Tërmet Peçi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tepelenë

Foto e Anonim
Tërmet Peçi - Kryetar Bashkie, PS, Bashkia Tepelenë

Z. Tërmet Peçi lindi në Tepelenë më 31 Gusht 1972.

Pas fitores së partisë socialiste është kryetar i bashkisë së Tepelenës, që prej majit 2011.

Premtimet elektorale: 

Premtimet elektorale të z. Tërmet Peçi, Kryetari i Bashkisë Tepelenë

1. Zhvillimi ekonomik i zonës;

2. Do të investoj për ta kthyer Tepelenën në një destinacion turistik;

3. Zgjidhja e problemit të punësimit. Kjo do të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit me qeverinë shqiptare dhe me projekte të reja që të përfitojmë nga fondi i nxitjes së punësimit;

4. Afrimi i bizneseve të mëdha për të hapur këtu, fabrikat e tyre, ndërkohë që bashkia do të krijojë mundësinë për të gjetur objektet se ku do të vendosen;

5. Një repart fason është në proces ku fillimisht do të punësohen rreth 100 persona;

6. Fokusi kryesor i bashkisë do të jetë, menaxhimi dhe administrimi në bashkëpunim me fshatarët e gjithë këtyre zonave, të produkteve të tyre, për ti bërë jo vetëm të konkurrueshëm për tregun vendas, por për të sjellë të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre dhe sigurisht nxitjen e punësimit;

7. Nëpërmjet projekteve me Ministrinë e Bujqësisë do të punojmë për të vënë në eficencë të plotë gjithë sistemin e vaditjes që është problematik;