Mark Babani - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Vau i Dejës

Foto e Aurel Grabocka
Mark Babani - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Vau i Dejës

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Mark Babani, Kryetar i Bashkisë Vahu i Dejës (Qershor 2019)

1. Në tre muajt e parë të mandatit tonë, ne do të kryejmë ndërhyrjet më emergjentë në infrastrukturë.

2. Iniciativa që kam marrë është të zhvillojmë bujqësinë si në të gjithë Europën. Zona e Barbullushit, dhe pjesë e malit të Jushit dhe Trushit janë hambari i bashkisë sonë për drithëra dhe prodhime bujqësie ka problematikë përmbytjen dhe masa e parë që do marrim është pjesa e kullimit dhe vaditjes që janë kryesore për zhvillimin e zonës.

3. Duhet një planifikim i mirë i fermave blegtorale se ku duhen ndërtuar. Kemi zona të përkyera për frutikulturë. Të rinjtë tanë punojnë në Torino me frutikulturën, kanë eksperiencën që mund ta aplikojnë në tokat tona, për të nxitur rritjen e punësimit në zonë, duke shfrytëzuar potencialet natyrore të zonës.

4. Sot Laçi i Vaut të Dejës është një qytet që vetëm i tillë nuk mund të quhet. Mundësia e puësimit në këtë qytet është e pamundur, kjo popullsi do të punësohet ose në bashki, ose në ndërmarrjet shtetërore.

5. Liqenin do ta bëjmë të lundrueshëm, sepse turizmi kështu do të pësojë rritje. Nëse në fshatrat e vjetër si Lisna, Karma, rikosntruktojmë shtëpite e braktisura, ne kemi mundësinë që gradualisht t’ju krijojmë shpresën banorëve me këto lloj biznesesh turistike.

Burimi: https://ata.gov.al/2019/06/21/babani-shfrytezim-potencialit-te-zones-se-vaut-te-dejes-ne-funksion-te-rritjes-ekonomike/