Fredi Kokoneshi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Divjakë

Foto e Anonim
Fredi Kokoneshi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Divjakë

Z. Fredi Kokoneshi ka lindur më 03.09.1968 në Divjakë.

Shkollën fillore dhe të mesme bujqësore i ka përfunduar në Divjakë, ndërsa  studimet e larta i ka kryer  në Fakultetin e Forcave Tokësore pranë Akademisë Ushtarake “SKËNDERBEJ” në Tiranë.

Nga viti 1997 deri në vitin 2006 ka punuar si inspektor në Degën e Tatim-Taksave në Lushnje, gjithashtu ka administruar suksesshëm biznesin privat deri në vitin 2011.

Ka ndjekur disa kurse kualifikuese dhe trajnuese të ndryshme midis të cilave, trajnim me Guardia di Finanza-n, kurse në menaxhim projektesh dhe  ka  qenë kandidat për deputet i PS-së.

Z. Fredi Kokoneshi është I martuar dhe ka dy fëmijë.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Fredi Kokoneshi, Kryetar i Bashkisë Divjakë

(2015)

INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME PUBLIKE

1. Do të ndërtohet për herë të parë një Poliklinikë e cila do t'i shërbejë një popullsie rreth 54.000 banorë në territorin e bashkisë;

2. Do të hartohet Plani i Përgjithshëm Vendor;

3. Do të kryhet furnizimi me ujë të pijshëm i zonës së plazhit;

4. Do të kryhet furnizimi me energji elektrike e zonës së plazhit, pa ndërprerje;

5. Do të kryhet rehabilitimi i qendrës së qytetit dhe ndërtimi i shëtitores që lidh zonën urbane me pyllin me pisha;

MJEDIS/TURIZËM

1. Do të kryhet ndërtimi i pasarelës në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta e cila do të lidhë disa atraksione turistike;

2. Do të vendoset një qendër informacioni turistik në Parkun Kombëtar të Divjakës;

3. Do të vendosen kosha në të gjitha njësitë administrative dhe do të blihen 2 makina teknologjike për mbledhjen e mbetjeve.

BUJQËSI

1. Do të zgjidhet problemi i ujitjes dhe kullimit me ndërhyrje në sistemin ujitës dhe pastrimi i të gjitha kanalet vaditëse e kulluese;

2. Do të kryhet orientimi i fermerëve për mbjelljen e kulturave bujqësore;

3. Do të lajmërohen dhe ndihmohen të gjithë fermerët që dëshirojnë të aplikojnë për të përfituar nga subvencionet dhe grandet që ofron qeveria qendrore;

4. Do të kryhet shtrimi dhe nivelimi i rrugëve të parcelave bujqësore, të cilat ndihmojnë fermerët në transportimin me lehtësi të prodhimeve.

TRANSPARENCA

1. Do të zhvillohen takime me banorët e çdo Njësie Administrative me qëllim marrjen e informacionit për problemet që ata i shqetësojnë dhe përfshirjen e tyre në projekt-buxhet;

2. Do të zhvillohen takime me qytetarët, gjatë punës për hartimin e Planit të Përgjithshëm

Vendor, për t’i informuar ata por edhe për të marrë mendimin e tyre.

Burimi: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Divjak%C3%AB-premtimet.pdf

(Shtator 2016)

1. Shpallja e një programi të ri në bashkëpunim me BERZH dhe me bankat e nivelit të dytë duke krijuar mundësi monetare që do të jenë në dispozicion të të gjithë atyre sipërmarrjeve fermere që krijonë zinxhirin e vlerës dhe krijojnë rritjen e punësimit.

2. Sistemimin dhe pastrimin e të gjitha kanaleve kulluese dhe vaditëse.

3. Rilindjen e qendrës së Divjakës.

Burimi: http://pushtetivendor.reporter.al/fredi-kokoneshi-sfida-me-e-madhe-fokusimi-te-turizmi-brenda-4-vitesh-pastrojme-kanalet-vaditese/

(Korrik 2019)

1. Investime strategjike, të cilat do ta kthejnë Divjakën në vendin e merituar përkrah qyteteve të tjera turistike dhe do ta bëjnë atë një qendër për turizmin elitar.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/07/01/fredi-kokoneshi-fiton-mandatin-e-dyte-per-bashkine-e-divjakes/


Premtimet e arritura

  1. Asfaltimi i rrugës në lagjen e “Naçallarëve” në fshatin Mërtish, Nj. Adm. Gradishtë.
  2. Asfaltimi i rrugës së “Furrit të bukës” në fshatin Këmishtaj, Nj. Adm. Gradishtë.
  3. Rehabilitimi i segmentit rrugor Cermë-Divjakë.
  4. Ndërhyrje për rehabilitimin e segmenteve rrugore në fshatrat Grabian, Cermë Shkumbin-Bishçukas, Dushkçan-Hallvaxhias-Gërmenj i Madh.
  5. Riparimi i pjesës së dëmtuar pranë shinave të trenit në segmentin rrugor Divjakë-Pushimi i shoferit.
  6. Kopësht i ri me drekë dhe një shkollë totalisht e transformuar në Tërbuf.
  7. Hapja e 7.8 km kanale për sistemin e ujitjes si dhe 3.2 km në sitemin kullues, në Njësinë Administrative Remas.
  8. Rehabilitimi i plotë i rrugës në lagjen e “Sotallarëve” në qytetin e Divjakës.
  9. Ndërtimi i një shkolle të re me të gjitha standartet bashkëkohore në fshatin Fier Seman, Nj. Adm. Gradishtë.
  10. Rehabilitimi i ujërave të bardha dhe ndërtimi i rrjetit të ri me tubacione dhe puseta në fshatin Këmishtaj, Nj. Adm. Gradishtë.
  11. Rehabilitimi i rrugës “20 Janari”, në hyrje të qytetit të Divjakës.
  12. Asfaltimi i unazës jugore në Çermë Sektor, Nj. Adm. Tërbuf.
  13. Rikonstruksioni i shkollës së mesme të bashkuar “Mihal Nako” në fshatin Fier Seman, Nj. Adm. Gradishtë.
  14. Rehabilitimi i Qendrës Shëndetësore në fshatin Grabian.
  15. Ujësjellës i ri në fshatin Grabian, i cili do të përballojë furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë.
  16. Rehabilitimi i plotë i segmentit rrugor që lidh Grabjanin me pjesën tjetër të fshatrave të kodrave. Ka përfunduar asfaltimi me kullimet e ujrave anësore, pusetat dhe kanalizimet e ujrave të zeza, rrjeti i ujsjellësit, trotuaret bashkë me ndriçimin e zonës së banuar.
  17. Rehabilitimi i kanalizimeve të ujërave të bardha në segmentin rrugor pas furrës së bukës, në fshatin Këmishtaj, Nj. Adm. Gradishtë.
  18. Asfaltimi i segmentit rrugor që lidh poliklinikën dhe laboratorin multifunksional të analizave dhe shërbimeve “URBANLAB” në rrugën dytësore.
  19. Asfaltimi i rrugëve në fshatrat Çermë Kamp dhe Çermë Shkumbin, Nj. Adm. Tërbuf.
  20. Rehabilitimi i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe i sistemit kullues të ujërave të bardha në fshatin Çermë Sektor, Nj. Adm. Tërbuf.
  21. Asfaltimi i rrugës së fshatit Gurë, Nj. Adm. Remas.
  22. Asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit Goriçaj, Nj. Adm. Gradishtë.
  23. Asfaltimi i rrugëve të lagjeve në fshatin Sopëz, Nj. Adm. Gradishtë.
  24. Ndërtimi i një Poliklinike me të gjitha parametrat bashkëkohore, e cila i shërben një popullsie prej 54 000 banorë.
  25. Rehabilitimi i qendrës së qytetit të Divjakës dhe ndërtimi i shëtitores që lidh zonën urbane me pyllin me pisha.
  26. Në të gjitha Njësitë Administrative është rritur cilësia e shërbimit, dhënia e informacionit apo kthimi i përgjigjeve të kërkesave të qytetarëve.
  27. Pastrimi i kanalit kullues në fshatin Remas, Njësia Administrative Remas. Kanali ka një gjatësi prej 1.2 km dhe shërben për kullimin e një sipërfaqeje prej mbi 90 ha tokë bujqësore.
  28. Rikonstruksioni i Shkollës 9-Vjeçare “Hysni Malko” në fshatin Kryekuq, Njësia Administrative Remas.
  29. Transformim radikal i qëndrës shëndetësore në fshatin Grabian. Kjo qëndër shëndetësore do ti shërbejë rreth 5 mije banorëve të kësaj zone
  30. Pastrimi i kanalit kullues në fshatin Çerm Sektor, Njësia Administrative Tërbuf.
  31. Rikonstruksioni i rrugës Babunjë-Agim.
  32. Pastrimi i kanaleve kulluese dhe ujitëse në fshatin Goriçaj, Njësia Administrative Gradisht.
  33. Rehabilitimi me çakull i segmentit rrugor Remas-Çakajas
  34. Rehabilitimi me çakull i rrugëve të brendshme në fshatin Gungas, Njësia Administrative Gradishtë.  Njëkohësisht me rehabilitimin e rrugëve u bë edhe ndricimi i tyre.
  35. Rikonstruksioni dhe zgjerimi i unazës së sipërme në fshatin Kryekuq, Njësia Administrative Remas, Bashkia Divjakë. 
  36. Rikonstruksioni i shkollës në Çermë Shkumbin. Një transformim radikal nga një objekt të rrënuar, në një shkollë me standarte bashkëkohore.
  37. Shtrirja e rrjetit ujësjellës në fshatin Senëz, Njësia Administrative Gradishtë.
  38. Sistemimi dhe rehabilitimi me çakull i rrugëve në fshatin Korie, Njësia Administrative Gradishtë.
  39. Rikonstruksioni i kopshtit në Goriçaj.
  40. Rehabilitim total i hapësirave të lira në fshatin Bedat, Njësia Administrative Remas.
  41. Mbjellja e pemëve të reja në të gjitha sheshet dhe rrugët e lagjeve të qytetit të Divjakës.
  42. Kënde lojërash për fëmijët pranë kopshtit të Divjakës si dhe në Çermë Sektor, Njësia Administrative Tërbuf.
  43. Asfaltimi i segmentit rrugor Grabian – Dushk Can deri në bashkimin me asfaltin ekzistues.
  44. Reahbilitimi i kanalit kullues LUK 3-X-4/2 në fshatin Gur, Njësia Administrative Remas.
  45. Rehabilitimi i rrugës kryesore bujqësore në fshatin Cermë e Sipërme, Njësia Administrative Tërbuf.
  46. Rikonstruksioni i shkollës në Shënepremte.
  47. Ndriçim publik në fshatrat Sulzotaj, Cermë Pasha dhe Cermë Proshk.

Burimi 1: https://www.facebook.com/Bashkia.Divjake

Burimi 2: https://www.facebook.com/fredi.kokoneshi


Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)

  1. Vazhdon puna për ndërtimin e hidrovorit në Divjakë. Hidrovori i ri me pompa të fuqishme dhe teknologji të modernizuar do të mundësoje kullimin e ujit dhe si rrjedhojë rehabilitimin dhe përmirësimin e rreth 600 deri në 900 ha toka në pjesën perëndimore.
  2. Bashkia Divjakë do të ketë godinën e saj të re që do të vihet shumë shpejt në shërbim të qytetarëve.
  3. Vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese në të gjithë territorin e Bashkisë Divjakë.

Burimi 1: https://www.facebook.com/Bashkia.Divjake