Artur Bushi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Krujë

Foto e Anonim
Artur Bushi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Krujë

Z. Artur Bushi është Kryetar i Bashkisë Krujë prej gushtit të 2015.

Ai lindi ne Thumanë më 17 janar 1975. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin “Arif Ali Sula” në Mamurras, ai emigroi jashtë vendit.

Mbas disa vitesh kthehet në Shqipëri duke iu përkushtuar studimeve universitare ku diplomohet për Histori në Universitetin e Tiranës.

Është gjithashtu njohës i gjuhës italiane dhe angleze. Prej vitit 2011 në 2013 z. Bushi shërbeu si Kryetar i Komunës Thumanë, ndërsa prej 2013 në 2015 si Deputet i Qarkut Durrës, Rrethi Krujë.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë

1. Investimi për Ujësjellësin;

2. Rehabilitimi i rrugës Krujë- Fushë Krujë;

3. Poliklinika e Krujës.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/24/kruje-bushi-projekte-te-reja-nuk-keni-pare...