Erion Isai - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kolonjë

Foto e Anonim
Erion Isai - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Kolonjë

Erion Isai ka lindur në Kolonjë më 01.11.1988.

Ai ka mbaruar studimet për Regjizor tek Akademia e Arteve në Tiranë përgjatë 2007 - 2011.

Eskperiencat e mëparshme të punës për z. Isai përfshijnë:

  • Aktor pranë Top Channel TV, Tiranë (15 shkurt 2007 – 30 maj 2007);
  • Asistent regjisor dhe organizator pranë TV Klan (1 qershor 2008 – 30 maj 2009);
  • Aktor dhe skenarist pranë Top Channel TV (1 tetor 2009 – 30 maj 2017);
  • Regjisor tek Teatri Metropol (1 janar 2011 – 25 tetor 2011);
  • Regjisor tek Kompalina “AA” dhe “Digitalb” (30 nëntor 2011 – 30 prill 2013);
  • Regjisor tek Teatri "Andon Zako Cajupi", Korçë (1 gusht 2013 – 30 tetor 2013);
  • Autor dhe skenarist tek Digitalb (1 janar 2013 – 30 maj 2013) / (tetor 2016 – nëntor 2016);
  • Regjisor tek Teatri Kombetar Eksperimental dhe “Air Studio” (shkurt 2017 – prill 2017).
  • Deri në përzgjedhjen e tij si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Kolonjë, z. Isai shërbeu si drejtor i Teatrit të Kukullave, Tiranë.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Erion Isai, Kryetari i Bashkisë Rehovë

(Qershor 2019)

  1. Të gjithë qarkun ta zgjojmë dhe ta bëjmë Kolonjën të vizitueshme e të aksesueshme për turizmin dhe agroturizmin;
  2. Kënd lojërash për fëmijët në Ersekë dhe Leskovik;
  3. Strehë sociale për njerëzit e pamundur dhe vend ku të mblidhen të moshuarit për të biseduar dhe për të kaluar ditën.
  4. Shkolla dinjitoze;

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/15/isai-pas-30-qershorit-ndertimi-i-plote-aks...

Për fshatin Rehovë:

  1. Ujësjellës i ri;
  2. Restaurimi i 80 portave të fshatit;
  3. Subvencionimi i ngritjes së bujtinave;
  4. Rikualifikimi urban i qendrës së fshatit;
  5. Kaldrëme të reja;
  6. Rehabilitimi i rrugës që të çon për në Rehovë.

Për fshatin Borovë:

  1. Ujësjellës i ri;
  2. Rehabilitimi i urës së Totës;
  3. Kalldrëme të reja;
  4. Rikualifikimi urban;
  5. Vënia në funksion e Muzeut të Masakrës (Muzeu i Borovës).

Për fshatin Barmash:

  1. Ndërtimi i rrjetit të brendshëm të ujësjellësit;
  2. Projekte të reja në shërbim të komunitetit të kësaj zone.

Për Leskovikun:

  1. Ujësjellës i ri;
  2. Rehabilitimi i rrugës Ersekë-Leskovik;
  3. Rehabilitimi i rrugës së llixhave të Sarandaporit;
  4. Ta kthejmë Leskovikun në atraksionin turistik më të frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.

Për fshatin Selenicë:

  1. Ujësjellës i ri;
  2. Rehabilitimi i kanaleve vaditëse;
  3. Subvencionet për fermerët;
  4. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve.

Për Njësinë Administrative Mollas:

  1. Ujësjellës i ri;
  2. Rikualifikimi urban i qendrës Mollas.

Burimi: https://www.facebook.com/Bashkia-Kolonj%C3%AB-270696680084258/


Premtimet e arritura

  1. Shtrimi me trotuare dhe vendosja e ndriçimit publik LED në rrugët “Gani Butka” dhe “Ropi e Stillo Gostivishti”.
  2. Rikonstruksioni i aksit rrugor Korçë – Ersekë Loti 2, e cila do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen e Kolonjës me Korçën
  3. Rikonstruksioni i rrugës “Ahmet Bektashi” në qytetin e Ersekës. Ndërhyrja përfshiu: asfaltim, ndriçim rrugor LED, trotuaret si dhe gjelbërim.
  4. Rikonstruksioni i rrugës turistike Rehovë - Shën Pjetër.
  5. Qendër e re sociale “Motrat Qirjazi” në Kolonjë. Qendra do ti shërbejë familjeve në nevojë, specifikave të veçanta për trajtim, si dhe emigrantëve vulnerabël.
  6. Në Leskovik u shtruan 600 m kabëll i ri për ndriçim rrugor, në lagjen e “Kishës” dhe në rrugën e “Artizanatit” dhe “Bregut”.
  7. Rikonstruksioni i plotë i Kopshtit nr. 1 në Kolonjë.
  8. Rikonstruksioni i shtëpive të prekura nga tërmeti në fshatin Qafëzes, Nj. Adm. Mollas.
  9. Zgjerim, çakullim dhe rehabilitim i kanaleve anësore në rrugën e fshatit Blush, Nj. Adm. Mollas.
  10. Ndërrimi dhe plotësimi i të gjitha llampave rrugore në Bashkinë Kolonjë, si dhe riparimi i linjave të ndriçimit rrugor nëpër fshatra.
  11. Pastrimi total dhe sistemimi i rezervuarit të Kodrasit.
  12. Sistem i ri ndriçimi në 3 rrugët e qytetit të Ersekës.
  13. Sistemimi dhe shtimi i hapësirave të gjelbërta në qytetin e Ersekës.
  14. Rikonstruksioni i shkollës “Jani Vreto” në Ersekë.
  15. Linjë e re ujësjellësi në fshatin Qafëzes, Nj. Adm. Mollas.
  16. Rivitalizimi i qendrës multifunksionale në Kolonjë.
  17. Modernizimi dhe finalizimi i infrastrukturës së ujësjellësit në Ersekë, i cili do të sigurojë furnizim të pandërprerë për 1363 banorë të 14 fshatrave të Bashkisë Kolonjë, si dhe shtim të sasisë dhe presionit të ujit për 9000 banorë të Ersekës.

Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)

  1. Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Vishanj – Taç Poshtë. Punimet përfshijnë: zgjerim të rrugës, rulim, hapjen e kanaleve anësore dhe çakullim.
  2. Vijon puna për rehabilitimin e rrugës së Dëshmorëve, e cila përfshin Asfaltim, trotuaret, ndriçim Led si dhe sistemim  të lulishteve.
  3. Kanë filluar punimet pët ujësjellësin e ri të Mollasit, nga i cili do të përfitojnë 450 banorë.
  4. Vazhdojnë ndërhyrjet në rrugët e fshatit Kodras – Dokollarë. Kjo ndërhyrje përfshin: hapje të kanaleve anësore, zgjerim të trasesë së rrugës, çakullim dhe rulim.
  5. Vijon puna për riveshjen me asfalt të rrugës nacionale Ersekë – Mollas.
  6. Në Leskovik vijojnë punimet tek ish – çerdhja e qytetit, e cila do të kthehet në apartament social për familjet e pastreha.

Burimi: https://www.facebook.com/Bashkia-Kolonj%C3%AB-270696680084258