Lefter Alla - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Bulqizë
Lefter Alla lindi në Tropojë, më 20 Janar 1972.
Ka mbaruar studimet e larta për mësues edukimi fizik dhe ka punuar si i tillë në disa shkolla 8-vjeçare të Bulqizës.
Ka eksperiencë si koordinator projekti si dhe në fushën e sipërmarrjes private.
Nga Korriku i vitit 2017 është këshilltar në sektorin privat. Nga Janari i vitit 2016 është edhe Kryetari i Partisë Socialiste Bulqizë.
CV:
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Lefter Alla, Kryetari i Bashkisë Bulqizë
1. Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, duke shfrytëzuar sipas një plani të mirëorganizuar të gjitha pasuritë e burimet natyrore të Bulqizës, duke rritur kështu punësimin;
2. Zhvillimi i bujqësisë, blektorisë dhe agroturizmit, duke i mbështetur ato me të gjithë infrastrukturën e nevojshme;
3. Përmirësimi i infrastrukturës bazë, e cila do të ndikojë në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe në përmirësimin e jetesës së banorëve;
4. Nxitja e investimeve në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, turizëm, bujqësi etj;
5. Shfrytëzimin e të gjitha mundësive për të rritur mirëqënien e banorëve të Bulqizës;
6. Përfundimi i sistemimit të kanalizimeve të ujërave të zeza;
7. Përfundimi i fazës së dytë të kanaleve vaditëse;
8. Zgjidhja e problemit të transportit të nxënësve;
9. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore;
10. Ndërtimin e një fabrike për përpunimin e produkteve të qumështit në një zonë.
11. Shfrytëzimi i plotë i potencialeve që ofrojnë burimet natyrore, duke nxitur zhvillimin e zinxhirit të turizmit, si dhe shndërrimin e tij në burim punësimi dhe mirëqenieje për banorët e Bashkisë Bulqizë;
12. Hartimi i një strategjie turizmi në nivel lokal nga specialistë të fushës;
13. Formimi i Grupit Lokal të Veprimit “Bulqiza Turistike” për promovimin dhe zhvillimin e turizmit malor nëpërmjet planifikimit strategjik, koordinimit dhe menaxhimit të aktiviteteteve
14. Krijimin e një zone me turizëm malor dhe thithjen e turistëve vendas dhe të huaj;
15. Krijimi i shtigjeve turistike, si p.sh. shtegu turistik Liqeni i Zi, Ujvara e Duriçit, Mali i Dhoksit etj.;
16. Përfshirja e Bulqizës në ofertat e agjencive profesionale që ofrojnë shërbime në fushën e turizmit;
17. Nxitja e Subjekteve private për të investuar në ngritjen e një piste skish në Malin e Bardhë.