Gëzim Topçiu - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Maliq

Foto e Anonim
Gëzim Topçiu - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Maliq

Z. Gëzim Topçiu ka lindur më 3 Janar 1967.

Ai ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor Korcë, në vitet 1986 - 1990. Z. Topçiu ka punuar si specialist bujqësie në Ndërmarrjen e Kullotave Korçë gjatë 1990-1995.

Prej 1995 - 2000 ka patur një biznes privat. Nga viti 2000 e në vazhdim Kryetar i Bashkisë Maliq.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Gëzim Topçiu, Kryetari i Bashkisë Maliq

1. Krijimin e infrastrukturës së nevojshme për vaditjen dhe kullimin në fushën e Maliqit.

2. Ndriçim i plotë publik në të gjitha fshatrat.

3. Do të përmbyllim reformën e veterinarisë.

4. Rehabilitim i shesheve të pallateve.

5. Rehabilitim i rrugëve brenda fshatrave.

6. Sistemim-asfaltim i rrugës Petrushë-Vreshtas, 5.5 km e gjatë.

7. Rritja e kapaciteteve menaxhuese për ujin e pijshëm, duke investuar në ato fshatra ku mungon dhe përmirësimi tek të tjerët.

8. Zgjidhja përfundimtare e problemit të pronësisë së tokës në bashkëpunim me Kadastrën, për pajisje me tituj pronësie.

9. Realizim projektesh të agrobiznesit për rritjen e kapaciteteve dhe çertifikimin e produkteve vendore.

10. Aplikimi i masave bashkëkohore për ujitjen e tokës bujqësore.

11. Parashikimi i zonave ekonomike për zhvillim të biznesit të vogël dhe të mesëm.

12. Tarifa zero për bizneset e të rinjve, bizneset e artizanatit dhe turizmit si dhe bizneset në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

13. Parashikimi i zonave për zhvillimin e turizmit malor.

14. Zbatimi i masave për minimizimin, ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve.

15. Rritja e kapaciteteve të njësisë zjarrfikëse ( për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret)

16. Zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbërta.

17. Parashikim në buxhet çdo vit për ndihmë dhe përkrahje materiale dhe financiare për:

- Personat e pastrehë;

- Banesat sociale;

- Kartat e studentit për shërbime publike.

18. Në të gjitha objektet e arsimit do të ndërhyhet sipas nevojave me riparime, rikonstruksione apo ndërtime të reja.

19. Ndërtimi i shkollës së re në fshatin Rrëmbec.

20. Problemi i ngrohjes në objektet arsimore do të menaxhohet nga një strukturë e veçantë.

21. Nëpërmjet një programi disa-vjeçar do të kompletohen të gjitha shkollat me infrastrukturë për zhvillimin e orëve të edukimit fizik.

22. Ndërtimi i pallatit të kulturës.

23. Ndërtimi i muzeut etnografik.

24. Rikonstruksioni i objekteve dhe terreneve sportive.

25. Përkrahje e vazhdueshme për të gjitha klubet sportive dhe evenimentet e tyre sportive.

Burimi 1: Bashkia Maliq - bashkiamaliq579@gmail.com

Burimi 2: Reporter.al - Pushteti Vendor - http://pushtetivendor.reporter.al/gezim-topciu-kemi-nje-strategji-per-bujqesine/


Premtimet e arritura

  1. Zëvendësimi i linjës së brendshme të ujësjellësit, sistemimi i rrugëve, kanalizimeve dhe lirimi i hapësirave publike në fshatin Kolanec.
  2. Linjë e re për furnizimin me ujë të pijshëm në lagjen Luadhalimë - Podgorie.
  3. Rehabilitimi i shkollës në Pendavinj, Nj. Adm. Pojan.
  4. Linjë e re ujësjellësi në fshatin Zëmblak, Nj. Adm. Pojan.
  5. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për fshatin Kreshpanj, Nj. Adm. Pojan.
  6. Asfaltimi i rrugës në fshatin Podgorie, Nj. Adm. Vreshtas.
  7. Asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Shëngjergj, Nj. Adm. Pojan.
  8. Sistemimi i rrugëve të parcelave në fshatrat Strelcë, Zvirinë, Leminot, Kaçak dhe Kishnik.
  9. Rehabilitimi i 27 banesave sociale të komuniteteve të varfra në fshatin Pojan.
  10. Sistemimi i kanalizimeve dhe asfaltimi i rrugës në lagjen lart të fshatit Podgorie, Nj. Adm. Vreshtas.
  11. Betonizimi i kanalit kullues Vloçisht-Drithas Poshtë, në fshatin Vloçisht, Nj. Adm. Libonik.
  12. Investime mbi rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe mbi rrjetin e ujësjellësit, në fshatin Shqitas, Nj. Adm. Pirg.
  13. Sistemimi i segmentit rrugor që lidh lagjen Pekas me Qafëzezin, si edhe Belishtën dhe Berasin Lart.
  14. Sistemimi i segmentit rrugor nga fshati Zboq në fshatin Beras.
  15. Sistemimi i rrugës lidhëse Këmbëthekër-Beras-Tylbja e Goçës.
  16. Pastrimi i kanalit kullues dhe kanalit ujitës në fshatin Zvezdë, Nj. Adm. Pojan.
  17. Zgjerimi dhe sistemimi i segmentit rrugor Peshtan – Kodras, Nj. Adm. Moglicë.
  18. Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës së fshatit Zvirinë, Nj. Adm. Pirg.
  19. Vendosja e ndriçuesve rrugorë në fshatin Kreshpanj, Nj. Adm. Pojan.
  20. Pastrimi i kanalit të ujërave të larta në fshatin Plasë, Nj. Adm. Pojan.
  21. Pastrimi i kanaleve anësorë në fshatin Zëmblak, Nj. Adm. Pojan.
  22. Sistemimi i kanaleve kulluese në fshatin Velitërnë, Nj. Adm. Pirg.
  23. Sistemimi i fushës së mbetjeve në Njësinë Administrative Pirg.
  24. Shtrirja e linjës së re të ujësjellësit në Njësinë Administrative Vreshtas.
  25. Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale në qytetin e Maliqit.
  26. Rikonstruksioni i plotë i Qendrës Shëndetësore në fshatin Drithas, Nj. Adm. Libonik.
  27. Rikonstruksioni i terrenit sportiv në shkollën 9-vjeçare të fshatit Shqitas.
  28. Rikonstruksioni i plotë brenda standardeve të kërkuara, i godinës së Shërbimit Zjarrfikës në Maliq.
  29. Rehabilitimi i qendrës së fshatit Plasë, Nj. Adm. Pojan.
  30. Rehabilitimi i tregut në fshatin Pirg.
  31. Pastrimi i 700 m kanal kullues në zonën Sheqeras - Vreshtas, në bllokun 11/3.
  32. Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Hodo Skënderi”, në fshatin Strelcë, Nj. Adm. Gorë
  33. Asfaltimi dhe rehabilitimi i rrugës së Vaskave, në bllokun nr. 3 Maliq.
  34. Asfaltimi i rrugës kryesore të fshatit Plasë, Nj. Adm. Pojan.
  35. Hedhja e shtresës së asfaltit në bulevardin "Maliq-Drithas".
  36. Riveshja e pjesshme dhe riparimi i shtresave asfaltike në aksin rrugor Maliq-Lozhan.
  37. Rikonstruksioni i Qendrave Shëndetësore në Velitërnë Lart, në Sovjan dhe në Zvirinë.
  38. Ndërtimi i urës së re në fshatin Zvirinë, Nj. Adm. Pirg.
  39. Pastrimi i kanaleve kullues në pjesën kënetore Vreshtas-Podgorie.
  40. Sistemimi i rrugëve periferike në fshatin Velitërnë, Nj. Adm. Pirg.
  41. Sistemimi i oborrit të shkollës 9-vjeçare ”Nevrus Vila” në fshatin Sovjan.
  42. Rehabilitimi i shkollës 9-vjeçare në Zëmblak.
  43. Ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit për banorët e fshatit Mesmal, Nj. Adm. Gorë. Rrjeti i ri do të sigurojë furnizimin më të mirë me ujë të pijshëm për banorët e këtij fshati.
  44. Ndërtimi i terrenit sportiv në shkollën 9-vjeçare Vreshtas.
  45. Ndërtimi i nyjeve sanitare në Shkollën e Mesme Sheqeras.
  46. Rehabilitimi i shkollës 9-vjeçare në Podgorie. Rikonstruksion i çatisë dhe tualeteve.
  47. Sistemim-asfaltim i rrugës në fshatin Podgorie.
  48. Ndriçimi i rrugëve në fshatin Rrëmbec.
  49. Rikonstruksioni i shkollës së fshatit Bregas.
  50. Rikonstruksioni i kopshtit të fëmijëve dhe qendrës shëndetësore në Velitërnë.
  51. Pastrimi i kanaleve kulluese në fshatin Podgorie.
  52. Asfaltimi i rrugëve në fshatin Vloçisht.
  53. Asfaltimi dhe rehabilitimi i rrugëve në fshatin Libonik.
  54. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese në fshatin Pirg.
  55. Rikonstruksioni i urës në fshatin Orman.
  56. Rikonstruksioni i segmentit rrugor Vreshtas-Petrushë.
  57. Stabilizimi i rrjetit të kanalizimeve në fshatin Pocestë.
  58. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Vreshtas.
  59. Ndërhyrje për rehabilitimin e kanaleve kulluese në fushën e Maliqit.
  60. Pastrimi i kanaleve ujitës në fshatrat Pendavinj, Zëmblak, Zvezdë dhe Burimas.
  61. Sistemimi dhe asfaltimi i rrugëve të brendshme në Maliq.
  62. Ndërhyrje në fasadat e pallateve, sistemimin e rrugëve dhe trotuareve si dhe ndriçimin rrugor në qytetin e Maliqit.
  63. Kopsht për fëmijët, Qendër Shëndëtsore dhe ambient për pensionistët në fshatin Tërovë, Njësia Administrative Pojan.

Burimi: https://www.facebook.com/bashkia.maliq