Rexhe Byberi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tropojë
Z. Rexhe Byberi lindi më 31 mars 1959 në fshatin Shoshan të Tropojës.
Pas shkollës së mesme ka punuar në ekonomitë bujqësore të zonës së tij dhe në SMT-në e qytetit Bajram Curri. Në fillimet e sistemit demokratik të vitit 1992 i cili ka në baze lirinë e individit ka punuar si ekonomist në Komunën deri në vitin 2000. Ne vitin 2000 kandidoi për Kryetar i Komunes Margegaj ku mori mbështetje masive.
Krahas punës se tij si ekonomist, është diplomuar për mësuesi Histori-Gjeografi si dhe për Drejtësi.
Ka marrë pjesë në seminare dhe trajnime të ndryshme që i përkasin nomenklatures sociale që janë zhvilluar në Shqipëri por edhe në shtete të BE-së. Z. Byberi shërbeu si Kryetar i Komunës Margegaj nga viti 2000-2015.
Premtimet elektorale:
Premtimet elektorale të z. Rexhe Byberi, Kryetari i Bashkisë Tropojë
- Do të rriten investimet me qëllim që edhe tropojanëve t’ju kthehet shpresa.
- Lagjia “Partizani” në qytetin Bajram Curri do të kthehet në një hapësirë atraktive me rrugica të asfaltuara, trotuare, kënde lodrash për fëmijë dhe gjelbërim.
- Bajram Curri do të jetë jo vetëm qyteti ku mund të jetohet normalisht por dhe një porte turistike model e Alpeve shqiptare.
- Të parët në vëmendjen tonë do të jenë fëmijët.
- Garantoj qytetarët se pas punës tonë në gjelbërim, pastrim, ujitje, një bum investimesh do të pasojë Tropojën.
Burimi 2: https://lajmetefundit.al/2019/06/19/fushata-kandidati-ps-ne-tropoje-bybe...
Burimi 3: https://www.facebook.com/Bashkia-Tropoj%C3%AB-109781783945317
Premtimet e arritura
- Rehabilitimi, zgjerimi dhe asfaltimi i Unazës së re të Qytetit Bajram Curri.
- Zgjerimi dhe pastrimi i rrugës Trezhnjevë - Padesh.
- Rehabilitimi i kanaleve vaditëse në fshatin Kepenek, Njësia Administrative Bytyç.
- Lëshimi funksional i kanalit të Gashit, i cili do të garantojë ujë për vaditje për 24 orë për dhjetëra hektarë tokë.
- Rikonstruksioni dhe zgjerimi i rrugës lidhëse të bjeshkëve.
- Investim në trajtimin e ujërave të zeza në zonën e Valbonës.
- Rehabilitimi i kanaleve vaditëse në Fshatin Viçidol, Njësia Administrative Tropojë.
- Investim në rehabilitimin e rezervuarit të fshatit Kasaj, Njësia Administrative Tropojë.
- Lidhja e energjisë elektrike pas 30 vitesh në fshatitn Çerem të Tropojës.
- Hapja dhe pastrimi i kanalit Ahmataj-Hasaj-Sopot i cili do të bëjë të mundur vaditjen e 80 ha tokë.
- Mbjellja e 500 pemëve në të dyja anët e rrugës “Fabrika e Tullave”, Qendra e Tropojës, si dhe përreth objekteve publike.
- Rehabilitimi i tubit për vaditjen e tokave të punueshme të fermerëve në fshatin Sopot, Njësia Administrative Tropojë. Plot 80 ha tokë do të vaditen plotësisht.
- Pastrimi i rrugës së Bjeshkës nga Pojana në Tellen e Nezajve për të vijuar në Rreshkëz, Sylbicë e Doberdol.
- Rregullimi dhe pastrimi i ambientit në varrezat e qytetit të Bajram Currit si dhe riparimi i mureve rrethuese të tyre.
- Mbjellja e 2700 saksive me lule të stinës në qytetin e Bajram Currit.
- Rikonstruksion modern i lagjes "Partizani" në qytetin e Bajram Currit.
- Pastrimi i rrugës së lagjes "Gjongecaj".
- Rikonstruksioni total i shkollës së mesme Lekbibaj në zonën Nikaj – Mertur.
- Rikonstruksioni i “Stadiumit të Lojërave me Dorë” në Tropojë.
- Asfaltimi i rrugës së fshatit Cërnicë.
- Pastrimi dhe sistemimi i ambienteve të Shkollës së Mesme “Oso Dauti” në Njësinë Administrative Llugaj.
- Pastrimi dhe sistemimi i Luginës së Valbonës.
- Pastrimi masiv i qytetit të Bajram Currit në çdo cep të tij.
- Asfaltimi i rrugës së fshatit Geghysen.
- Rehabilitimi i rrugëve në fshatin Brisë, Njësia Administrative Lekbibaj.
- Rehabilitimi i kanalit vaditës së Krasniqes.
- Rehabilitimi i rrugës së Sylbicës.
- Rehabilitimi i rrugës Vrane – Curraj i Epërm.
- Asfaltimi i rrugës së fshatit Kërrnajë, Njësia Administrative Tropojë.
- Ndërtimi i urës së fshatit Markaj, lagjja Breçan, Njësia Administrative Bujan.
- Rehabilitimi i rugëve në fshatin Tpla, Njësia Administrative Fierzë.
- Rehabilitimi i rrugëve të fshatit Myhejan, Njësia Administrative Tropojë.
- Rehabilitimi i rrugëve të fshatit Lug i Zi, Njësia Administrative Tropojë.
Burimi 1: https://www.facebook.com/Bashkia-Tropoj%C3%AB-109781783945317
Burimi 2: https://www.facebook.com/RexhByberi