi i kanaleve vaditëse në fushën Shalës - Markat.
  5. Rehabilitimi i kanaleve vaditëse në fushën e Manastirit.
  6. Ndërtimi i urëkalimit që shërben për kullim, vaditje dhe kalimin e fermerëve të zonës, në Njësinë Administrative Xarrë tek 25-tat.
  7. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në të gjithë territorin e mbjellë me mandarina, nga Vrina në Konispol.
  8. Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme, ndiçimi publik dhe përmirësimi i shërbimeve në Mursi, Njësia Administrative Xarrë.
  9. Reabilitimi i 10 km rrugë nga Shalësi në Vërvë.
  10. Rehabilitimi i rrugëve lidhëse për në varrezat publike të fshatrave Dishat dhe Vërvë.
  11. Sistemimi i ujrave të zeza në fshatin Xarrë, Njësia Administrative Xarrë.
  12. Rikonstruksioni i plotë i ndriçimit publik në fshatin Çiflik, Bashkia Konispol.
  13. Rikonstruksioni i plotë i shkollës "Rait Bajo" në fshatin Shalës, Njësia Administrative Markat, Bashkia Konispol.
  14. Sistemim – asfaltimi i rrugëve të brendshme si dhe ndriçimi publik në fshatin Vrinë, Njësia Administrative Xarrë, Bashkia Konispol.
  15. Ujësjellës i ri në Qytetin e Konispolit. Sot Konispoli furnizohet me 24 orë ujë.
  16. Pastrimi dhe reabilitimi i kanaleve kulluese në fushat e Konispolit.
  17. Pastrimi i kanaleve kulluese në fushën e Xarrës.
  18. Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë për fshatin Ninat, Njësia Administrative Markat.
  19. Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në fshatin Shalës, Njësia Administrative Markat. U ndërruan linjat e vjetra, u ndërtuan puseta, u prenë lidhjet e dyfishta dhe u vendosën matësa.
  20. Sistemim – asfaltimi i rrugës hyrëse në Njësin Administrative Markat. Nga një rrugë me gropa në një rrugë me parametra bashkëkohore.
  21. Rikonstruksioni i shkollës “Mehmet Xhaferi” në Xarrë, duke i plotësuar të gjitha kushtet bashkëkohore.
  22. Përfundimi i fazës së parë për sistemim- asfaltimin e Unazës Ekonomike Shkallë - Vrinë.
  23. Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme në fshatin Çiflik, Bashkia Konispol.
  24. Sistemimi i tokave në fushën e Shalës-Markatit si dhe në fushën e fshatit Ninat.
  25. Sistemim – asfaltimi i rrugës hyrëse në Njësinë Administrative Markat. Nga Vila tek Ura e Lumit.
  26. Montimi i pompës së re dhe shtrimi i linjës së furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Çiflik, Bashkia Konispol.
  27. Sistemimi dhe betonimi i kanaleve vaditës në fushën e Shalës - Markatit.
  28. Sistemimi i rrugës në lagjen e re në Konispol.
  29. Montimi i kabinës elektrike në Xarrë.
  30. Sistemim- asfaltimi i rrugës Shkallë - Vrinë. 6.5 m asfalt dhe bankina anësore.
  31. Rrethimi dhe sistemimi i varrezave publike në Dishat, Njësia Administrative Markat.
  32. Veshja me beton e dy kanaleve kryesore që furnizojnë me ujë fushën e Rrahut në Konispol dhe fushën e Mursisë.
  33. Pastrimi i kanaleve kullues në fushën e Shalësit, Njësia Administrative Markat.
  34. Ndërtimi i një kabine elektrike në fshatin Janjar, Njësia Administrative Markat, për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike.
  35. Realizimi i ndriçimit publik në fshatin Markat.
  36. Sistemimi dhe shtrimi i rrugëve të brendshme në fshatin Ninat.
  37. Përfundoi rikonstruksioni i plotë i urës së Janjarit.
  38. Ndriçim publik për fshatin Shalës në Njësinë Administrative Markat.
  39. Hapja dhe sistemimi i rrugëve të brendshme në fshatin Shëndëlli, Njësia Administrative Xarrë.
  40. Shtrimi i rrugës së brendshme në fshatin Xarrë.
  41. Ndërtimi i rrugës për një lagje të bllokuar në Konispol.
  42. Qendër e Re për Bashkinë Konispol.
  43. Sistemimi i rrugëve të fushave në fshatin Çiflik.
  44. Rikonstruksioni i rrugës Unazë të fshatit Mursi, Njësia Administrative Xarrë, Bashkia Konispol.
  45. Legalizimi i shtëpive në të gjithë territorin e Bashkisë Konispol. 
  46. Sistemimi dhe pastrimi i varrezave publike në fshatin Markat si dhe rehabilitmi i rrugës që të çon në to.
  47. Zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i varrezave në fshatin Shalës, Njësia Administrative Markat.
  48. Sistemimi i ujësjellësit të fshatit Shëndëlli. Vendosja e matësave dhe heqja e linjave dyfishe do të bëjë të mundur që çdo familje të marrë 24 orë ujë të pijshëm dhe të paguajë atë që konsumon.
  49. Furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë për banorët e fshatit Markat, Bashkia Konispol.
  50. Rikonstruksioni i shkollës “Bido Sejko”. 
  51. Furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për fshatin Dishat.

Premtime të arritura pjesërisht (në proçes)

  1. Vazhdon puna në Njësinë Administrative Xarrë. Në fushat e Vrinës, Mursisë dhe në vazhdim, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha plantacionet e mbjella.
  2. Vazhdon puna për pastrimin e kanaleve kullues si dhe sistemimin e rrugëve lidhëse në fshatin Ninat, Njësia Adminstrative Markat.
  3. Filluan punimet e projektit me vlerë mbi 10 milionë usd për rehabilitimin e ujëmbledhësit të Janjarit së bashku me rrjetin e kanalizimeve të vaditjes për zonën e Konispolit.
  4. Vazhdojnë punimet për përfundimin e Lotit II të Unazës Ekonomike.

Burimi: https://www.facebook.com/Bashkia-Konispol-Shuaip-Beqiri-978669432157944