Ilir Xhakolli - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Pogradec
Ilir Xhakolli - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Pogradec
Z. Ilir Xhakolli lindi në Pogradec, më 25 shtator 1962.
Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në veprimtarinë profesionale ka qenë Kryetar i Kontrollit dhe Shef Finance në NTSH, Pogradec.
Në vitet 2005-2013 ka ushtruar aktivitet biznesi në sektorin privat.
Z. Ilir Xhakolli është zgjedhur për herë të parë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtar në Komisionin për Integrimin Europian.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Ilir Xhakolli, Kryetari i Bashkisë Pogradec
- Projekt për të rregulluar sistemin e ujërave të zeza të njësive Buçimas, Udenisht dhe tek përrenjtë që derdhen në liqen. Operatori që do mirëmbajë apo pastrojë qytetin, do ta ketë të detyruar të blejë një pajisje për pastrimin e bregut të liqenit. Ky është kusht që liqeni të jetë i mirëmenaxhuar;
- Një tjetër projekt do të jetë rregullimi i fasadave për ta bërë nga një qytet gri që është sot në një qytet të bukur e të lulëzuar siç e meriton Pogradeci;
- Emergjente është edhe ndërhyrja në fshatrat e Pogradecit, pasi nga 73 fshatra të bashkisë, 53 prej tyre kanë problem me ujin e pijshëm, ujërat e zeza dhe kanalet vaditëse.
- Ne do të rivitalizojmë edhe sportet e vjetra dhe lojërat e ndryshme në liqen. Qyteti ka qenë qyteti më i zymtë nga të gjithë edhe në rastet e festave, sepse nuk ka pasur vëmendje nga bashkia e Pogradecit.
Premtimet e arritura
- Përfundoi rikonstruksioni i urës në Çërravë, si dhe pastrimi i lumit nga mbetjet e hedhura.
- Asfaltimi i plotë i rrugës së Tushemishtit.
- Rehabilitmi i plotë i lagjes “Gurore” me këto ndërhyrje:
- Sistemim i kanalizimeve të ujrave të zeza;
- Sistemim të ujrave të bardha dhe të shiut;
- Zgjerim dhe shtrim i të gjithë rrjetit rrugor;
- Implementimi i ndriçimit publik Led;
- Elementë urbanë dhe dekorativë etj.
- Përfundoi rikonstruksioni i stadiumit “Gjorgji Kyçyku”.
- Ka përfunduar instalimi i ndriçimit LED në fshatin turistik Lin.
- Ambiente të reja për shërbimin me një ndalesë në Bashkinë Pogradec.
- Rehabilitimi i aksit Guri i Kamjes-Osnat, në Njësinë Administrative Dardhas.
- Transformimi i vijës liqenore drejt Tushemishtit, me rërë dhe breg më të pastër, si dhe me hapësirë publike 90%.
- Përfundoi investimi tek blloku i pallateve pranë shkollës 9-vjeçare “Kol Koçi”. U realizua shtrimi me pllaka, rikonstruksioni i shkallëve dhe vendosja e ndriçimit publik.
- Rehabilitimi i urës së vjetër pranë Vilës Guçi dhe vendosja e ndriçimit publik.
- Rehabilitimi e zgjerimi i plazhit të vjetër si dhe zgjatimi i shëtitores.
- Rehabilitimi dhe mbushja me asfalt e gropave në aksin rrugor nga Rezidencat deri në Tushemisht.
- Pastrimi i lumit të Çervenakës në Udenisht.
- Rehabilitimi dhe çakullimi i akseve Letovë-Rrodokal dhe Rrodokal Sipër-Homezh.
- Rehabilitimi i rrugës së varrezave publike në Homezh, Njësia Administrative Proptisht.
- Rehabilitimi i rrugëve të varrezave publike në fshatrat Lin dhe Buqezë, Njësia Administrative Udenisht.
- Rehabilitimi i rrugës së varrezave publike në Selcë të Poshtme, Njësia Administrative Proptisht.
- Rikonstruksioni i plotë i gjimnazit “Gjergji Pekmezi”.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i argjinaturës së lumit të Vërdovës.
- Rehabilitimi i godinës së shkollës fillore në Kriçkovë të Proptishtit.
- Pastrimi i kanaleve kulluese në Buçimas.
- Pastrimi i mbeturinave në fshatrat e Njësisë Administrative Velçan.
- Pastrimi dhe rehabilitimi i varrezave publike nga mbetjet urbane, barërat dhe ferrat në Njësinë Administrative Dardhas.
- Krasitja e pemëve dekorative dhe mbjellja e pemëve të reja në Buçimas.
- Pastrimi dhe sistemimi i lumit të Vërdovës.
- Hapja e rrugës së Niçës dhe Stërkanjit e cila do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të zonës.
- Pastrimi i zonave problematike me mbeturina në fshatin Gështenjas.
- Asfaltimi i rrugës së dëmtuar të lagjes “Kala”.
- Pastrimi i mbetjeve urbane në fshatin Rëmenj, Gështenjas dhe Vërdovë.
- Pastrimi i mbetjeve urbane tek varrezat e qytetit të Pogradecit.
- Pastrimi dhe sistemimi i “Varrezave të Dëshmorëve”.
- Rehabilitimi i ambienteve të jashtme dhe të brendshme të kopshtit “Liri Çomo”, si edhe një kënd i ri lojërash për fëmijët e këtij kopshti.
- Pastrimi i lumit të fshatit turistik Tushemisht.
- Pastrimi i zonës së Oktapodit dhe ish-Turizmit nga inertet dhe mbetjet urbane.
- Vendosja e ndriçimit publik në qytet.
Premtime pjesërisht të arritura (në proçes)
- Vazhdojnë punimet në në shkollën e fshatit Beragozhd, me shtrimin dhe rrethimin e oborrit, këndin sportiv dhe lulishten e re.
- Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës së “Frahollëve” në Dardhas.
- Vazhdojnë punimet për transformimin e sheshit “Odeon”.
- Vazhdojnë punimet në fshatin Gurras, Njësia Administrative Buçimas, për asfaltimin e rrugës dhe për fazën e dytë të kanalizimeve për pjesën e mbetur të fshatit.
- Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugëve, shesheve dhe fasadave në blloku e lagjes nr.2 në qytetin e Pogradecit.
- Drejt sistemimit total një nga rrugët më të frekuentuara sidomos gjatë sezonit veror, rruga hyrëse për në qytetin e Pogradecit.
- Vijon puna për ndërtimin e infrastrukturës së plotë të ujësjellësit për zonat turistike Udenishtit dhe Memelishtit shtrirë përgjatë liqenit.
- Vijon puna për ndërtimin e urës së fshatit Zall Torrë, Njësia Administrative Proptisht.
- Vijojnë punimet për rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza në fshatin Guras, Njësia Administrative Buçimas.
- Vijon puna për pastrimin dhe rehabilitimin e plotë tek Plazhi i Fortesave.
- Vijojnë punimet për ndërtimin e lotit të 2-të në aksin Qukës-Qafë Plloçë.