Sotiraq Filo - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Korçë

Foto e Anonim
Sotiraq Filo - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Korçë

Z. Sotiraq Filo ka lindur në Korçë më 23 Qershor 1971. 

Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Dega Elektronikë, dhe studimet pasuniversitare MBA pranë City College prej vitit 2005 në 2006.

Z. Filo është poashtu njohës i gjuhës anglishte dhe italiane.

Eksperiencat e punës përfshijnë:

Menaxher i kompanise Euroinform me aktivitet ne fushen e IT (2005 – 2007);

Drejtor Rajonal i Raiffeisen Bank, Rajoni Korçë (2002 - 2005);

Banka Kombëtare e Greqisë, Dega Korçë (1998 - 2001);

Banka e Kursimeve, Dega Korçë - Specialist i IT (1994 - 1998).

Përpara zgjedhjes si Kryetar Bashkie për Bashkinë Korçë, z. Filo ka shërbyer si Nënkryetar i kësaj bashkie.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë (Qershor 2015)

Burimi: http://zgjedhje2015.reporter.al/sotiraq-filo-zhvillim-dinamik-me-plane-konkrete/

(2 Qershor 2015)

1. Zhvillimi dinamik sipas një plani konkret veprimi i çdo hapësire brenda territorit të bashkisë të re.

2. Unifikimi i standardit të infrastrukturës me rrjet të rehabilituar kanalizimesh, uji të pijshëm në çdo fshat, rrugë e sheshe të rikonstruktuara.

3. Ndriçimi i hapësirave publike në fshat, sistemimi i rrugëve të brendshme dhe shesheve, uji i pijshëm, qendrat shëndetsore.

4. Projekte për zhvillimin infrastrukturor si edhe paketa projektesh dedikuar bujqësisë, punësimit, të rinjve, moshës së tretë, projekte të cilat në kompleks do të bëjnë të mundur që edhe këto zona ku banon gati 30 për qind e banorëve të territorit të bashkisë të hyjnë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm.

5. Do të zgjerojmë hartën e fshatrave turistikë të bashkisë me një program të integruar zhvillimi për të ndërtuar profile të veçanta dhe atraktive si:

- Rruga e shijes (Boboshticë – Drardhë) Ky do të jetë një rrjet restorantesh, bujtinash që do të promovojnë gatimet tradicionale të zonës, do të ketë tregje me produkte bio të zonës dhe festivale ushimesh tradicionale.

- Rruga e Qumështit (Bulgarec – Çiflig) Ky do të jetë një rrjet fermash të prodhimit dhe përpunimit të nënprodukteve të qumështit dhe përpunimit të mishit dhe në këtë zonë kemi planifikuar të zhvillojmë modelin e turizmit të fermave.

- Rruga e frymëzimit (Mborje – Drenovë) Ne kemi planifikuar rivitalizmin e aksit përgjatë Përroit të Bozdovecit dhe Përroit të Mborjes me gjelbërim, hapësira çlodhëse, shëtitore buzë lumit, ura lidhëse duke krijuar një park frymëzimi mes Mborjes dhe Drenovës.

Investimet në këto zona, si pjesë e programit të zhvillimit, do të realizohen përmes investimeve publike, partneritetit publik-privat dhe skemave të incentivave me taksa të ulta, grante dhe kredi të buta.

6. Do të ndërtojmë Terminalin e ri të Autobusëve në hyrje të qytetit, duke liruar përfundimisht hapësirën përbri pazarit dhe vendet e tjera të parkimit të autobusëve të linjave në Korçë.

7. Do të përfundojmë fazën e fundit të shtrimit të kanalizimeve në qytetin e Korçës dhe do të fillojmë nga puna për zgjerimin e kësaj harte me çdo fshat të bashkisë së re. ]

8. Do të ndërtojmë Unazën Turistike të bashkisë e cila do të thotë lidhje me infrastrukturë rrugore e zonave turistike me afërsi gjeografike.

9. Do të përmirësojmë infrastrukturën rrugore, ndriçimin dhe do të bëjmë rikonstruksionin e monumenteve të kulturës në fshatrat turistikë Dardhë, Voskopojë dhe Vithkuq.

10. Mbështetjen me grant për ndërtimin e rrjetit të 50 bujtinave tradicionale në qytetin e Korçës dhe zonave turistike.

11. Ndërtimin e pistës së skive dhe kompleksit turistik dimëror në Dardhë dhe Voskopojë.

12. Ngritjen e rrjetit të Zyrave të Informacionit Turistik në qytet dhe fshatra turistikë, si edhe organizimin e festave dhe eventeve të reja që promovojnë traditat, kulinarinë, artizanatin në bashkinë e re, duke shfrytëzuar traditat dhe karakteristikat e fshatrave përreth Korçës.

13. Do të organizohet struktura e posaçme në bashki e cila do të ketë nënndarje të veçanta për problemet e tokës, tregut bujqësor, menaxhimit të ujit, të mbetjeve, prodhimit, përpunimit etj. Menaxhimi i tokës do të jetë prioritet i punës në vitet e ardhshme duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm të aktiviteteve bujqësore dhe jo bujqësore që lidhen me token.

14. Pranë bashkisë së Korçës do të ketë një Agjenci Mbështetje për Investimeve. Kjo agjenci, do të jetë një strukturë e posaçme për nxitjen e investimeve në sektorë të ndryshëm në të gjithë territorin e bashkisë së re, për të pasur më shumë mundësi për biznes, zhvillim dhe punësim.

15. Bashkia do të vazhdojë të tregojë vëmendje të madhe për strehimin, si një nga problemet që ka nevojë për zgjidhje.

16. 70 banesa me kosto të ulët për të pastrehët, do të ndahen vetëm brenda vitit të parë të këtij mandati të ri.

17. Do të ofrojmë truall falas të pajisur me infrastrukturë për ndërtimin e 55 banesave të reja për familjet e reja. 100 bonuset e strehimit, do të pasohen nga 300 të tjera. Do të ndërtojmë banesa sociale për familjet pa të ardhura duke ndikuar kështu konkretisht në zgjidhjen e problemit të strehimit”.

  • TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E QYTETIT TË KORÇËS (04.12.2017)

  • TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE DRENOVË (22.112017)

  • TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE MOLLAJ (05.12.2017)

  • TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE VITHKUQ (21.11.2017)

  • TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE VOSKOP (05.12.2017)

  • TAKIM PËR BUXHETIMIN ME PJESËMARRJE ME KOMISIONIN KËSHILLIMOR QYTETAR VENDOR (01.12.2017)

  • Burimi: https://sites.google.com/view/transparencabashkiakorce/pjesemarrja-qytetare-ne-vendimmarrje/konsultimi-publik


Premtimet e arritura

  1. Rikonstruksioni i rrugës "Eleni Gjika" në lagjen 5 të qytetit të Korçës. Rehabilitim i rrjetit të kanalizimeve, asfaltim dhe trotuarë të rinj në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge.
  2. Rehabilitimi i hapësirës mes blloqeve të banimit në rrugën “Gaqo Avrazi”, lagjja nr. 15.
  3. Asfaltimi i rrugës “Papa Kristo Negovani” në lagjen nr. 5.
  4. Trotuare të rinj në rrugën “Viktor Eftimiu” në lagjen 16.
  5. Vendosja e ndriçuesve LED në lulishten “Shën Maria”.
  6. Rehabilitimi i asfaltit të dëmtuar në rrugën “Dhimitër Denasi”.
  7. Rikonstruksioni i rrugës "Pandi Raidhi" në lagjen nr. 4.
  8. Rikonstruksioni i shkollës “Nuçi Naçi”.
  9. Sistemimi i trotuareve, riparimi i stolave dhe vendosja e sistemit vaditës në lulishten e lagjes nr. 8 të qytetit të Korçës.
  10. Rikonstruksioni i trotuareve në rrugën “Rexhep Telhaj” në lagjen nr. 14.
  11. Transformimi i hapësirës së lulishtes “Vangjush Mio”.
  12. Rikonstruksioni i kopshtit nr. 3 në qytetin e Korçës.
  13. Rehabilitimi i lulishtes tek ish-Shtëpia e Pionerit dhe sistemimi i trotuarit tek rruga “Midhi Kostani.
  14. Rehabilitimi i lulishtes në lagjen 15 të qytetit të Korçës.
  15. Rehabilitimi i lulishtes në lagjen 16 të qytetit të Korçës.
  16. Sistemimi i trotuareve në rrugët “Sotir Pujo”, Gjenovefa Leshnja” dhe “Pirro Daçolli” në lagjen nr.1 të qytetit të Korçës.
  17. Asfaltimi i rrugëve “Thanas Rëmaçka” dhe “Mujo Ulqinaku” në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës.
  18. Lulishte e re në lagjen nr. 6 të qytetit të Korçës.
  19. Përfundimi i fazës së parë të kanalizimeve në lagjet 5 dhe 13 të qytetit të Korçës.
  20. Asfaltimi i rrugës “Feim Zavalani” në lagjen nr. 17.
  21. Rikonstruksioni i trotuarëve në lagjen 8, rruga "Viktimat e 7 Shkurtit".
  22. Çerdhe e re me ambiente komode dhe standarte bashkëkohore për fëmijët e qytetit të Korçës.
  23. Rikonstruksioni i ambienteve të shkollës “Naim Frashëri” në qytetin e Korçës. Ambiente tërësisht të reja dhe kushte moderne për nxënësit e kësaj shkolle.
  24. Rrethrrotullimi i ri në kryqëzimin e rrugëve "Partizani" dhe "Todi Vogli" do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.
  25. Ndërtimi i Terminalit të Autobusëve në qytetin e Korçës. Ky projekt vendos një standard të ri për transportin udhëtar.
  26. Rikonstruksioni i rrugëve të brendshme, rehabilitimi i qendrës dhe ndërtimi i një unaze të brendshme në fshatin Polenë.
  27. Rehabilitimi infrastrukturor i fshatit Çiflig. Ndërhyrja përfshiu rehabilitimin e rrugëve, ndriçim e gjelbërim si dhe sistemimin e rrugëve të parcelave.
  28. Vendosja e ndriçimit publik, gjelbërimi dhe rikonstruksioni i rrugëve në fshatin Bulgarec.
  29. Rehabilitimi i rrugëve të parcelave në fshatin Ravonik.
  30. Ujësjellës i ri për banorët e fshatit Shamoll, që do të sigurojë ujë të pijshëm për çdo familje të fshatit.
  31. Ujësjellës i ri në fshatin Kamenicë, i cili do të sigurojë furnizimin me ujë të pijshëm për 900 familje në fshatrat Dvoran dhe Kamenicë.
  32. Asfaltimi i rrugës së brendshme të fshatit Kamenicë.
  33. Pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse në çdo Njësi Administrative të Bashkisë Korçë.
  34. Përfundoi ndërhyrja në rrjetin e kanalizimeve dhe asfaltimi i rrugës së fshatit Dvoran.
  35. Rehabilitimi dhe asfaltimi i rrugës së fshatit Melçan.
  36. Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore në fshatin Floq.
  37. Rehabilitimi dhe pastrimi i përroit të fshatit Dërsnik.
  38. Rehabilitimi i rrugëve të parcelave duke përmirësuar infrastrukturën bujqësore në fshatin Dërsnik.
  39. Rikonstruksioni i plotë i qendrës shëndetësore në fshatin Boboshticë, Njësia Administrative Drenovë.
  40. Shtrimi i rrugëve të parcelave dhe rehabilitimi i rrugëve të brendshme në fshatin Ravonik.
  41. Rikonstruksioni i rrugës, ndërtimi i trotuarëve të rinj, vendosja e ndriçimit dhe shtimi i gjelbërimit në fshatin Moravë.
  42. Rehabilitimi i rrugës lidhëse që lidh fshatin Kuç me Belortanë. Kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen e banorëve por edhe transportin e prodhimeve bujqësore.
  43. Asfaltimi i rrugës kryesore, rehabilitimi i rrugëve të parcelave bujqësore, sistemimi i trotuareve dhe vendosja e ndriçuesve në fshatin Bulgarec.
  44. Qendër e re shëndetësore në fshatin Belorta.
  45. Ndërtimi i shkollës së re në Voskopojë, ku rreth 120 fëmijë të Voskopojës, Lavdarit dhe Gjonomadhit do të kenë mundësinë të zhvillojnë mësimin në një shkollë me standarte bashkëkohore.
  46. Ndërtimi i urës së re në fshatin Voskop.
  47. Asfaltimi i unazës Lumalas – Melçan – Porodinë.
  48. Ndërtimi i Qendrës Shëndetësore në fshatin Barç.
  49. Rikonstruksioni i rrugës Boboshticë – Dardhë.
  50. Korça e angazhuar në Planin Kombëtar të Pastrimit. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, Bashkia Korçë ka ndërhyrë për pastrimin e zonave problematike me ndotje në qytet dhe Njësitë Administrative.
  51. Qendër e re komunitare në Korçë për trajtimin dhe mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe.

Burimi: https://www.facebook.com/BashkiKorce