Juliana Memaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Dimal (Ura Vajgurore)
Juliana Memaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Dimal (Ura Vajgurore)
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të zj. Juliana Memaj, Kryetare e Bashkisë Ura Vajgurore
- Do të vijojmë me projektet të cilat nxitën zhvillimin e qëndrueshëm të zonës;
- Vizioni im për mandatin e dytë lidhet me amplifikimin e identitetit të bashkisë duke e parë si portë hyrëse drejt Beratit, që turistët ta konsiderojnë një pikë të bukur ndalëse para se të shkojnë në Berat;
- Kemi një projekt për fazën e dytë të mbrojtjes lumore që do të vazhdojë, po ashtu ndërtimi i dy urave që do të jenë brand i qytetit tonë për ta bërë atraktiv;
- Në fokus do të kemi edhe zhvillimin e artit dhe të kulturës me një projekt për vënien në punë të teatrit bashkëkohor.
Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/18/memaj-koha-per-bashkine-e-gjenerates-tjeter-ne-uren-vajgurore/
Premtimet e arritura
- Ndriçimi publik në funksionalitet të plotë në fshatin Agim, Njësia Administrative Poshnje.
- Ndriçimi publik në funksionalitet të plotë në fshatin Goriçan Qendër, Njësia Administrative Kutalli.
- Fshati Donofrosë pajiset me ndriçim publik funksional.
- Shkollë e re në fshatin Samaticë, Njësia Administrative Kutalli.
- Pastrimi i kanaleve kulluese në fshatin Goriçan, Njësia Administrative Kutalli.
- Riparimi i godinës së shkollës 9-vjeçare në Drenovicë, Njësia Administrative Kutalli.
- Riparimi i ambienteve të shkollës 9-vjeçare "5 Maj", në lagjen "4 Shtatori" në Njësinë Ura Vajgurore.
- Ka përfunduar instalimi i 20 shtyllave ndriçimi me panele diellore, në fshatin Konizbaltë.
- Rikonstruksioni i godinës së shkollës së mesme të bashkuar “Astrit Hyka” në Kutalli.
- Shesh i ri midis pallateve në lagjen 18 Tetori.
- Në Rërëz, përfundoi puna për pastrimin e kanaleve kulluese që u shërbejnë 200 hektarëve tokë bujqësore
- Mirëmbajtja e hapësirave publike në fshatin Skrevan, Njësia Ura Vajgurore.
- Pastrimi i kanalit që fillon nga Këneta dhe përfundon në Suk të Roskovecit, në Goriçan. Kjo mirëmbajtje prek disa fshtra si Goriçan, Samataicë, Drenovicë dhe Rërëz.
- Rivendosja në funksion të plotë e rrjetit të ndriçimit, hapja e rrugëve të arrave, sinjalistika dhe hapja e kanaleve kulluese, në Konezbaltë, Njësia Ura Vajgurore.
- Zhbllokimi i tombinove në rrugën kryesore që lidh fshatin Slanicë me atë Donofrosë.
- Pastrimi dhe hapja e kanalit që nis nga lagja Gllavanjakët në Njësinë Poshnje. Ky kanal është në funksion të plotë për një sipërfaqe prej 20 hektarë tokë.
- Përfundimi i punimeve për rehabilitimin e qendrës së fshatit Donofrosë, Njësia Administrative Cukalat.
- Ndriçim publik funksional, pastrimi i zonës nga mbetjet si dhe hapja e rrugëve të arrave në fshatin Vokopolë, Njësia Ura Vajgurore.
- Riparimin i trotuareve nga punonjësit e mirëmbajtjes.
- Hapja e kanaleve kulluese në Hingë, Njësia Administrative Poshnje.
- Rikualifikimi urban i sheshit midis pallateve në qendër të qytetit.
- Në Kutalli ka përfunduar një pjesë e sistemit të ri të ndriçimit.
- Ndërtimi i murit mbrojtës të kanalit ujitës në rezervuarin e Protoduarve të Njësisë Kutalli.
Burimi: https://www.facebook.com/MemajJuliana
Premtime të arritura pjesërisht (në proçes)
- Në lagjen "4 Shtatori", ka nisur puna për ndërtimin e kopshtit të ri, në një godinë 2 katëshe.
- Në Syzes, kanë nisur punimet për ndërtimin e kopshtit të ri që do t'i shërbejë komunitetit të kësaj zone.
- Vijojnë punimet për hapjen e 9000 metra kanal që do të kalojnë në fshatrat Guri i Bardhë, Çiflik dhe Arëz.
- Në Pashalli dhe lagjja “28 Nëntori”, po punohet për vendosjen e rrjetit të ri të ujësjellësit për këto zona duke ndihmuar banorët në përmirësimin e furnizimit me ujë.
- Në Poshnje po rehabilitohet kanali me gjatësi 1 km. Përmës kësaj ndërhyrje u vihet në ndihmë 50 ha tokë bujqësore.
- Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së këmbësorëve mbi lumin Osum, si edhe për rikualifikimin e Urës ekzistuese të qytetit. Urat do të lehtësojnë lëvizjen e banorëve, por njëkohësisht do të kthehen në një atraksion që i jep qytetit më shumë identitet.
- Së shpejti fillojnë procedurat për rikonstruksionin e rrugës nacionale rrethrrotullimi i Poshnjes - rrethrrotullimi Roskovec.
- Në Drenovicë vijon puna për riparimin dhe vendosjen në funksionalitet të plotë të ndriçimit publik.
- Në Konezbaltë, po punohet për hapjen e kanalit prej 4300 metrash, që do të shërbejë për kullimin e ujit të zonës kënetore dhe prurjeve nga Rakova dhe Mbreshtani. Kjo ndërhyrje u vjen në ndihmë 200 hektarëve tokë bujqësore.
- Në Çiflik, po vijon puna për pastrimin e kanalit kullues me gjatësi 1.2 kilometër dhe që u vjen në ndihmë 60 hektarëve tokë bujqësore.
- Vijon ndërhyrja për mirëmbajtjen e 1 km rrugë që u shërben 45 hektarëve sera në fshatin Goriçan Çlirim, në Njësinë Administrative Kutalli.
- Në Goriçan, po vijon puna për hapjen dhe pastrimin e kanalit vaditës Samaticë – Goriçan.
- Vijojnë mirëmbajtjen e hapësirave publike në qendër të Urës Vajgurore.
- Në Pashalli, lagja Hajdaraj, vijon puna për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
- Në Dimal po punohet për mirëmbajtjen e hapësirave në Kalanë e Krotinës.
- Në Hallaxhias, në fshatin Pashalli, po punohet për mirëmbajtjen e hapësirave publike si edhe për ujësjellësin.
- Në fshatin Çiflik të Njësisë Poshnje, po punohet për mirëmbajtjen e rrugëve që do t’u shërbejnë fermerëve që punojnë rreth 200 hektarë tokë.
- Në Çiflik, vijon puna në kanalin kullues që mbulon 100 hektarë tokë bujqësore. Në Njësinë Poshnje janë 6 segmente që i përkasin këtij kanali dhe që i jep zgjidhje kësaj zone.
- Në Hingë, vijon puna për pastrimin dhe hapjen e kanaleve.
- Në fshatin Poshnje, po pastrohet kanali kullues i cili do u shërbejë kryesisht për kullimin e 100 hektarëve tokë bujqësore të këtij fshati.
- Në Pashalli po vijon puna për ndërtimin e segmentit të kanalizimeve midis dy depove të ujit. Depo ekzistuese e ujit 1500 m3 do të lidhet me depon e re në Vokopolë. Kjo do të shtojë furnizimin me ujë për komunitetin dhe i jep fund problemeve në këtë zonë.
- Vijon puna për krijimin e një sistemi në të mirë të kanaleve në Rërëz, Kutalli, Sqepur, Drenovicë, Samatica dhe Goriçan.
- Në fshatin Kuç, vijon puna për hapjen e kanaleve kulluese.
- Në fshatin Samaticë, ku punonjësit tanë po vijon puna për hapjen e kanalit kullues që i vjen në ndihmë komunitetit të kësaj zone.
- Në fshatin Samaticë, Njësia Administrative Kutalli, po vijon puna për ndërtimin nga e para të shkollës 9 vjeçare “Azbi Shehu”, që do të ofrojë kushte moderne për 300 nxënës të fshatit.