Pëllumb Binaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Selenicë

Foto e Anonim
Pëllumb Binaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Selenicë

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Pëllumb Binaj, Kryetari i Bashkisë Selenicë

  1. Do të ndryshojmë rrënjësisht situatën në bashkinë e Selenicës dhe do të bëjmë çfarë është e mundur për ta kthyer atë në një model suksesi, pavarësisht shtrirjes së madhe dhe sfidave të panumërta që ajo paraqet;
  2. Investime në infrastrukturën arsimore;
  3. Investime në infrastrukturën shëndetësore;
  4. Do të sjellim ujin e pijshëm në çdo fshat;
  5. Krijimi i kushteve të duhura për biznesin e vogël, për të rritur mirëqënien në çdo familje;
  6. Do të ndërtojmë më shumë rrugë.

Burimi 1: https://www.newsbomb.al/gjiknuri-nga-selenica-ps-partia-qe-mban-premtimet-po-bejme-realitet-rrugen-e-lumit-te-vlores-169688

Burimi 2: http://ata.gov.al/2019/06/28/binaj-do-te-jemi-krah-per-krah-duke-folur-me-pak-dhe-duke-punuar-me-shume/


Premtimet e arritura

  1. Ndërtimi i Ujësjellësit të ri të Kotës, i cili do të garantojë 24 orë ujë me cilësi për banorët.
  2. Ndërtimi i urës që lidh Treblovën me Selenicën. Një investim i Bashkisë Selenicë i cili ju mundëson banorëve lëvizje më të lirë.
  3. Pastrimi i rrugëve dhe rrugicave në Njësinë Administrative Kotë.
  4. Asfaltimi i rrugës “Llambi Bombaj” në Selenicë pranë Bashkisë dhe Spitalit.
  5. Rehabilitimi i rrugës së dytë në fushën e Armenit me një gjatësi prej 2 km e quajtur “Rruga e Pemëve”. Kjo rrugë i vjen në ndihmë 150 fermerve me 250 ha tokë.
  6. Pastrimi i kanalit vaditës Drashovicë – Armen me gjatësi 11 km, që ju vjen në ndihmë fermerëve të fshatrave Armen, Picar, Lubonjë, Penokovë, Peshkëpi dhe Drashovicë.
  7. Pastrimi i kanaleve vaditëse në Shkozë, Mesaplik dhe Brataj.
  8. Pastrimi i Përroit të Otimës në Selenicë, në mbrojtje të banesave dhe tokave për gjatë gjatësisë së tij.
  9. Pastrimi i kanaleve kulluese në Gumenicë dhe Mavrovë.
  10. Rehabilitimi i fushës së sportit në Selenicë. Fusha tashmë është e rrethuar, me shkallë dhe porta të reja brenda standarteve të kërkuara nga FSHF.
  11. Përfundoi linja e re e ujrave të zeza në Vllahinë e cila lidh pallatet me linjën kryesore.
  12. Rehabilitimi i rrugës së amortizuar dhe hapja e kanaleve anësore në Velcë, Ramicë, Njësia Administrative Brataj.
  13. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese të Armenit.
  14. Rikonstruksioni i rrugës së varrezave të fshatit Penkovë, Njësia Administrative Vllahinë.
  15. Izolimi i burimit të Vrizit në fshatin Gjorm, i cili furnizon pjesën më të madhe të fshatit. Tashmë ujrat do të jenë të mbrojtura nga ndotja dhe disiplinuara për t’u mbledhur në depo.
  16. Rikonstruksioni i urës në fshatin Karbunar, e cila kishte dalë jashtë funksionit dhe ishte problem për lidhjen me fshatrat Kocul dhe Pocem. Njëkohësisht janë vendosur dhe tombinot në kanalet anësore pasi ujrat e shiut shkaktonin dëme.
  17. Pastrimi i përroit në Armen, në Lagjen e Repartit (Otima).
  18. Ndërtimi i argjinaturës së re dhe 8 penelave mbrojtës në Vjosë, për të frenuar përmbytjet e tokave bujqësore në Selenicë.
  19. Ndërhyrje në kanalin e bllokuar dhe hapjen e rrugës së fshatit Picar, Njësia Administrative Armen.
  20. Pastrimi i Përroit Otima nga fillimi deri në grykëderdhjen e tij në Vjosë.

Premtimet e arritura pjesërisht (në proçes)

  1. Janë realizuar 75% e punimeve për Kantierin e Ujit në Selenicë, i cili do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për 7 660 banorë të Selenicës dhe fshatrave Kotë dhe Armen. Investimi do të përmbyllet në muajt e parë të vitit 2021.
  2. Po zhvillohen punimet për linjën e Ujësjellësit Selenicë dhe Kotë, për të vazhduar më tej me Ujësjellësin e Armenit.
  3. Vijon puna në Armen, ku po rikonstruktohet rruga bujqësore në shërbim të fermerëve dhe po pastrohen kanalet e dyta dhe të treta kulluese.
  4. Vazhdon puna për rehabilitimin e kanaleve vaditëse në Harvalane, Hasomatin etj
  5. Vazhdon puna për vënien në funksion të një vepre të madhe vaditëse në Bashkinë Selenicë, Kanalin e Dushkarakut.
  6. Vazhdojnë punimet në Lotin II, Gjorm-Brataj-Ura e Laskos.
  7. Vazhdojnë punimet në qytetin e Selenicës për hapjen e kanalit që përshkon lagjen Tubo dhe përfundon në drejtim të lumit Vjosë. Pas shumë vitesh ky investim do i japë zgjidhje përmbytjeve të kësaj lagjeje, gjthashtu edhe tokave bujqësore.
  8. Vazhdon puna në Bashkinë Selenicë për pastrimin e kanalit kryesor brenda qytetit Selenicë. Puna ka filluar me gërmime dhe transport inertesh në hyrje të qytetit të Selenicës dhe do të vazhdojë deri në lagjen Partizani nga ku fillon ky kanal.
  9. Vazhdon puna në Bashkinë Selenicë për pastrimin e mbeturinave, një nga shqetësimet më të mëdha të konstatuara gjatë fushatës.

Burimi – Bashkia Selenicë Faqja Zyrtare - https://www.facebook.com/Bashkia-Selenic%C3%AB-Faqja-Zyrtare-1658735837711272/