Tërmet Peçi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tepelenë
Tërmet Peçi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tepelenë
Z. Tërmet Peçi lindi në Tepelenë më 31 Gusht 1972. Pas fitores së partisë socialiste është kryetar i bashkisë së Tepelenës, që prej majit 2011.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Tërmet Peçi, Kryetari i Bashkisë Tepelenë
- Zhvillimi ekonomik i zonës;
- Do të investoj për ta kthyer Tepelenën në një destinacion turistik;
- Zgjidhja e problemit të punësimit. Kjo do të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe me projekte të reja që të përfitojmë nga fondi i nxitjes së punësimit;
- Afrimi i bizneseve të mëdha për të hapur këtu, fabrikat e tyre, ndërkohë që bashkia do të krijojë mundësinë për të gjetur objektet se ku do të vendosen;
- Një repart fason është në proces ku fillimisht do të punësohen rreth 100 persona;
- Fokusi kryesor i bashkisë do të jetë, menaxhimi dhe administrimi në bashkëpunim me fshatarët e gjithë këtyre zonave, të produkteve të tyre, për ti bërë jo vetëm të konkurrueshëm për tregun vendas, por për të sjellë të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre dhe sigurisht nxitjen e punësimit;
- Nëpërmjet projekteve me Ministrinë e Bujqësisë do të punojmë për të vënë në eficencë të plotë gjithë sistemin e vaditjes që është problematik;
Premtimet e arritura
- Përfundimi i rrugës Tepelenë – Salari.
- Hapja e bypass-it të Tepelenës për qarkullimin e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen drejt jugut. Projekti përfshiu gjithashtu edhe ndërhyrjet rehabilituese në skarpatet e kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe urës së vjetër me harqe, si dhe krijimin e një hapësirë të re lëvizëse për këmbësorët.
- Ndërtimi i qendrës së fshatit Sinanaj në Njësinë Administrative Lopës.
- Rehabilitimi i fasadave të ndërtesave në pjesën veriore të qytetit të Tepelenës.
- Asfaltimi i rrugëve të brendshme në qytetin e Tepelenës.
- Rehabilitimi i gjithë aksit rrugor nga "Kryqëzimi - ish shtëpia e oficerave" - "Kryqëzimi i rrugës së Spitalit" në përfundim me "Komisariatin e Policisë.
- Pastrimi dhe krasitja e lulishteve si në qëndrat e banuara, lagje, po ashtu edhe në zonat rurale. Pastrimi i varrezave publike.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në dy fushat bujqësore për fshatrat, Luzat dhe Kodër-Lekël.
- Zëvendësimi i urës prej druri në fshatin Bënçë, me një urë “pasarelë” me konstruksion metalik.
- Ndërhyrje në kanalet kulluese dhe rrugët dytësore në fshatrat e Njësive Administrative Qendër, Kurvelesh dhe Lopës.
- Rehabilitimi i rrugës në Njësinë Qendër, fshatin Lekël.
- Bypass-i i Tepelenës, një nga investimet më të mëdha dhe strategjike të zhvilluara ndonjëherë në qytet. Rehabilitimi i Aksit Tepelenë-Vlorë, ku përfshihet ana veri-perëndimore (poshtë kalasë) e cilësuar si "Unaza e Madhe". Gjithashtu zgjerimi dhe rehabilitimi i skrapatave në të dyja kahet e aksit.
- Shndërrimi i ish-kinemasë të qytetit të Tepelenës, në një kantier punësimi.
- Hapja dhe rehabilitimi i 200 m kanale dhe 8 pusetave në lagjen “15 Shtatori” (rrjeti KUZ)
- Ndërhyrje në bllokun e lagjes "Mustafa Matohiti" për çlirimin e hapësirës publike ku do të ndërtohet një kënd lojërash për fëmijët.
- Rikonstruksioni i rrugës së Lopësit.
- Asfaltimi i rrugës së fshatit Gusmar, Nj. Adm. Kurvelesh.
- Rehabilitimi i shëtitores buzë Vjosës.
- Zyrë e re shërbimesh ADISA në bashkinë Tepelenë.
- Prishja e rrethimeve pa kriter dhe rikualifikimi i banesave tek Kalaja e Ali Pashës.
Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)
- Po shkojnë drejt përfundimit dy akset Tepelenë – Lekdush dhe Gusmar – Kuç.
- Drejt përfundimit rruga Dukaj-Sinanaj, që lidh krahinën e Lopësit.
- Vazhdon puna për segmentin Salari – Nivicë.
- Vazhdon rikonstruksioni i rrugës që lidh fshatrat Dorëz, Matohasanaj, Sinanaj, Dhëmblan, Lab Martalloz.
- Vazhdon rikonstruksioni i rrugës Bënçë - Lekdush, Bashkia Tepelenë.
- Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e ujëmbledhësit të Dukajt, me një kapacitet prej rreth 9 milion metër kub ujë.
- Vijojnë punimet në ndërtimin e argjinaturës mbrojtësëse pranë Manastirit të Kodrës.
Burimi: https://www.facebook.com/bashkiatepelene