Gledian Llatja - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Elbasan

Foto e Anonim
Gledian Llatja - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Elbasan

Gledian Llatja, ka lindur në qytetin e Elbasanit në 31.03.1981.

Ai ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithshme Dhaskal Todri, po në Elbasan, në vitin 1999. Në vitin 2003 diplomohet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 2004 merr titullin Avokat.

Në vitin 2009 diplomohet në Master për Administrim Publik në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, me programin e Universitetit të Nebraskës, Sh.B.A. Po këtë vit diplomohet në degën Financë pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit.

Nga viti 2015 është doktorant pranë Institutit të Studimeve Evropiane. Karrierën si Jurist e ka filluar në vitin 2003 si ndihmës inspektor (me kohë të pjesshme) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në tetor 2003 deri në vitin 2005 punësohet si jurist pranë Drejtorisë Juridike në Ministrisë e Mbrojtjes.

Nga viti 2005 deri në vitin 2013 punësohet pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në detyrën e Inspektorit.

Në janar të vitit 2014 punon në pozicion e Përgjegjësit të Sektorit të Kontratave pranë Drejtorisë Juridike në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Nga marsi 2014 deri në shtator të 2017 kryen detyrën e drejtuesit në Drejtorinë Juridike pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Gjatë kësaj kohe, për një periudhë disa mujore, ka mbajtur edhe pozicion e Zëvendës Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë.

Nga tetori 2017 është emëruar Drejtor Kabineti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, detyrë që vazhdon ta ushtrojë edhe sot.

Gjatë viteve të karrierës ka ndjekur një sërë trajnimesh, kursesh dhe konferencash, ka dhënë mësim në disa universitete private dhe ka ndjekur programe të ndryshme në organizata jo fitimprurëse në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

1. Elbasani do të ketë përmasat e një qyteti me standarde europiane dhe do të vazhdojë me ritmin e transformimeve si dhe në adresimin e çdo problematike të qytetarëve;

2. Bashkia Elbasan do të jetë edhe më afër fermerëve dhe blegtorëve për ti dhënë një tjetër ritëm zhvillimit rural të zonës;

3. Fëmijët do të jenë prioritet i Bashkisë Elbasan, për t’i dhënë atyre një qytet me standarde europiane.