Tonin Marinaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Malësi e Madhe

Foto e Anonim
Tonin Marinaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Malësi e Madhe

Z. Tonin Marinaj lindi në Kastrat, Malësi e Madhe, më 05 Dhjetor 1966.

Ai kreu studimet parauniversitare tek Shkolla e Mesme “Sherif Hoxha” Koplik prej vitit 1981 deri në 1985. Prej vitit 2004 deri 2008 kreu studimet tek Universiteti “Luigj Gurakuqi“ Shkodër, për degën Biokimi.

Eksperiencat e tij të punës përfshijnë:

Shoqëria “Marinaj M” sh.p.k., Malësi e Madhe - Drejtor nga viti 2008;

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë - Drejtor i Burimeve Njerzore nga viti 2007 deri në 2008;

Shoqëria “Marinaj M” sh.p.k; Malësi e Madhe - Administrator nga viti 1992 deri në 2007;

Ndërmarrja e Shitblerjes Shkodër - Specialist nga viti 1988 deri në 1991.

Z. Marinaj ka qënë aktivist i Partisë Socialiste që prej vitit 2010. Ai është njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Tonin Marinaj, Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe

(Maj 2015)

1. Një drejtim me kompetencë, kjo edhe nëpërmjet përfshirjes në administratë të kapaciteteve më të mira drejtuese, tërheqjen në vendimmarrje të qytetarëve, ofrimin e shërbimeve në mënyrë cilësore, në çdo fshat, pavarësisht nga largësia me qendrën.

2. Krijimin e departamentit të zhvillimit të zonës, me objektiva dhe synime konkrete.

3. Mirë-administrimin e burimeve, fondeve dhe pronave të bashkisë.

4. Hartimin e planit urban për të gjithë Malësinë e Madhe, urbanizimin e qytetit të Koplikut, si kryeqendër administrative e Malësisë, dhe i qytezës së Bajzës si qendër kulturore dhe e traditës, përmirësimin dhe rregullimin e të gjitha qendrave dhe rrugëve, që lidhin fshatrat me Koplikun.

5. Zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm, kanalizimeve, pastrimit dhe administrimin e mbetjeve urbane.

6. Në drejtim të arsimit, do të ndërtojmë një shkollë 9-vjeçare në Koplik, do të mirëmbajmë dhe mirëpajisim të gjitha shkollat, do mundësojmë që brenda 4 vjeçarit, të mos bëhet mësim pasdite, dhe klasat të jenë vetëm me 25 – 30 nxënës;

7. Do hapim degë profesionale në gjimnaz dhe shkollat e mesme.

8. Mirëmbajtja dhe rikonstruksioni i të gjitha qendrave shëndetësore, që kanë nevojë, gjithashtu do t’i gjendemi qytetarëve pranë për çdo nevojë konkrete shëndetësore.

9. Do të mbështesim zhvillimin e turizmit malor dhe liqenor, për këtë të fundit do të ndërtojmë rrugën në breg të liqenit dhe do të mundësojmë krijimin e 2-3 plazheve, gjireve, bregu liqenit.

10. Do të përmirësojmë sistemin e ujitjes nga 1 748 ha, që ujiten sot, në fund të 4 vjeçarit do të arrijmë në 9 113 ha.

11. Do të ndihmojmë fermerët me strukturën e mbledhjeve dhe shitjen e produkteve, kjo me qëllim që të mos ketë prodhime që mbeten stok.

12. Do të përmirësojmë tregjet, si dhe në zonën e lirë ekonomike, do të mundësojmë punonjës të kualifikuar, përmes kurseve, që do të ngrihen me mbështetjen dhe me fondet e bashkisë.

13. Në drejtim të sporteve, ndër të tjera, do bëjmë të mundur ndërtimin e një stadiumi me standarde të pranuar.

14. Në fushën e kulturës, do të ndërtojmë dy qendra kulture në Koplik dhe Bajzë, si dhe do mbështesim zhvillimin e evenimenteve kulturore e të kontribuojmë në drejtim të ruajtjes së traditave.

15. Do të synojmë gjithashtu një ndërhyrje edhe në shërbimin e transportit publik me Shkodrën dhe me pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Burimi: https://www.kohajone.com/2015/05/27/tonin-marinaj-kontratat-ime-me-banoret-e-malesise-se-madhe/