Nuri Belba - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Prrenjas

Foto e Aurel Grabocka
Nuri Belba - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Prrenjas

Z. Nuri Belba lindur në Skroskë të Librazhdit, në 4 korrik të vitit 1964.

Arsimin e lartë e ka kryer në universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Ekonomisë, dega Financë-Kontabilitet. 

Nga viti 1992 deri në vitin 2005 ka shërbyer si përgjegjës i Zyrës Administrative të Arkivit në komunën Qukës.

Gjatë viteve 2006-2007 ka ushtruar detyrën e Inspektorit të Financës në komunën Qukës. Nga viti 2008 e për 6 vite me radhë ka punuar si analist kredie në shoqërinë FAF.

Për dy vjet, 2014-2016 ka qenë Drejtor Rajonal në Elbasan. Aktualisht është zv. Kryetar në Bashkinë Prrenjas.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Prrenjas

1. Brenda muaji mars të vitit 2020 për të gjithë fshatrat e njësisë administrative Rajcë, Bardhaj dhe Sutaj, do të ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë;

2. Për vitin që vjen e në vazhdim fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” dhe ata të shkollës “Dilaver Nezha” në Qukës do vazhdojnë mësimin në kushtet më optimale falë investimit dhe ambienteve të gjitha të rikonstruktuara totalisht;

3. Përrenjasi si asnjëherë tjetër do të renditet në ato bashki të cilat kanë bërë sukses me investimet pasi kanë pasur në krye njerëz të përgjegjshëm;

4. Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën rrugore e cila është e dobët në territorin e Bashkisë;

5. Gjithashtu do të investohet në bujqësi dhe në punësim.

Burimi: http://ata.gov.al/2019/06/13/belba-perrenjasi-pas-30-qershorit-bashki-e-suksesshme-me-investimet/