Ndrec Dedaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Mirditë

Foto e Aurel Grabocka
Ndrec Dedaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Mirditë

Z. Ndrec Dedaj ka lindur në fshatin Shebe të Selitës më 04.11.1969.

Shkollimin bazë dhe atë të mesëm e mbaroi me rezultate të larta në vendlindje dhe në fshatin Malaj, fshat i cili në atë kohë kishte shkollë të mesme.

Pas shkollimit të mesëm z. Dedaj vijoi shkollimin pranë Fakultetit të Kulturës Fizike “Vojo KUSHI” në Tiranë.

Edhe pse me një CV të pasur shkollimi në fushën e rendit publik, z. Ndrec Dedaj ndjek dhe përfundon me sukses Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës.

Ndërsa për sa i përket aktivitetit profesional dhe kontributit të strukturat e Policisë së Shtetit z. Ndrec Dedaj ka një aktivitet që nis në vitin 1992 deri në vitin 2001, vit kur kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës i beson themelimin nga e para të policisë Bashkiake të Kryeqyetit.

Ndrec Dedaj njihet si themelues i kësaj policie te cilen e drejtoi me sukses per tetë vite me radhë deri në vitin 2009 , kur filloi të shfaqte tendencë në drejtim të angazhimit politik.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Ndrec Dedaj, Kryetari i Bashkisë Mirditë

1. Rilindje urbane për Bashkinë e Mirditës;

2. Sistem i ri për grumbullimin e mbetjeve urbane;

3. Hartimi i nje plani mbi turizmin kulturor dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore;

4. Strehimi i një kategorie njerëzish që jetojnë në geto, në rrethinat e qytetit;

5. Të gjitha rrugët që shkojnë në qendrat e fshatrave do të jenë të aksesueshme nga automjetet e vogla;

6. Do të asfaltohen në parametra bashkëkohorë rrugët: Rrëshen – Kurbnesh me drejtim Lurën, Rrëshen – Kaçinar, Rrëshen – Malaj dhe Rubik – Velë;

7. Do të ndërtohet rruga që lidh qytetin Rrëshen me autostradën;

8. Sigurimi i ujit të pijshëm dhe për vaditje në çdo familje apo qendër lagjeje;

9. Evidentimi i resurseve që ka territori dhe konvertimi i tyre ligjor në të ardhura për zhvillimin e zonës;

10. Sigurimi i transportit urban;

11. Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse;

12. Bashkëpunim permanent me grupet e interesit dhe organizim i vazhdueshëm i dëgjesave publike.

13. Për turizmin dhe trashëgiminë kulturore, konkretisht:

- Krijimi i hartës turistike për Mirditën;

- Shtimi i monumenteve të trashëgimisë historike, kulturore dhe natyrore për t’i përfshirë në databazën e Ministrisë së Kulturës;

- Prodhimi i doracakut turistik për Mirditën (shqip-anglisht);

- Vendosja e sinjalistikës turistike në për të gjitha vendet me monumente historike apo natyrore;

- Ndërhyrja në kullat monument sinë Rubik, Selitë, Përlat, Orosh, Fan, Kaçinar, etj;

- Qarkullimi i “MirditësTuristike”si aktivitet i përvitshëm në çdo zonë të Mirditës;

- Harta dixhitale e turizmit të zejeve dhe artizanatit, bartës vetë folkut, etj;

- Krijimii destinacioneve turistike, duke aplikuar projekte konkrete si për Udhën e Madhe (Vau i Dejës-Vig-Ungrej-Bukmirë-Simon-Shpal-Orosh-Nënshejt-Xhuxhë emëtej), pordhe zona të tjera;

- Do t’i jepet rëndësi turizmit speleologjik (turizmit të shpellave) duke listuar dhe kujdesur për to;

- Nxitja e krijimit të agjencive turistike të munguara në Mirditë.