Eduard Duro - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Devoll
Eduard Duro është Kryetar i Bashkisë Devoll.
Ai ka lindur në Cetë, Devoll, më 14 shkurt 1976. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Miras, Devoll, ai ndoqi studimet e larta në Korçë, ku u diplomua për “Marketing” në Universitetin “Fan.S.Noli" gjatë viteve 1997-2001.
Gjatë viteve 2001 - 2003 shërbeu si përgjegjës i Zyrës së Financës, Komuna Miras. Në vitet 2003 - 2007 shërbeu si Inspektor Kontrolli dhe Evazioni Fiskal në degën e tatimeve Devoll.
Përgjatë 2007 - 2019 shërbeu si Agjent Doganor i Dean Sh.P.K pranë Doganës Kapshticë. Aktivitet shoqërore dhe politike përfshijnë: anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë që prej vitit 1994.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Eduard Duro, Kryetari i Bashkisë Devoll
- Do vendos në shërbimin tuaj gjithë potencialin tim për të ndryshuar bashkinë e Devollit dhe për t’ia kthyer atë devollinjve;
- Projekte dhe plane konkrete veçanërisht për bujqësinë, pasi është në gjendje kaotike;
- Plane konkrete edhe për turizmin. Ka shumë për të bërë, ka shumë vende historike, pozicioni gjeografik është i tillë që na favorizon si në hyrje ashtu dhe në dalje të Shqipërisë;
- Rritjen e mirëqenies për çdo familje, që të rinj dhe të reja të mos mbajnë sytë jashtë por të ushtrojnë profesionin e tyre, aftësitë dhe dijenitë e tyre t’i vënë në shërbim, aty në fshatin e lindjes, në krahinën e bukur të Devollit;
- Projekte konkrete për aktivitetet sportive në të gjitha llojet e sporteve;
- Do punojmë së bashku për të bërë më të mirën për komunitetin tonë në çdo cep të Devollit.
Burimi 1: https://sot.com.al/politike/eduard-duro-njeriu-i-duhur-devollin
Burimi 2: http://korcareport.com/eduard-duro-kontrate-ne-devoll-per-projektin-bash...
Burimi 3: https://ata.gov.al/2019/06/15/duro-te-gjithe-me-30-qershor-per-te-ndrysh...
Premtimet e arritura
- Çakullimi, vendosja e tombinove dhe hapja e kanaleve kulluese në rrugën e “Bregave”, në fshatin Bitinckë , Njësia Administrative Qendër Bilisht.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i mbetjeve në fshatin Progër.
- Shtrimi dhe rehabilitimi i rrugëve bujqësore në fshatin Bitinckë, Njësia Administrative Qendër Bilisht.
- Çakullimi dhe rehabilitimi i rrugës së Shëndëllisë në fshatin Hoçisht.
- Sistemimi i rrugëve bujqësore, vendosja e tombinove dhe pastrimi i kanaleve ujitës në qytet si dhe në fshatrat e Njësisë Administrative Qendër Bilisht.
- Shtrimi i kanalizimeve të ujrave të zeza në fshatin Dobranj.
- Hapja dhe sistemimi i kanaleve vaditëse dhe tokave bujqësore në fshatin Poloskë.
- Çakullimi dhe rehabilitimi i rrugës që të çon te xhamia e qytetit.
- Sistemimi dhe pastrimi i kanaleve kulluese dhe ujitëse në tokat bujqësore të fshatrave Miras, Menkulas, Ponçarë, Braçanj, Njësia Administrative Miras.
- Rehabilitimi dhe ngritja e një muri mbajtës anës lumit të fshatit Ziçisht, Njësia Administrative Miras.
- Hapja e kanaleve kulluese dhe sistemimi i tokave bujqësore në fshatin Menkulas, Njësia Administrative Miras.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i territorit nga mbetjet si dhe hapja e kanaleve anës rrugës kryesore në fshatin Tren.
- Rehabilitimi i rrugës që të çon për në varrezat e fshatit Bitinckë.
- Zhbllokimi i tombinove të urës në fshatin Tren si dhe sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.
- Rehabilitimi dhe hapja e kanaleve kullues në fshatin Miras, Njësia Administrative Miras.
- Rikonstruksioni i plotë dhe asfaltimi i rrugës që të çon në fshatin Vërnik.
- Pastrimi i terrenit në fshatin Vishocicë, pastrimi i kanalit që përshkon rrugën që të çon te shkolla e fshatit, si edhe sistemimi i depos së ujit.
- Pastrimi i kanaleve kulluese dhe rehabilitimi i tokave bujqësore në fshatrat Tren, Eçmenik dhe Baban.
- Pastrimi i kanaleve në anë të rrugës brenda fshatit Pilur, Njësia Administrative Progër.
- Rehabilitimi i tokave bujqësore, pastrimi i kanaleve kullues dhe sistemim i tombinove në fshatin Bitinckë, Njësia Administrative Qendër Bilisht.
- Rehabilitimi i rrugës Vishocicë-Kurrilë, Njësia Administrative Qendër Bilisht.
- Rehabilitimi dhe çakullimi i rrugës që lidh fshatrat Përparimaj-Grapsh, Njësia Administrative Hoçisht.
- Rehabilitimin dhe çakullimi i rrugëve në fshatin Ponçarë.
- Çakullimi i rrugëve në fshatin Fitore, Njësia Administrative Miras.
- Pastrimi i inerteve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe çakullimi i rrugëve në fshatin Bitinckë, Njësia Administrative Qendër Bilisht.
- Pastrimi i mbetjeve dhe inerteve në qytet, pranë kryqëzimit Bilisht-Hoçisht.
- Çakullimi i rrugës që të çon në fshatin Dobranj, Njësia Administrative Miras.
- Rehabilitimi dhe sistemimi i rrugëve bujqësore, pastrimi i kanaleve kulluese si edhe sistemimi i rremave ujitëse përgjatë lumit Devoll, me qëllim shmangien e përmbytjeve dhe gërryerjen e tokave bujqësore në fshatrat: Gracë, Kurrilë, Kuç, Braçanj, Dobranj, Ponçarë, Menkulas, Miras, Bitinckë si edhe Vishocicë.
- Shtrimi i rrugës përpara shkollës së fshatit Hoçisht.
- Çakullimi i rrugëve në fshatin Gracë.
- Shtrimi me çakull i rrugës në hyrje të fshatit Cangonj, Njësia Administrative Progër.
- Çakullimi i rrugës mbrapa rrobaqepsisë në Bilisht.
- Ndërtimi i një banese sociale në fshatin Vishocicë, Njësia Administrative Qendër.
- Sistemimi i kanalizimeve të ujrave të zeza te kryqëzimi i rrugës për te xhamia e qytetit.
- Pastrimi i mbetjeve dhe inerteve te rruga që të çon për në fshatin Bitinckë, pranë varrezave të qytetit Bilisht.
- Pastrimi i inerteve dhe hapja e kanaleve në fshatin Vërlen, Njësia Administrative Hoçisht.
- Zhbllokimi i hapësirave publike, sistemimi dhe pastrimi i territorit në fshatin Tren, Njësia Administrative Qendër.
- Pastrimi i mbetjeve dhe inerteve përgjatë rrugës Bilisht-Hoçisht.
- Pastrimi i dhe rehabilitimi i përroit në qendër të fshatit Bitinckë si edhe i kanalit anësor të rrugës.
- Rikontruksioni dhe rehabilitimi i urës që lidh fshatrat Miras-Vidohovë.
- Pastrimi i territorit nga mbetjet urbane në fshatin Miras.
- Rikonstruksioni tërësor i shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli.
Burimi: https://www.facebook.com/bashkidevoll/
Mbi realizimin e premtimeve elektorale:
- Pjesa më e madhe e ndërhyrjeve në Bashkinë Devoll, është në fushën e bujqësisë ku z. Eduard Duro ka premtuar projekte dhe plane konkrete. Ndërhyrjet më të shpeshta janë pastrimi dhe hapja e kanaleve kulluese si dhe rehabilitimi dhe çakullimi i rrugëve bujqësore në fshatrat e njësive administrative.
- Ndërhyrje të tjera janë bërë edhe për pastrimin e inerteve dhe mbeturinave në territorin e Bashkisë Devoll, asfaltimi i rrugëve në disa fshatra si dhe rehabilitimi i kanalizimeve të ujërave të zeza.
- Premtime të parealizuara janë ato në fushën e turizmit dhe sportit ku z. Eduard Duro ka premtuar projekte dhe plane konkrete për të cilat ende nuk është realizuar dicka konkrete dhe nuk ka informacion tek website zyrtar apo tek faqja zyrtare e facebook për Bashkinë Devoll.
- Ndërhyrje të realizuara pjesërisht, pra që janë ende në proçes janë ato të restaurimit total të rrugëve në qytetin e Bilishtit:
- Lagjia Nr.1. Asfaltim/ shtrim me kalldrëm:
Rrugët: Jorgo Plaku”, “Çerciz Topulli”, “Vani Trebicka”, “Demir Mullaj”, “Avni Rustemi”(Qilimat). - Lagjia Ne.2. Rehabilitim/ shtrim me kalldrëm:
Rrugët: “Shkëlqim Gjyli”, “Rahmi Hoxha”, “Halim Koçibelli”. - Lagjia Nr.3. Rehabilitim/ asfaltim:
Rrugët: “Englez Barbuta”, “Selman Vishocica”, “Hasan Prishtina”, “Elmaz Mazelliu”, “Guri i Cjapit”.