Dritan Leli - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Vlorë

Foto e Anonim
Dritan Leli - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Vlorë

Dr. Dritan Leli ka lindur më 13 Shkurt të vitit 1969 në qytetin e Vlorës ku dhe ka kaluar fëmijërinë. Ai është i martuar me zonjën Suela Leli (Tole) dhe kanë 2 fëmijë: djalin Noel, 13 vjeç dhe vajzën Izabel, 3 vjeç.

Dr. Leli i ka kushtuar të gjithë jetën e tij fushës së mjekësisë duke kryer dhjetëra specializime të ndryshme në fushën e radiologjisë dhe mjekësisë bërthamore dhe në vitin 2014 ka marrë gradën Doktor i Shkencave në universitetin e mirënjohur “La Sapienza” të Romës. Ai ka mbrojtur me diplomë edhe tre gjuhë të huaja: Anglisht; Greqisht; Italisht. Interesi i Dr. Dritan Lelit për mjekësinë ka nisur më shumë se 30 vite më parë, kur ai filloi Shkollën e Mesme Mjekësore “Jani Minga” në qytetin e tij të lindjes, Vlorë. Më pas ai ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, në universitetin e Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1992.

Pas përfundimit të studimeve Dr. Leli i dedikoi jetën karrierës akademike, por pa lënë pas dore ushtrimin e aktivitetit të mjekut. Brenda pak vitesh Dr. Leli arriti të përfundojë specializimin pasuniversitar në Imazheri ne Universitetin e Tiranës dhe më pas në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Në përfundim të studimeve ai u bë Bashkëpunëtor Shkencor në Katedrën e Radiologjisë, Universiteti i Athinës.

Në vitet që pasuan Dr. Leli mori diplomën e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare në Tiranë dhe kreu specializimin e dytë pasuniversitar në Mjekësinë Nukleare në Universitetin Katolik “Gemelli”, Romë, Itali. Në vitin 2014 ai mori gradën Doktor i Shkencave (PhD) në Universitetin “ La Sapienza” të Romës, ku u vlerësua maksimalisht. Gjatë këtyre viteve Dr. Leli ka kryer trajnime të ndryshme në Gjermani; Francë; Austri; Itali; Greqi, Poloni etj.

Të gjitha njohuritë e tij janë vënë në shërbim të mjekësisë shqiptare dhe më konkretisht të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. Punimet shkencore të Dr. Dritan Lelit janë prezantuar në katedra të ndryshme europiane si në Francë; Austri; Itali, Greqi dhe në Çikago të SHBA. Gjatë të gjithë karrierës së tij Dr. Dritan Leli ka ndërthurur në mënyrë të përkryer studimet e thelluara në fushën e mjekësisë, me ushtrimin e aktivitetit në qendra të ndryshme spitalore në Shqipëri, Greqi dhe Itali.

Studimet e thelluara pasuniversitare dhe karriera e gjatë dhe e suksesshme në sistemin shëndetësor shqiptar e grek, e rendisin Dr. Dritan Lelin një nga mjekët më të kualifikuar në Shqipëri

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë

1. Do i japim zgjidhje përfundimtare problemit të mbetjeve dhe do të ndërtojmë landfillin;

2. Do të përmirësojmë pastrimin e qytetit dhe grumbullimin e mbeturinave;

3. Do të fillojmë projektet për riciklimin e mbetjeve urbane;

4. Do të vendosim në punë impjantin e ujrave të zeza;

5. Do të ndalohet kategorikisht djegia e e mbeturinave në territorin e Bashkisë Vlorë;

6. Do të ndalohet derdhja e ujrave të zeza në det dhe janë evidentuar 18 pika që shërbejnë si grykëderdhje, çka do të shmangë ndotjen e detit;

7. Do të përfundojmë rrugën transballkanike, dhe Bay Pasin e ri;

8. Investime ne 8 akse kryesore të qytetit;

9. Do të ndërtojmë Lungomaren;

10. Do të lidhim fshatrat me rrugët nacionale;

11. Do të furnizojnë me ujë të pijshëm 24 orë banorët e Vlorës;

12. Do të miratojmë planin rregulles për bashkinë e madhe të Vlorës;

13. Do të sistemohen sheshet, rrugët, trotuaret dhe e gjithë infrastruktura e brendshme e qytetit;

14. Do të ndërtohen rrugët dhe pedonalet për biçikletat;

15. Do të gjelbërojmë hapësirat e lira dhe do të pyllëzojmë kurorën e qytetit të Vlorës;

16. Do të disiplinojmë qarkullimin e automjetve dhe parkimin;

17. Do të ndriçiojme rrugët dhe ambjentet publike;

18. Do të shkurtohen daljet në bregdet për fshatrat në periferi të Vlorës;

19. Do modernizojmë transportin publik; do të ndërtohet terminali i transportit të qytetit;

20. Do të përmirësomë kushtet në kopshte dhe çerdhe;

21. Do të ndërtojmë kampe verore për fëmijët në të gjithë Vlorën;

22. Trajtim të barabartë për mbledhjet e taksave dhe tarifave;

23. Transparencë publike për çdo vendimmarrje; Portal unik për shërbimet;

24. Votim qyetar për projektet e rëndësishme. Referendume lokale. Qytetarët do të jenë pjesë e vendimarrjeve për qytetin. Banorët do të votojnë nga kompjuterat e tyre për çdo projekt që ata duan për Vlorën. Ky projekt rrit transparencën dhe vendimmarrjen qytetare.

25. Projekt të madh pilot për regjistrimin e pronave pasi paisja e pronave me dokumente është domosdoshmëri. Do të bëj të pamundurën që kjo çështje të marrë një zgjidhje. Pas katër vitesh, çdo pronë e juaja do të vlejë shumë më tepër;

26. Master plan për sistemet e kullimit dhe vaditjes;

27. Tregje të reja për prodhimet bujqësore dhe blektorale;

28. Markatë të re për prodhimet e detit; 

29. Siguri për produktet ushqimore;

30. Do të ndihmojmë fermerët duke i bërë publicitet pa kosto;

31. Turizmi, investim në cilësinë e shërbimit. Të arrijmë të bëjmë që turisti që largohet, të ketë dëshirë të kthehët sërish;

32. Të shndërrojmë Sazanin dhe Karaburunin një pikë të rëndësishme për turizimin;

33. Sezoni turistik nuk do jetë vetëm 45 ditë por do të jetë 365 ditë;

34. Do të organizojmë festa dhe do të ngremë zyra promovuese në qëndrat e rajonit;

35. Do të promovojmë festat e të gjithë krahinave të tjera, duke bërë një pelegrinazh turistik;

36. Do të rinovojmë lagjen Muradie, rrugën Justin Godart; Orikun e Vjetër, Kalanë e Kaninës, Ishullin e Zvërnecit do t’i shndërrojmë në destinacione të mirfillta turistike me gjithë infrastrukturën që i nevojitet;

37. Do të ndërtojmë parkun e ri në Pyllin e Sodës, deri tani një kënd që vetëm shfrytëzohet por jo prej qytetarëve.

38. Do të punësojmë më shumë gra dhe vajza;

39. Do të ndërtojmë qendrën ditore për të moshuarit ku do të ofrohet një shërbim i munguar në një ndër qytetet më të rëndësishme në vend për këtë kategori sociale;

40. Do të ndërtojmë qendra kulturore për fëmijët dhe terrene sportive;

41. Do të krijojmë kushte dhe më shumë infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuar;

42. Do të ofrojmë punësim sezonal për familjet në nevojë;

43. Do të ndërtojmë kinemanë e Vlorës;

44. Laborator të specializuar në shkolla që fëmijët të mësojnë më mirë nesër;

45. Do të mbështesim nxënësit e shkëlqyer dhe studentët e shkëlqyer;

46. Do të organizojmë Festvalin Folklorik Mesdhetar;

47. Do të rihapim pishinën sportive të notit;

48. Do të organizojmë evente sportive ndërkombëtare.

Zhvillim urban, ekonomik dhe social, kjo ështe ne Aleancë me arkitektët dhe urbanistët për qytetin dhe pjesëmarrje qytetare në vendimarrje.


Premtimet e arritura

  1. Asfaltimi i rrugës nga shkolla “4 Heronjtë” në gjithë shtrirjen e saj, prej Kuzum Babasë deri tek “Bishti i Kalldrëmit”.
  2. Sistemimi i kanalizimeve të ujrave të zeza dhe riasfaltimi i rrugës “Mustafa Bimo” dhe “Hasan Mjalti” në lagjen “Hajro Çakëri”.
  3. Vendoset në punë, Stacioni i Pompimit të Ujit në lagjen "24 Maj", tek Stacioni i Trenit të Mallrave.
  4. Pastrimi i kanalit të ujrave të bardha në lagjen “11 Janari”.
  5. Asfaltimi i segmentit rrugor të fshatit Trevllazër.
  6. Riparimi dhe shtrimi me asfalt i rrugës në lagjen "24 Maji" ("Çole").
  7. Ndërhyrje për shtrirjen e rrjetit të ri të kanalizimeve në zonën e ish-Fabrikës së Çimentos.
  8. Rikonstrusioni total i shkollës “24 Maji”.
  9. Pastrimi i kanalit të “Siavit” në lagjen “10 Korriku”. Pastrimi i këtij kanali do të ndikojë në qarkullimin sa më normal të ujërave në kohë me reshje shiu.
  10. Konvikt i ri për 240 studentë të Universitetit të Vlorës.
  • mobilim dhe orendi shumë të mira;
  • dhoma dyshe e treshe të standardizuara;
  • dhoma të konceptuara për personat me aftësi ndryshe;
  • kuzhina gatimi në çdo kat;
  • salla studimi;
  • depo, lavanderi, kaldajë, magazinë depo uji; shkalla emergjence;
  • Wifi & monitorim me kamera sigurie;
  • Sistem mbrojtjeje kundra zjarrit etj.
  1. Asfaltimi i rrugës tek Pallatet e Gorrishtit në Vlorë.
  2. Rimëkëmbja e oborrit të shkollës “4 Heronjtë”, me një pamje krejtësisht të ndryshuar.
  3. U vendos në punë stacion i ri i Pompimi të Ujërave të Zeza. Ky stacion është në zonën e ish-Ushqimores dhe i shërben zonës perëndimore të qytetit. Investimi mbulon një pjesë të madhe të zonave periferike të qytetit, si zonën tek ish-Fabrika e Tullave, lagjen "11 Janari", ish-Fusha Aviacionit, etj. Stacioni i Pompimit, do të mundësojë funksionimin normal të rrjetit të kanalizimeve.
  4. Aksion për lirimin e hapësirave publike. Në lagjen “Kushtrimi” u prishën 7 garazhe dhe 4 njësi shërbimi.
  5. U rehabilitua qendra e fshatit Trevllazër. U asfaltua rruga nga hyrja e fshatit, në shkollë, qendrën shëndetësore, xhaminë dhe qendrën e fshatit. Përfundon riparimi i rrjetit elektrik të tensionit të mesëm. Paralelisht po punohet për të zgjidhur problemin e furnizimit të fshatit me ujë të pijshëm.
  6. U vendos në funksion pompa e re dhe e fuqishme, e cila do të përmirësojë situatën e furnizimit me ujë për banorët e fshatit Kaninë.
  7. Qendra  historike  e qytetit bregdetar, i është nënshtruar rikonstruksionit dhe kthimit të saj në identitet duke ruajtur të gjitha vlerat. U restauruan 68 objekte  në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, me gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të.
  8. Rikaualifikimi i Qendrës së fshatit Dukat:
  • Sheshi i ri i ndërtuar prej 1,200 metra katrorë do të ofrojë hapësira të përbashkëta që do të rivitalizojnë dhe stimulojnë jetën sociale jo vetëm për banorët e Dukatit por edhe për zonat përreth.
  • Restaurimi i "Shkollës së Kuqe", e cila është një simbol i vlerave kulturore në qendër të fshatit, do të bëjë të mundur transformimin e këtij aseti në një muze mbi kulturën dhe traditat e zonës.
  1. Pastrimin dhe sistemimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese në Njësinë Administrative Shushicë.
  2. Sinjalistika e qytetit të Vlorës, vijëzimi i rrugëve për këmbësorët.
  3. Rikonstruksioni i bulevardit Vlorë – Skelë.
  4. Mbjellja e pemëve në Bulevardin “Ismail Qemali”.
  5. Kamera sigurie në rrugët e qytetit të Vlorës për të garantuar rendin, qetësinë publike dhe për sa më shumë siguri.
  6.  Pastrimi i kanaleve kryesore kulluese.
  7.  Pastrimi i kanalit të “Naunkës”, në lagjen “24 Maj”. Ndërhyrje e rëndësishme për menaxhimin e situatave që mund të krijohen nga reshjet.
  8.  Rehabilitimi i shëtitores së bregdetit nga Tuneli në "Ujë të Ftohtë", deri në Orikum.
  9. Rikonstruksioni i rrugës “Ramize Gjebrea”, e cila do të lidhë Pyllin e Sodës me Tregun e Fruta – Perimeve.
  10.  Rehabilitimi i shkollës “Avni Rustemi” në fshatin Trevllazër.
  11.  Rikonstruksioni i kopshtit nr. 3. Rritje standarti dhe më shumë hapësirë përreth kopshtit.
  12.  Ujësjellës Kanalizime realizoi në lagjen “11 Janari”, një investim për përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë. U zëvendësua rrjeti i vjetër me tubo të reja.
  13. Bulevardit “Ismail Qemali” i shtohen 409 pemë në të gjithë segmentin e tij.
  14. Asfaltimi i rrugës panoramike të Kaninës, e cila ka bërë të mundur rritjen e numrit të vizitorëve në këtë zonë.
  15. Investim i cili garanton furnizimin me energji elektrike për 400 abonentë, familjarë dhe biznese në fshatin Kaninë.
  16. Zhbllokimi dhe rehabilitimi i kanaleve kryesore në Novoselë, Vlorë.
  17. Vendosja e ndriçimit publik në fshatin Poro, Njësia Administrative Novoselë.
  18. Rikonstruksioni i Poliklinikës së Vlorës.
  19. Asfaltimi i rrugës nga fshati Panaja deri në Hoshtimë, Njësia Administrative Qendër Vlorë.
  20. Asflatimi i rrugës së fshatit Poro, e cila mbërrin deri tek kisha dhe shkolla e fshatit.

Burimi 1: Bashkia Vlorë - https://www.facebook.com/Bashkia-Vlor%C3%AB-346276352540/

Burimi 2: https://www.facebook.com/Dritan-Leli-1638687229694574


Premtimet pjesërisht të arritura (në proçes)

  1. Ndërhyrja në 2.7 km rrugë, prej Bypass-it deri në qendër të fshatit Xhyherinë, është në proçes. Rehabilitimi i qendrës së fshatit përfshin restaurimet e nevojshme, ndriçimin dhe gjelbërimin.
  2. Nis rehabilitimi i aksit të rrugës nga spitali deri në qendër të Babicës. Janë pastruar të dy anët e rrugës nga inertet e grumbulluara ndër vite, janë krijuar hapësira për të pasur trotuar të ndriçuar dhe gjelbëruar.
  3. Vijojnë punimet për shpërndarjen e ujit, në 24 orë, në gjithë Dukatin e Ri.
  4. Nis asfaltimi i rrugëve në bllokun e banimit tek "Kali i Trojës". Pas ndërhyrjeve në rrjetin nëntokësor, po kthehet në gjendjen e mëparshme infrastruktura e dëmtuar.
  5. Në Bulevardin “Ismail Qemali” ku ka nisur meremetimi i gjithë fasadave të vjetra, që përmbyll një tjetër investim transformues për Vlorën turistike.
  6. Vijon puna për ndërtimin e landfillit të ri me standarte europiane, që do të presë mbetjet urbane të gjeneruara nga Bashkia Vlorë dhe Selenicë, për një mjedis të pastër.
  7. Ka nisur puna për asfaltimin, shndërrimin tërësor të rrugës 'Mato Robi', me gjatësi 506 m dhe gjerësi 8.1m, përreth stadiumit Flamurtari.
  8. Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Drashovica, në lagjen e vjetër “Partizani”.
  9. Vijon puna për rehabilitimin e rrugës “Fan Noli” në zonën e “Çoles” .
  10. Vijon puna për përfundimin e bypassit të Vlorës, i cili është shumë i rëndësishëm e me vlerë për çlirimin e rëndesave të trafikut në kulmet e sezoneve turistike, por edhe për lehtësimin e lidhjes së të gjitha fshatrave me qytetin.
  11. Vijon puna për Lungo Mare 2, me zgjatimin e shëtitores, përmes një plazhi publik me 5 yje, me dy pishina, një për të rritur e një për fëmijë, sipërfaqe ranore, parkim nëntokësor dhe një shkallare spektakolare, sipas projektit të ideuar nga arkitekti i famshëm belg, Xavier de Geyter, autori i Lungo Mare1 dhe i Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë.
  12. Ka nisur rikualifikimi urban në gjithë bllokun e banesave midis rrugëve “Gjergj Kastrioti”, “Osmen Haxhiu”, “Enver Jaho”, “Zaho Koka”.

Burimi 1: Bashkia Vlorë - https://www.facebook.com/Bashkia-Vlor%C3%AB-346276352540/

Burimi 2: https://www.facebook.com/Dritan-Leli-1638687229694574