Gjon Gjonaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Pukë

Foto e Aurel Grabocka
Gjon Gjonaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Pukë

Z. Gjon Gjonaj lindi më 20.09.1955  në fshatin Kçirë të Pukës.

Pas përfundimit të arsimit fillor, vijon shkollen e mesme në qytetin e Pukës, të cilen përkundër veshtirësive të kohës e përfundon me rezultate të larta duke bërë që të vijonte sfiden e tij për të ndjekur studimet e larta, ëndërr që e shoqëronte që në fëmijërinë e hershme.

Pas kryerjes së përiudhes së stazhit, një detyrim i kohës, të cilin e bënë në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit në Fushë Arrëz, në vitin 1976 fillon studimet e larta në degen Agronimi.

Sapo përfundon studimet e larta, në vitin 1980 autoritetet e larta shtetërore të kohës e angazhojnë me detyrë të rëndësishme shtetërore, siç ishte drejtimi dhe menaxhimi i organizimit  bujqësorë të kohës në zonen e Qerretit, ku sërish shoqërohet me rezultate të larta në punë. Z. Gjonaj pas drejtimit për katër vite me radhë të Koperativës së Qerretiti emrohet në seksionin e Industrisë Pukë, detyrë të cilen e mban deri në vitin 1994.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Gjon Gjonaj, Kryetari i Bashkisë Pukë

1. Objektivi im madhor është që në katër vitet Puka të shndërrohet në një qytet të zhvillimit të turizmit gjithëvjetor;

2. Mbështetje financiare për projektet më të mira nga të rinjtë që merren me zhvillimin e turizmit në bashkinë e Pukës;

3. Taksë zero për vitin e parë të çdo aktiviteti në fushën e turizmit;

4. Në 4-vjeçarin e ardhshëm do të bëhet rivitalizimi i liqenit të Kukajve dhe lidhja e dy liqeneve me infrastrukturë urbane;

5. Këndi i lojërave të aventurës për të rinjtë.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/24/puke-gjonaj-takse-zero-per-vitin-e-pare-te-cdo-aktiviteti-ne-fushen-e-turizmit/