Adriatik Mema - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Skrapar

Foto e Anonim
Adriatik Mema - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Skrapar

Që prej 14 shtatorit 2017 ai shërbente si Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Brendshëm. Përpara se të merrte këtë detyrë, që nga Janari 2016, ai ishte Drejtor i Përgjithshëm i Standardeve të NATO-s dhe Modernizimit, në Ministrinë e Mbrojtjes, detyrë të cilën e mori pas përfundimit të Kolegjit Mbretëror për Studime të Mbrojtjes, 2014-2015, Londër, Mbretëri e Bashkuar.

Më herët, zoti Mema ishte Drejtor i Përgjithshëm i Planifikimit Strategjik (2013-2014) dhe Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Mbrojtjes (2010- 2013), në Ministrinë e Mbrojtjes. Më parë se të merrte këtë detyrë, në periudhën 2009-2010, ai ndoqi studimet Master në fushën e Sigurisë Europiane, në Naval Postgraduate School, Monterey, CA, SHBA.

Në vitin 2007, ai përfundoi Kursin e Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë. Në periudhën Tetor 2007 deri në Dhjetor 2008, zoti Mema ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Gjatë shërbimit në Ministrinë e Mbrojtjes, zoti Mema ka kryer një sërë kursesh afatshkurtra kualifikimi, si: kursin e lartë ndërkombëtar të menaxhimit të burimeve të mbrojtjes (2013) në SHBA, kursin e lartë ndërkombëtar në fushën e negocimeve ndërkombëtare të mbrojtjes (2016) në SHBA, kursin e lartë ekzekutiv të sigurisë, në Qendrën Europiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall, Gjermani (2017).

Në periudhën 2012-2013, zoti Mema, si përfaqësues i Shqipërisë, ka qenë bashkëkryetar i Komitetit të NATO-s për Përhapjen (organ i lartë këshillimor i Këshillit të Atlantikut të Veriut mbi përhapjen e armëve të dëmtimit në masë). Përpara se t’i bashkohej stafit të Ministrisë së Mbrojtjes, Zoti Mema ka qenë drejtor i Drejtorisë së Komisioneve Zgjedhore (2004- 2006) dhe Sekretar i Përgjithshëm (2006-2007) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Më herët (1999-2003), ai ka qenë koordinator dhe zëvendësdrejtor në Zyrën e Shqipërisë të Fondacionit Ndërkombëtar për Sistemet e Zgjedhjeve (IFES).

Eksperienca të mëparshme përfshijnë Drejtor i Drejtorisë Arsimore, Skrapar, (1995-1997) administratën lokale (1994-1995) dhe mësimdhënie. Zoti Mema, është diplomuar për Gjuhë Angleze, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988. Ai u lind në Skrapar, në 1967. Është i martuar më zonjën Violeta Mema dhe kanë dy vajza, Albora dhe Gleda.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Adriatik Mema, Kryetari i Bashkisë Skrapar

  1. Duke ju ofruar qytetarëve shërbimet e duhura sipas konceptit, zyrat e bashkisë do të shkojnë tek qytetarët, dhe jo qytetari tek zyrat e Bashkisë;
  2. Do të jetë komuniteti ai që do të vendosë për iniciativat e zhvillimit;
  3. Në bashkisë e së nesermës do të punojnë aq punonjës, sa është e nevojshme për qytetarin, dhe jo aq sa vota i duhen kryetarit;
  4. Taksat e paguara nga qytetarët do të shkojnë në investime dhe të mira publike për ta.
  5. Bashkia e Skraparit do të marrë një dimension krejt të ri me një vizion drejt së ardhmes për ta bërë Skraparin të mirëjetueshëm për banorët e tij, por gjithnjë e më të vizitueshëm për këdo që do të shijojë bukuritë e tij natyrore.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/08/kandidati-mema-ne-30-qershor-nisim-kapitul...


Premtimet e arritura

  1. Pastrimi i mbetjeve në segmentin turistik përgjatë rrugës së Kanioneve, një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët dhe vizitorët.
  2. Mjedise të reja të rikonstruktuara plotësisht, për kopsht-çerdhen e lagjes “2 Dhjetori” në Çorovodë.
  3. Rehabilitimi i aksit rrugor “Arkitekt Kasemi”.
  4. Rikonstruksioni i Urës Automobilistike tip Beli, fshati Malind, Njësia Administrative Çepan. (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/32601)
  5. Sistemimi i ambienteve të jashtëm dhe terrenet sportive të shkollës Ramis Aranitasi. (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/30333)
  6. Rikonstruksion i kopështit në fshatin Kakrukë, Njësia Administrative Bogovë. (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/29400)
  7. Ndërtim i kanalit ujitës në fshatin Barç, Njësia Administrative Gjerbës. (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/30331)
  8. Rikonstruksion i sifonit të kanalit ujitës të fshatit Staraveckë, Njësia Administrative Potom. (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/30334)
  9. Rehabilitimi i kanalit të ujërave të larta në Gjerbës. (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/30330)

Burimi 1: https://www.facebook.com/bashkiaskrapar

Burimi 2: http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list/faqe/1/inst_id/47


Premtime të arritura pjesërisht (në proçes)

  1. Rikonstruksioni i pjesshëm i shkollës Backë e Re, Njësia Administrative Potom. (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/34785)
  2. Rehabilitim i Ujësjellësit të Qytetit të Çorovodës dhe fshatrave Çerenisht dhe Sharovë, Bashkia Skrapar. (http://prokurimetransparente.al/sq/tender/view/id/32988)

Burimi: http://prokurimetransparente.al/sq/tender/list/faqe/1/inst_id/47