Dhimitraq Toli - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Dropull
Z. Dhimitraq Toli lindi në Gjirokastër më 27.05.1979. Studimet i kreu nga 2003 - 2007 në Universitetin Eqrem Cabej, Gjirokastër, nga ku u diplomua në degën Kontabilitet - Financë, me profil Kontabilist.
Nga 2007 e në vazhdim z Toli ka shërbyer si Administrator në Shoqërinë “Demi-D SHPK” me qendër në Dhuvjan (Bashkia e Dropullit), Gjirokastër.
Nga 2004 në 2007 shërbeu si Administrator në Shoqerinë “Aleksandra SHPK me qendër në Vanister (Bashkia e Dropullit), si dhe nga 2000 - 2004 punoi si menaxher shitjesh në Shoqërinë "Aleksandra SHPK".
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Dhimitraq Toli, Kryetar i Bashkisë Dropull
- Realizimi i objektivave që kanë në fokus shndërrimin e Dropullit në një bashki model;
- Me investimet nga bashkia do krijojmë mundësinë që në bashkinë tonë uji të jetë 24 orë;
- Problemi që kërkon zgjidhje imediate është çertifikimi i pasurisë së paluajtshme dhe ne do krijojmë mundësitë që të ndihmojmë qytetarët tanë për zgjidhjen e kësaj çështje;
- Do rrisim përqindjen e buxhetit për arsimin me qëllim që fëmijëve tanë ti plotësojmë të gjitha kushtet;
- Do përmirësojmë infrastrukturën rrugore. Mjeku i familjes do jetë në dispozicionin e gjithë banorëve të Dropullit;
- Pikë tjetër e rëndësishme është organizmi i fermerëve në shoqata dhe grumbullimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, certifikimi i tyre dhe krijimi i mundësive që këto produkte të dalin nëpër tregje;
- Ndihma dhe mbështetja jonë nuk do jetë vetëm për banorët që jetojnë aktualisht në bashkinë e Dropullit, por edhe për qytetarët që jetojnë dhe punojnë në emigrim. Do krijojmë një urë bashkëpunimi me njerëzit tanë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në shtetin helen.
Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/23/tolis-programi-yne-4-vjecar-do-e-shnderroj...
Premtimet e arritura
- Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e fushës së futbollit “Lefter Millo” në fshatin Dervican, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Riparimi i aksit rrugor Vrisera – Llongo, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Pastrimi dhe sistemimi i rrugëve të fshatrave Shën Nikolla, Llovinë dhe Sotirë, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Lidhja e një linje të re elektrike për ndriçimin e qendrës së fshatit Grapsh, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Vendosja e ndriçimit publik përgjatë hyrjes dhe në sheshin e fshatit Dervican, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Pastrimi i rrugëve dhe i shesheve në fshatrat Koshovicë, Llongo, Frashtan, Kërrë, Llovinë dhe Radat.
- Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në godinën e ish – shkollës së fshatit Llongos, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Rinovimi i çatisë së shkollës në fshatin Grapsh, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Pastrimi dhe sistemimi i rrugëve dhe shesheve në fshatrat Bularat dhe Dervican.
- Pastrimi i mbetjeve në fshatrat Jorgucat dhe Krioner, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Asfaltimi i rrugës nga çezma deri te ura, në fshatin Dervican.
- Përfunduan punimet për asfaltimin e rrugës në hyrje të fshatit Vrisera, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Shtrimi me beton i rrugës që të çon tek Manastiri “Kostandini dhe Elena” në fshatin Frashtan, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Sistemimi me bitum i dy segmenteve të vështira të rrugës Libohovë – Poliçan.
- Instalimi i sistemit të ri të ndriçimit dhe zëvendësimi i shtyllave të energjisë elektrike, në fshatin Haskovë, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Rikonstruksini i rrugës hyrëse të fshatit Sofratikë, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Rikonstruksioni dhe shtrimi me beton i rrugës kryesore në fshatin Vodhino, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Rehabilitimi i rrjetit ujësjellës në fshatrat Skore dhe Çatistër, Nj. Adm. Pogon.
- Ndërtimi i një muri rrethues antipërmbytje në fshatin Likomil, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Ndërtimi i urës në fshatin Llongo, e cila do t’u shërbejë banorëve të fshatit Llongo dhe Koshovicë, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Restaurimi i murit të fshatit Haskovë, për mbrojtjen e rrugës dhe urës së këtij fshati nga përmbytjet e shpeshta.
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugës në hyrje të Teatrit Antik të Sofratikës dhe e rrugës në hyrje të Objektit të Kultit Shën e Premte në Terihat.
- Pastrimi i ambjenteve publike në fshatrat Koshovicë, Zervat, Sotirë, Selo, Klishar, Frashtan, Llongo, Dogana e Kakavies dhe Fusha e Sportit në Jorogucat.
- Rikonstruksioni i murit rrethues në shkollën e fshatit Goranxi dhe pastrimi e sistemimi i Fushës së Sportit në këtë fshat.
- Rehabilitimi i ndriçimit publik me vendosjen e llampave të reja në fshatin Radat, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Sistemimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të brendshëm të ujësjellësit në fshatrat Ker, Goricë, Terihat, Sofratikë dhe Vanister.
- Rikonstruksioni dhe mirëmbajtja e segmentit rrugor Hllomo – Çatistër, Nj. Adm. Pogon.
- Pastrimi dhe dezinfektimi i varrezave publike në të gjitha fshatrat e Dropullit.
- Rikonstruksioni i sheshit në fshatin Vodhino, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Sistemimi dhe mirëmbajtja e rrjetit ujësjellës në fshatin Zervat, Nj. Adm. Dropull i Sipërm.
- Rikonstruksioni i rrugës në lagjen “Spathias” në fshatin Dervica, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme në fshatin Frashtan, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Shtrimi me beton i rrugës në hyrje të fshatit Lugar, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Sistemimi dhe mirëmbajtja e rrugës në Pogonin Malor.
- Rikonstruksion i rrugës në hyrje të fshatit Sofratikë, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Ndërtimi i një pike të re grumbullimi mbeturinash sipas të gjitha standarteve, në fushën e fshatit Glinë, Nj. Adm. Dropull i Poshtëm.
- Sistemimi dhe mirëmbajtja e rrugës kryesore Skore – Poliçan.
- Ndërtimi i urës Llongo – Koshovicë, e cila do të zgjidhë problemin e qarkullimit të banorëve në këto fshatra.
- Vendosja e sistemit fotovoltaik të ndriçimit, vendosja e kamerave, vendosja e një aparati alarmi në rast zjarri, si dhe ndërtimi i një laboratori eksperimental i pajisur me mjetet e nevojshme, në Shkollën e Bashkuar Derviçan.
Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)
- Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës drejt Manastirit.
- Ka filluar puna për rikonstruksionin e godinës ku strehohej ish – shkolla fillore e fshatit Grapsh. Kjo godinë do të kthehet në Ekspozitë të Rrugës së Djathit, ku do të promovohet gjithë rrugëtimi i prodhimit të djathit në zonën e Dropullit.
- Vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e rrjetit të Stacionit të Pompave në Peshkëpinë e Sipërme dhe në Goricë, në rrjetin e brendshëm të fshatit Sofratikë, në varrezat publike të fshatit Grapsh, në Llongo, Pepel dhe Koshovicë.
- Vazhdon aksioni i pastrimit të hapësirave publike në tre Njësitë Administrative, Dropull i Poshtëm, i Sipërm dhe Pogon.
- Kanë filluar punimet për rikonstruksionin total të rrjetit të ujësjellësit në 6 fshatra të Dropullit të Sipërm dhe ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit për 11 fshatra të Dropullit të Poshtëm.
Burimi: https://www.facebook.com/bashkia.dropull.1