Qerim Ismailaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Mallakastër
Qerim Ismailaj - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Mallakastër
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër (Qershor 2019)
1. Do të kryejmë rehabilitimin e rrugës që lidhet me autostradën;
2. Do të ndërtojmë rrugët rurale;
3. Investime reale do të ndërmarrim në kanalizime;
4. Do të krijojmë ndërmarrjen për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore;
5. Pas 30 qershorit do të hapim një faqe të re për bashkinë Mallkastër, me administratë të kualifikuar dhe staf profesional, që do të punojë për të ardhmen e qytetarëve dhe fëmijëve, për punësimin e të rinjve dhe një zhvillim të ri kësaj bashkie;
6. Në bashkëpunim me qeverinë qëndrore do realizojmë marrjen e shumë projekteve të cilat do bëjnë të mundur uljen e papunësisë.
Premtimet e arritura
- Ka përfunduar puna për rikonstruksionin total të kopshtit nr 2 dhe çerdhes, në qytetin e Mallakastrës.
- Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës që lidh qendrën e fshatit Ninesh me Autostradën Levan- Tepelenë.
- Rikonstruksioni i plotë i Qendrës Shëndetësore të fshatit Greshicë, Nj. Adm. Greshicë.
- Rikonstruksioni i varrezave të dëshmorëve të Mallakastrës.
- Rikonstruksioni total dhe plotësimi me pajisje të shërbimit bazë shëndetësor i Qendrës Shëndetësore Hekal, Nj. Adm. Hekal.
- Rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Rroms me autostradën Levan-Tepelenë.
- Rehabilitimi dhe shtrimi i rrugës së fshatit Kremenar, Nj. Adm. Fratar. Puna konsistoi në zgjerimin e trasesë së rrugës, hapjen e kanaleve anësore, hedhjen e bazës së rrugës me çakull-stabilizant si dhe shtrimin e gjithë sipërfaqes me rërë.
- Asfaltimi i rrugës Autostradë – Klos, Nj. Adm. Hekal.
- Pastrimi i kanaleve kulluese dhe vadites në fushën e Hekalit, Mollajt dhe Rromsit, duke shmangur një rrezik të vazhdueshëm për përmbytjen e tokave të banorëve të kësaj zone.
- Rehabilitimi i ambienteve të amortizuara të shkollës “Gjoke Doçi” në Fratar.
- Vendosja e transformatorit të ri të tensionit të lartë në Tec. Transformatori i vjetër prej kohësh sillte ndërprerje të vazhdueshme të energjise elektrike në të gjithë Mallakastrën. Me vendosjen e këtij transformatori do të marrë fund ky problem që shqetësonte banorët e Mallakastrës prej mëse 1 viti.
Premtimet pjesërisht të arritura (në proçes)
- Vazhdojnë punimet në qendrën e qytetit të Mallakastrës. Së shpejti qendra do të jetë e transformuar, me një pedonale funksionale në shërbim të qytetarëve.
- Vazhdon puna për ndërtimin e ujësjellësit rajonal të Mallakastrës, i cili përfshin ndërtimin e një ujësjellësi të ri, nga stacioni i Ri i pompave në Poçem deri në qafën e Kashit. Kjo linjë do të mundësojë furnizimin e rreth 80% të popullatës së Mallakastrës për 24 orë pa ndërprerje.
- Vijojnë punimet për ndërtimin e parkut në zonën e liqenit artificial në qytetin e Mallakastrës. Parku do të ketë një hapësirë multifunksionale për shëtitje, ecje me biçikleta, terrene sportive dhe kënd lojërash për fëmijë.
- Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e digës mbrojtëse në lumin Vjosë.